Check out the new design

Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. * - Tippudi firooji ɗii


Firo maanaaji Simoore: Simoore neemoraaɗi   Aaya:
فَقُطِعَ دَابِرُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْۚ وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Kështu u shfaros populli keqbërës. Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Faccirooji aarabeeji:
قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِنۡ أَخَذَ ٱللَّهُ سَمۡعَكُمۡ وَأَبۡصَٰرَكُمۡ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُم مَّنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِهِۗ ٱنظُرۡ كَيۡفَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ ثُمَّ هُمۡ يَصۡدِفُونَ
Thuaj: "Më thoni, nëse Allahu jua merr dëgjimin e shikimin dhe jua vulos zemrat, cili zot përveç Allahut do t'jua kthente ato?!" Shih se si ua shpjegojmë provat e ata sërish shmangen!
Faccirooji aarabeeji:
قُلۡ أَرَءَيۡتَكُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُ ٱللَّهِ بَغۡتَةً أَوۡ جَهۡرَةً هَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Thuaj: "Më thoni: Nëse dënimi i Allahut ju vjen papritmas ose haptazi, a do të shkatërrohet dikush tjetër përveç njerëzve të padrejtë?!"
Faccirooji aarabeeji:
وَمَا نُرۡسِلُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَۖ فَمَنۡ ءَامَنَ وَأَصۡلَحَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Ne i dërgojmë të dërguarit vetëm si kumtues të lajmit të mirë dhe si paralajmërues. Prandaj, kushdo që beson dhe bën mirë, as do të ketë frikë, as do të brengoset.
Faccirooji aarabeeji:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَمَسُّهُمُ ٱلۡعَذَابُ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ
Ndërkaq, ata që i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, do t'i kapë dënimi për shkak të mosbindjes.
Faccirooji aarabeeji:
قُل لَّآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ إِنِّي مَلَكٌۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُۚ أَفَلَا تَتَفَكَّرُونَ
Thuaj: "Nuk po ju them se unë zotëroj thesaret e Allahut, as se e di të fshehtën e as po ju them se jam melek. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet." Thuaju: "A janë njësoj i verbri dhe ai që sheh?! A nuk po mendoni?"
Faccirooji aarabeeji:
وَأَنذِرۡ بِهِ ٱلَّذِينَ يَخَافُونَ أَن يُحۡشَرُوٓاْ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ لَيۡسَ لَهُم مِّن دُونِهِۦ وَلِيّٞ وَلَا شَفِيعٞ لَّعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ
Paralajmëroji me këtë (Kuran) ata që i frikësohen tubimit para Zotit të tyre, përveç të Cilit nuk kanë mbrojtës e as ndërmjetës, në mënyrë që të kenë frikë (nga Allahu)!
Faccirooji aarabeeji:
وَلَا تَطۡرُدِ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ رَبَّهُم بِٱلۡغَدَوٰةِ وَٱلۡعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجۡهَهُۥۖ مَا عَلَيۡكَ مِنۡ حِسَابِهِم مِّن شَيۡءٖ وَمَا مِنۡ حِسَابِكَ عَلَيۡهِم مِّن شَيۡءٖ فَتَطۡرُدَهُمۡ فَتَكُونَ مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Mos i përzër ata që i luten Zotit të tyre mëngjes e mbrëmje duke kërkuar kënaqësinë e Tij. Ti nuk do të japësh llogari për ta, as ata nuk do të japin llogari për ty. Nëse i dëbon ata, atëherë do të jesh i padrejtë.
Faccirooji aarabeeji:
 
Firo maanaaji Simoore: Simoore neemoraaɗi
Tippudi cimooje Tonngoode hello ngoo
 
Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. - Tippudi firooji ɗii

Firi ɗum ko fedde hentorde kanngameeji firo e ballondiral e Ceeɗɗi Da'wa e Rabwa e Ceeɗɗi Ballondiral Ndeernde Islaam e ɗemngal.

Uddude