Check out the new design

Qurani Kərimin mənaca tərcüməsi - Alban dilinə tərcümə - "Ruvvad" tərcümə mərkəzi - tərcümənin üzərində işlənilir. * - Tərcumənin mündəricatı


Mənaların tərcüməsi Surə: əl-Kəhf   Ayə:
ٱلۡمَالُ وَٱلۡبَنُونَ زِينَةُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٌ أَمَلٗا
Pasuria dhe djemtë janë stoli të jetës së kësaj bote, por veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira se ajo që shpresojnë.
Ərəbcə təfsirlər:
وَيَوۡمَ نُسَيِّرُ ٱلۡجِبَالَ وَتَرَى ٱلۡأَرۡضَ بَارِزَةٗ وَحَشَرۡنَٰهُمۡ فَلَمۡ نُغَادِرۡ مِنۡهُمۡ أَحَدٗا
Ditën kur do t'i shkulim malet e do të shohësh tokën të zhveshur, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe nuk do të lëmë askënd mbrapa.
Ərəbcə təfsirlər:
وَعُرِضُواْ عَلَىٰ رَبِّكَ صَفّٗا لَّقَدۡ جِئۡتُمُونَا كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةِۭۚ بَلۡ زَعَمۡتُمۡ أَلَّن نَّجۡعَلَ لَكُم مَّوۡعِدٗا
Ata do të sillen para Zotit tënd të rreshtuar: "Tashmë erdhët te Ne, ashtu si ju krijuam herën e parë, por ju pretendonit se Ne nuk do t'ju caktonim një takim (për ringjallje)."
Ərəbcə təfsirlər:
وَوُضِعَ ٱلۡكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيۡلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلۡكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحۡصَىٰهَاۚ وَوَجَدُواْ مَا عَمِلُواْ حَاضِرٗاۗ وَلَا يَظۡلِمُ رَبُّكَ أَحَدٗا
Atëherë do të vihet Libri (i veprave) e do të shohësh fajtorët të frikësuar për atë që gjendet në të dhe do të thonë: "O mjerë ne! Ç'është ky libër që nuk paska lënë asgjë të vogël e as të madhe pa përfshirë!" Ata do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
Ərəbcə təfsirlər:
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلۡجِنِّ فَفَسَقَ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِۦٓۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِي وَهُمۡ لَكُمۡ عَدُوُّۢۚ بِئۡسَ لِلظَّٰلِمِينَ بَدَلٗا
Kur u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili ishte nga xhinët dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Vallë, a do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vend Timin, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për të padrejtët!
Ərəbcə təfsirlər:
۞ مَّآ أَشۡهَدتُّهُمۡ خَلۡقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَا خَلۡقَ أَنفُسِهِمۡ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ ٱلۡمُضِلِّينَ عَضُدٗا
Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve e të Tokës e as të krijimit të vetë atyre. Unë kurrë nuk do t'i merrja për ndihmës ata që i çojnë të tjerët në humbje.
Ərəbcə təfsirlər:
وَيَوۡمَ يَقُولُ نَادُواْ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَجَعَلۡنَا بَيۡنَهُم مَّوۡبِقٗا
(Kujto) Ditën kur Ai do të thotë: "Thirrni tashmë ata që i quanit ortakë të Mi." Ata do t'i thërrasin, por nuk do t'u përgjigjen. Ne kemi caktuar për ta një vendshkatërrim.
Ərəbcə təfsirlər:
وَرَءَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٱلنَّارَ فَظَنُّوٓاْ أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمۡ يَجِدُواْ عَنۡهَا مَصۡرِفٗا
Atëherë, keqbërësit do të shohin Zjarrin e do të binden se do të bien në të dhe nuk do të gjejnë shpëtim prej tij.
Ərəbcə təfsirlər:
 
Mənaların tərcüməsi Surə: əl-Kəhf
Surələrin mündəricatı Səhifənin rəqəmi
 
Qurani Kərimin mənaca tərcüməsi - Alban dilinə tərcümə - "Ruvvad" tərcümə mərkəzi - tərcümənin üzərində işlənilir. - Tərcumənin mündəricatı

Tərcümə "Ruvvad" tərcümə mərkəzi tərəfindən "Rəbva" dəvət cəmiyyəti və İslam məzmununun dillərə xidmət cəmiyyəti ilə birgə əməkdaşlığı ilə tərcümə edilmişdir.

Bağlamaq