Check out the new design

Übersetzung der Bedeutungen von dem heiligen Quran - Die albanische Übersetzung - Rowwad-Übersetzungszentrum - in Bearbeitung. * - Übersetzungen


Übersetzung der Bedeutungen Surah / Kapitel: Āl ʿImrān   Vers:
فَٱنقَلَبُواْ بِنِعۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضۡلٖ لَّمۡ يَمۡسَسۡهُمۡ سُوٓءٞ وَٱتَّبَعُواْ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَظِيمٍ
Kështu, ata u kthyen me mirësi e begati nga Allahu, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues dhe Dhurues i mirësive të pafundme.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ يُخَوِّفُ أَوۡلِيَآءَهُۥ فَلَا تَخَافُوهُمۡ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
Në të vërtetë, shejtani është ai që ju frikëson përmes miqve të vet, por ju mos kini frikë nga ata, por kini frikë nga Unë, nëse jeni besimtarë!
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
وَلَا يَحۡزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡكُفۡرِۚ إِنَّهُمۡ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗاۚ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجۡعَلَ لَهُمۡ حَظّٗا فِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Të të mos brengosin ata që nxitojnë në mohim, sepse, në të vërtetë ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. Allahu dëshiron që të mos u japë atyre kurrfarë hiseje në botën tjetër. Ata i pret një dënim i madh.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلۡكُفۡرَ بِٱلۡإِيمَٰنِ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Pa dyshim se ata që këmbyen besimin me mohim, nuk do të mund ta dëmtojnë Allahun aspak dhe se për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّمَا نُمۡلِي لَهُمۡ خَيۡرٞ لِّأَنفُسِهِمۡۚ إِنَّمَا نُمۡلِي لَهُمۡ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِثۡمٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ
Kurrsesi të mos mendojnë jobesimtarët se afati që ua japim atyre është për të mirën e tyre. Përkundrazi, ne ua zgjasim jetën vetëm që t'i shtojnë mëkatet. Ata do të kenë një dënim poshtërues.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُطۡلِعَكُمۡ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَجۡتَبِي مِن رُّسُلِهِۦ مَن يَشَآءُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۚ وَإِن تُؤۡمِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَلَكُمۡ أَجۡرٌ عَظِيمٞ
Allahu nuk do t'i lërë besimtarët në gjendjen në të cilën ndodhen, por do ta dallojë të keqin nga i miri. Allahu nuk do t'jua zbulojë juve të fshehtën, por Allahu zgjedh nga të dërguarit e Tij këdo që dëshiron. Andaj, besoni Allahun dhe të dërguarit e Tij. E, nëse besoni dhe kini frikë (Allahun), për ju do të ketë shpërblim të madh.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ هُوَ خَيۡرٗا لَّهُمۖ بَلۡ هُوَ شَرّٞ لَّهُمۡۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُواْ بِهِۦ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ
Assesi të mos mendojnë ata që bëhen koprracë ndaj asaj që ua ka dhënë Allahu nga mirësitë e Tij se ajo është më mirë për ta. Përkundrazi, ajo është më keq për ta, sepse ajo me të cilën bëhen koprracë do t'u mbështillet rreth qafës në Ditën e Kiametit. Allahut i takon trashëgimia e qiejve dhe e Tokës. Allahu e di mirë çfarë veproni.
Arabische Interpretationen von dem heiligen Quran:
 
Übersetzung der Bedeutungen Surah / Kapitel: Āl ʿImrān
Suren/ Kapiteln Liste Nummer der Seite
 
Übersetzung der Bedeutungen von dem heiligen Quran - Die albanische Übersetzung - Rowwad-Übersetzungszentrum - in Bearbeitung. - Übersetzungen

Übersetzt vom Team des Rowwad-Übersetzungszentrums in Zusammenarbeit mit der Da'wa-Vereinigung in Rabwa und der Vereinigung für die Bereitstellung islamischer Inhalte in verschiedenen Sprachen.

Schließen