Check out the new design

Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - Arnavutça Tercüme - Rowad Tercüme Merkezi - Üzerinde çalışılıyor. * - Mealler fihristi


Anlam tercümesi Sure: Sûratu'l-İsrâ   Ayet:

El Isra

سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ
I patëmeta është Ai që e barti robin e Vet (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) në Xhaminë Aksa, rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t'i treguar disa nga shenjat Tona. Me të vërtetë, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.
Arapça tefsirler:
وَءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدٗى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَلَّا تَتَّخِذُواْ مِن دُونِي وَكِيلٗا
Ne ia dhamë Musait Librin, të cilin e bëmë udhërrëfyes për bijtë e Israilit (duke u thënë): "Mos merrni ndonjë mbrojtës përveç Meje,
Arapça tefsirler:
ذُرِّيَّةَ مَنۡ حَمَلۡنَا مَعَ نُوحٍۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَبۡدٗا شَكُورٗا
o pasardhës të atyre që i bartëm me Nuhun! Ai ishte njëmend rob falënderues."
Arapça tefsirler:
وَقَضَيۡنَآ إِلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ فِي ٱلۡكِتَٰبِ لَتُفۡسِدُنَّ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَّتَيۡنِ وَلَتَعۡلُنَّ عُلُوّٗا كَبِيرٗا
Ne u shpallëm bijve të Israilit në Libër: "Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do të bëheni shumë mizorë."
Arapça tefsirler:
فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ أُولَىٰهُمَا بَعَثۡنَا عَلَيۡكُمۡ عِبَادٗا لَّنَآ أُوْلِي بَأۡسٖ شَدِيدٖ فَجَاسُواْ خِلَٰلَ ٱلدِّيَارِۚ وَكَانَ وَعۡدٗا مَّفۡعُولٗا
Kur erdhi paralajmërimi i parë, Ne dërguam kundër jush disa nga robërit Tanë të fuqishëm që shkelnin shtëpi më shtëpi. Ky qe një paralajmërim që duhej përmbushur.
Arapça tefsirler:
ثُمَّ رَدَدۡنَا لَكُمُ ٱلۡكَرَّةَ عَلَيۡهِمۡ وَأَمۡدَدۡنَٰكُم بِأَمۡوَٰلٖ وَبَنِينَ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ أَكۡثَرَ نَفِيرًا
Pastaj ju dhamë sërish fitore kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe ju bëmë më të shumtë në numër.
Arapça tefsirler:
إِنۡ أَحۡسَنتُمۡ أَحۡسَنتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡۖ وَإِنۡ أَسَأۡتُمۡ فَلَهَاۚ فَإِذَا جَآءَ وَعۡدُ ٱلۡأٓخِرَةِ لِيَسُـُٔواْ وُجُوهَكُمۡ وَلِيَدۡخُلُواْ ٱلۡمَسۡجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَلِيُتَبِّرُواْ مَا عَلَوۡاْ تَتۡبِيرًا
Nëse bëni mirë, e keni për vete, e, nëse bëni keq, e bëni kundër vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së paralajmërimit të dytë, (Ne dërguam robër) që t'i poshtëronin fytyrat tuaja dhe të hynin në xhami, siç kishin hyrë herën e parë, dhe të rrënonin gjithçka që pushtonin.
Arapça tefsirler:
 
Anlam tercümesi Sure: Sûratu'l-İsrâ
Surelerin fihristi Sayfa numarası
 
Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - Arnavutça Tercüme - Rowad Tercüme Merkezi - Üzerinde çalışılıyor. - Mealler fihristi

Rowad Tercüme Merkezi Ekibi tarafından Rabvede'ki Tebliğ, İrşat ve Toplum Bilinçlendirme Derneği ve Dünya dillerinde İslami içerik ve hizmet cemiyeti işbirliğiyle tercüme edilmiştir.

Kapat