Check out the new design

Fassarar Ma'anonin Alqura'ni - Fassarar Albaniyanci - Cibiyar fassara ta Ruwwad - wanda ana kan aikinsa * - Teburin Bayani kan wasu Fassarori


Fassarar Ma'anoni Sura: Al'a'raf   Aya:
۞ وَإِذۡ نَتَقۡنَا ٱلۡجَبَلَ فَوۡقَهُمۡ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةٞ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُۥ وَاقِعُۢ بِهِمۡ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ
Kujtoni kur e ngritëm malin mbi ta, sikur të ishte një re e errët, saqë menduan se do t'u binte përmbi dhe u thamë: "Mbajeni fort atë që jua dhamë (Teuratin) dhe kujtoni atë që përmban ai, në mënyrë që të bëheni të devotshëm."
Tafsiran larabci:
وَإِذۡ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِيٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَأَشۡهَدَهُمۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَلَسۡتُ بِرَبِّكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ شَهِدۡنَآۚ أَن تَقُولُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنۡ هَٰذَا غَٰفِلِينَ
Dhe (kujto) kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, duke u thënë: "A nuk jam unë Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, pa dyshim, Ne dëshmojmë." (Këtë e bëri) që të mos thoni në Ditën e Kijametit: "Ne nuk e kemi ditur këtë."
Tafsiran larabci:
أَوۡ تَقُولُوٓاْ إِنَّمَآ أَشۡرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةٗ مِّنۢ بَعۡدِهِمۡۖ أَفَتُهۡلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ
Ose të thoni: "Allahut i bënë shok para nesh të parët tanë, e ne ishim pasardhësit që erdhën pas tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë punëhumburit?"
Tafsiran larabci:
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Kështu Ne i sqarojmë ajetet, që ata të kthehen.
Tafsiran larabci:
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ ٱلَّذِيٓ ءَاتَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنۡهَا فَأَتۡبَعَهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلۡغَاوِينَ
Tregoju atyre për ngjarjen e atij që ia mësuam shpalljet Tona, por ai i braktisi ato, kështu që e kapi shejtani dhe u bë nga të humburit.
Tafsiran larabci:
وَلَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخۡلَدَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلۡكَلۡبِ إِن تَحۡمِلۡ عَلَيۡهِ يَلۡهَثۡ أَوۡ تَتۡرُكۡهُ يَلۡهَثۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۚ فَٱقۡصُصِ ٱلۡقَصَصَ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur të dëshironim, do ta ngrinim atë nëpërmjet tyre, por ai u mbërthye pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat e veta. Ai i shëmbëllen qenit: nëse e përzë, ai nxjerr gjuhën, e, nëse e lë, ai sërish nxjerr gjuhën. I tillë është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona. Rrëfejua tregimet, që të mendojnë.
Tafsiran larabci:
سَآءَ مَثَلًا ٱلۡقَوۡمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمۡ كَانُواْ يَظۡلِمُونَ
Sa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona dhe i bënë zullum vetvetes.
Tafsiran larabci:
مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِيۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
Atë që e udhëzon Allahu, ai është vërtet i udhëzuar, ndërsa ata që Ai i humb, mu ata janë të humburit.
Tafsiran larabci:
 
Fassarar Ma'anoni Sura: Al'a'raf
Teburin Jerin Sunayen Surori Lambar shafi
 
Fassarar Ma'anonin Alqura'ni - Fassarar Albaniyanci - Cibiyar fassara ta Ruwwad - wanda ana kan aikinsa - Teburin Bayani kan wasu Fassarori

Fassara ta wani gungu na cibiyar fassara ta Ruwwad tare da haɗin gwiwar Ƙungiyar Da'awa ta Rabwah da Ƙungiyar Hidimar Abun ciki na Musulunci a harsuna.

Rufewa