Check out the new design

Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - Arnavutça Tercüme - Rowad Tercüme Merkezi - Üzerinde çalışılıyor. * - Mealler fihristi


Anlam tercümesi Sure: Sûratu Meryem   Ayet:
وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡحَسۡرَةِ إِذۡ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ وَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Paralajmëroji ata për Ditën e Pendimit, kur të gjitha çështjet do të vendosen, por ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë.
Arapça tefsirler:
إِنَّا نَحۡنُ نَرِثُ ٱلۡأَرۡضَ وَمَنۡ عَلَيۡهَا وَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ
Pa dyshim, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen.
Arapça tefsirler:
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِبۡرَٰهِيمَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيًّا
Përmende në Libër Ibrahimin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe profet.
Arapça tefsirler:
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ لِمَ تَعۡبُدُ مَا لَا يَسۡمَعُ وَلَا يُبۡصِرُ وَلَا يُغۡنِي عَنكَ شَيۡـٔٗا
Kur i tha babait të tij: "O babushi im, përse adhuron diçka që as dëgjon, as sheh e as të bën ndonjë dobi?
Arapça tefsirler:
يَٰٓأَبَتِ إِنِّي قَدۡ جَآءَنِي مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَمۡ يَأۡتِكَ فَٱتَّبِعۡنِيٓ أَهۡدِكَ صِرَٰطٗا سَوِيّٗا
O babushi im, mua më ka ardhur dije që nuk të ka ardhur ty, prandaj më ndiq, që të të udhëzoj në rrugë të drejtë!
Arapça tefsirler:
يَٰٓأَبَتِ لَا تَعۡبُدِ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ عَصِيّٗا
O babushi im, mos e adhuro shejtanin, se njëmend shejtani është i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit!
Arapça tefsirler:
يَٰٓأَبَتِ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٞ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيۡطَٰنِ وَلِيّٗا
O babushi im, me të vërtetë kam frikë se do të të godasë një dënim nga i Gjithëmëshirshmi e të bëhesh shoqërues i shejtanit (në Xhehenem)."
Arapça tefsirler:
قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنۡ ءَالِهَتِي يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ لَأَرۡجُمَنَّكَۖ وَٱهۡجُرۡنِي مَلِيّٗا
Ai tha: "A po largohesh nga zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë, me siguri do të të mbys me gurë, prandaj largohu nga unë për një kohë të gjatë!"
Arapça tefsirler:
قَالَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكَۖ سَأَسۡتَغۡفِرُ لَكَ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِي حَفِيّٗا
Ibrahimi tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do të kërkoj falje për ty nga Zoti im. Vërtet, Ai është i Mëshirshëm ndaj meje.
Arapça tefsirler:
وَأَعۡتَزِلُكُمۡ وَمَا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدۡعُواْ رَبِّي عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّي شَقِيّٗا
Unë do të largohem nga ju dhe nga ajo që adhuroni në vend të Allahut dhe do t'i lutem (vetëm) Zotit tim, meqë shpresoj se nuk do të jem i mjerë me lutjet e mia ndaj Zotit tim."
Arapça tefsirler:
فَلَمَّا ٱعۡتَزَلَهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا نَبِيّٗا
Kur u largua prej tyre dhe prej asaj që adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Ishakun e Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë.
Arapça tefsirler:
وَوَهَبۡنَا لَهُم مِّن رَّحۡمَتِنَا وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ لِسَانَ صِدۡقٍ عَلِيّٗا
Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që të jenë shumë të lavdëruar.
Arapça tefsirler:
وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مُوسَىٰٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ مُخۡلَصٗا وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا
Përmend në Libër edhe Musain. Ai ishte njëmend i zgjedhur dhe ishte i dërguar e profet.
Arapça tefsirler:
 
Anlam tercümesi Sure: Sûratu Meryem
Surelerin fihristi Sayfa numarası
 
Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - Arnavutça Tercüme - Rowad Tercüme Merkezi - Üzerinde çalışılıyor. - Mealler fihristi

Rowad Tercüme Merkezi Ekibi tarafından Rabvede'ki Tebliğ, İrşat ve Toplum Bilinçlendirme Derneği ve Dünya dillerinde İslami içerik ve hizmet cemiyeti işbirliğiyle tercüme edilmiştir.

Kapat