Check out the new design

Fassarar Ma'anonin Alqura'ni - Fassarar Albaniyanci - Cibiyar fassara ta Ruwwad - wanda ana kan aikinsa * - Teburin Bayani kan wasu Fassarori


Fassarar Ma'anoni Sura: Daha   Aya:
كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا
Kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë e së kaluarës. Ndërkohë që Ne të kemi dhënë një Këshillë (Kuranin) nga ana Jonë.
Tafsiran larabci:
مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا
Kushdo që ia kthen shpinën atij (Kuranit), në Ditën e Kiametit do të bartë një barrë të rëndë (gjynahesh),
Tafsiran larabci:
خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا
e cila do ta shoqërojë përherë. Sa barrë e tmerrshme që do të jetë ajo në Ditën e Kiametit!
Tafsiran larabci:
يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا
Ditën kur do t'i fryhet Surit, Atë ditë Ne do t'i tubojmë keqbërësit të murrëtyer,
Tafsiran larabci:
يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا
të cilët do t'i pëshpëritin njëri-tjetrit: "Ju keni qëndruar vetëm dhjetë (net)."
Tafsiran larabci:
نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا
Ne e dimë më së miri se çfarë do të thonë ata: më i dijshmi ndër ta do të thotë: "Ju keni qëndruar vetëm një ditë."
Tafsiran larabci:
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفٗا
Ata do të të pyesin për malet. Thuaju: "Zoti im do t'i bëjë hi e pluhur
Tafsiran larabci:
فَيَذَرُهَا قَاعٗا صَفۡصَفٗا
ndërsa tokën do ta bëjë të shkretë e të sheshtë,
Tafsiran larabci:
لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجٗا وَلَآ أَمۡتٗا
nuk do të shohësh në të asnjë lug e as kodrinë."
Tafsiran larabci:
يَوۡمَئِذٖ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسٗا
Atë Ditë, ata do të ndjekin thirrësin e s'do të mund të shmangen. Të gjithë zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit, kështu që nuk do të dëgjohet asgjë tjetër, përveç ndonjë murmuritjeje.
Tafsiran larabci:
يَوۡمَئِذٖ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلٗا
Atë Ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi, përveç ndërmjetësimit të atij që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe e pranon fjalën e tij.
Tafsiran larabci:
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمٗا
Ai e di ç'do të ndodhë në të ardhmen dhe ç'ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa ata nuk mund ta përfshijnë Atë me dijen e tyre.
Tafsiran larabci:
۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا
Të gjitha fytyrat do të përulen para të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje dhe, pa dyshim, ka humbur ai që do të mbartë padrejtësi.
Tafsiran larabci:
وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا
Ndërsa ai që bën vepra të mira, duke qenë besimtar, nuk do t'i frikësohet padrejtësisë e as pakimit (të shpërblimit).
Tafsiran larabci:
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا
Kështu pra, Ne e zbritëm Kuranin në gjuhën arabe dhe i shpjeguam paralajmërimet, në mënyrë që ata të kenë frikë Allahun ose të marrin mësim.
Tafsiran larabci:
 
Fassarar Ma'anoni Sura: Daha
Teburin Jerin Sunayen Surori Lambar shafi
 
Fassarar Ma'anonin Alqura'ni - Fassarar Albaniyanci - Cibiyar fassara ta Ruwwad - wanda ana kan aikinsa - Teburin Bayani kan wasu Fassarori

Fassara ta wani gungu na cibiyar fassara ta Ruwwad tare da haɗin gwiwar Ƙungiyar Da'awa ta Rabwah da Ƙungiyar Hidimar Abun ciki na Musulunci a harsuna.

Rufewa