Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها * - Mealler fihristi


Anlam tercümesi Sure: Sûratu'l-A'râf   Ayet:

Suretu El A’raf

الٓمٓصٓ
Elif, lam, mim, sad.
Arapça tefsirler:
كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيۡكَ فَلَا يَكُن فِي صَدۡرِكَ حَرَجٞ مِّنۡهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ
Ky është një Libër që të është shpallur ty, andaj le të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd për shkak të tij, (meqë të është shpallur) që të paralajmërosh me të dhe si këshillë për besimtarët.
Arapça tefsirler:
ٱتَّبِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ وَلَا تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۗ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ
Ndiqni atë që ju është shpallur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës (të tjerë) përveç Tij! Sa pak që merrni mësim!
Arapça tefsirler:
وَكَم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأۡسُنَا بَيَٰتًا أَوۡ هُمۡ قَآئِلُونَ
Sa shumë qytete Ne i kemi shkatërruar! Atyre u erdhi dënimi Ynë natën ose teksa ishin duke pushuar në mesditë.
Arapça tefsirler:
فَمَا كَانَ دَعۡوَىٰهُمۡ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Thirrja e tyre e vetme, kur i goditi dënimi Ynë, ishte: "Ne ishim vërtet keqbërës!"
Arapça tefsirler:
فَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Ne, patjetër, do t'i marrim në pyetje ata të cilëve u janë dërguar të dërguarit dhe sigurisht do t'i pyesim edhe vetë të dërguarit.
Arapça tefsirler:
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيۡهِم بِعِلۡمٖۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ
Pastaj Ne do t'ua paraqesim atyre çdo gjë (që kanë bërë) me dije (të plotë), sepse Ne nuk kemi qenë të papranishëm.
Arapça tefsirler:
وَٱلۡوَزۡنُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّۚ فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Peshimi në atë ditë do të jetë i drejtë. Ata, peshorja e të cilëve do të jetë e rëndë, mu ata janë të shpëtuarit.
Arapça tefsirler:
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَظۡلِمُونَ
Ndërkaq, ata, peshorja e të cilëve do të jetë e lehtë, mu ata janë që e kanë humbur vetveten, sepse i mohonin padrejtësisht ajetet Tona.
Arapça tefsirler:
وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَۗ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Ne ju vendosëm në Tokë dhe ju siguruam mjete jetese në të. Sa pak që jeni mirënjohës!
Arapça tefsirler:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَٰكُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنَٰكُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ لَمۡ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ
Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën tuaj, mandej u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe nga ata që bënë sexhde.
Arapça tefsirler:
قَالَ مَا مَنَعَكَ أَلَّا تَسۡجُدَ إِذۡ أَمَرۡتُكَۖ قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ
Allahu tha: "Ç'të pengoi të bëje sexhde kur të urdhërova?" Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai; mua më krijove prej zjarrit, kurse atë e krijove prej baltës."
Arapça tefsirler:
قَالَ فَٱهۡبِطۡ مِنۡهَا فَمَا يَكُونُ لَكَ أَن تَتَكَبَّرَ فِيهَا فَٱخۡرُجۡ إِنَّكَ مِنَ ٱلصَّٰغِرِينَ
Allahu tha: "Atëherë, zbrit që andej (nga Xheneti)! Ty nuk të takon të tregohesh mendjemadh në të. Dil, se ti je nga të poshtëruarit."
Arapça tefsirler:
قَالَ أَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
Ai tha: "Më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen (njerëzit)".
Arapça tefsirler:
قَالَ إِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ
Allahu i tha: "Ti je nga ata që u është dhënë afat."
Arapça tefsirler:
قَالَ فَبِمَآ أَغۡوَيۡتَنِي لَأَقۡعُدَنَّ لَهُمۡ صِرَٰطَكَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ
Ai tha: "Meqë më çove në humbje, unë do t'u zë pritë në rrugën Tënde të drejtë
Arapça tefsirler:
ثُمَّ لَأٓتِيَنَّهُم مِّنۢ بَيۡنِ أَيۡدِيهِمۡ وَمِنۡ خَلۡفِهِمۡ وَعَنۡ أَيۡمَٰنِهِمۡ وَعَن شَمَآئِلِهِمۡۖ وَلَا تَجِدُ أَكۡثَرَهُمۡ شَٰكِرِينَ
dhe do t'u qasem nga para e nga mbrapa, nga e djathta e nga e majta dhe shumicën e tyre nuk do t'i gjesh mirënjohës."
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱخۡرُجۡ مِنۡهَا مَذۡءُومٗا مَّدۡحُورٗاۖ لَّمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكُمۡ أَجۡمَعِينَ
Allahu tha: "Largohu nga këtu i përbuzur e i dëbuar! Sigurisht që Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë."
Arapça tefsirler:
وَيَٰٓـَٔادَمُ ٱسۡكُنۡ أَنتَ وَزَوۡجُكَ ٱلۡجَنَّةَ فَكُلَا مِنۡ حَيۡثُ شِئۡتُمَا وَلَا تَقۡرَبَا هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
(Kurse Ademit i thamë): "O Adem, ti dhe gruaja jote jetoni në Xhenet dhe hani çfarë të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, sepse përndryshe do të bëheni të padrejtë!"
Arapça tefsirler:
فَوَسۡوَسَ لَهُمَا ٱلشَّيۡطَٰنُ لِيُبۡدِيَ لَهُمَا مَا وُۥرِيَ عَنۡهُمَا مِن سَوۡءَٰتِهِمَا وَقَالَ مَا نَهَىٰكُمَا رَبُّكُمَا عَنۡ هَٰذِهِ ٱلشَّجَرَةِ إِلَّآ أَن تَكُونَا مَلَكَيۡنِ أَوۡ تَكُونَا مِنَ ٱلۡخَٰلِدِينَ
Shejtani u pëshpëriti atyre për të zbuluar pjesët e tyre të turpshme që i kishin të mbuluara dhe u tha: "Zoti juaj jua ka ndaluar këtë pemë vetëm që të mos bëheni melekë ose të pavdekshëm."
Arapça tefsirler:
وَقَاسَمَهُمَآ إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ
Madje ai iu betua atyre (duke thënë): "Njëmend, unë jam këshillues për ju!"
Arapça tefsirler:
فَدَلَّىٰهُمَا بِغُرُورٖۚ فَلَمَّا ذَاقَا ٱلشَّجَرَةَ بَدَتۡ لَهُمَا سَوۡءَٰتُهُمَا وَطَفِقَا يَخۡصِفَانِ عَلَيۡهِمَا مِن وَرَقِ ٱلۡجَنَّةِۖ وَنَادَىٰهُمَا رَبُّهُمَآ أَلَمۡ أَنۡهَكُمَا عَن تِلۡكُمَا ٱلشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَآ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ لَكُمَا عَدُوّٞ مُّبِينٞ
Kështu, ai i mashtroi ata. Kur e shijuan pemën, pjesët e tyre të turpshme u bënë të dukshme për ta, kështu që zunë të mbulohen me gjethet e kopshtit, e Zoti i tyre i thirri: "A nuk jua ndalova atë pemë dhe a nuk ju thashë se shejtani është armik i hapur juaji?"
Arapça tefsirler:
قَالَا رَبَّنَا ظَلَمۡنَآ أَنفُسَنَا وَإِن لَّمۡ تَغۡفِرۡ لَنَا وَتَرۡحَمۡنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Ata thanë: "Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes; nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi nga të humburit."
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱهۡبِطُواْ بَعۡضُكُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوّٞۖ وَلَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُسۡتَقَرّٞ وَمَتَٰعٌ إِلَىٰ حِينٖ
Allahu tha: "Zbritni! Ju do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të jetë vendbanimi dhe mjetet për jetesë deri në një kohë të caktuar.
Arapça tefsirler:
قَالَ فِيهَا تَحۡيَوۡنَ وَفِيهَا تَمُوتُونَ وَمِنۡهَا تُخۡرَجُونَ
Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni."
Arapça tefsirler:
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ قَدۡ أَنزَلۡنَا عَلَيۡكُمۡ لِبَاسٗا يُوَٰرِي سَوۡءَٰتِكُمۡ وَرِيشٗاۖ وَلِبَاسُ ٱلتَّقۡوَىٰ ذَٰلِكَ خَيۡرٞۚ ذَٰلِكَ مِنۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ لَعَلَّهُمۡ يَذَّكَّرُونَ
O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që mbulojnë pjesët tuaja të turpshme dhe si zbukurim, ndonëse petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë prej shenjave të Allahut, që ata të marrin mësim.
Arapça tefsirler:
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ لَا يَفۡتِنَنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ كَمَآ أَخۡرَجَ أَبَوَيۡكُم مِّنَ ٱلۡجَنَّةِ يَنزِعُ عَنۡهُمَا لِبَاسَهُمَا لِيُرِيَهُمَا سَوۡءَٰتِهِمَآۚ إِنَّهُۥ يَرَىٰكُمۡ هُوَ وَقَبِيلُهُۥ مِنۡ حَيۡثُ لَا تَرَوۡنَهُمۡۗ إِنَّا جَعَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ
O bijtë e Ademit! Kurrsesi të mos ju mashtrojë shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke i zhveshur nga rrobat e tyre për t'ua shfaqur pjesët e turpshme. Në të vërtetë ai dhe ushtria e tij ju shohin prej nga ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
Arapça tefsirler:
وَإِذَا فَعَلُواْ فَٰحِشَةٗ قَالُواْ وَجَدۡنَا عَلَيۡهَآ ءَابَآءَنَا وَٱللَّهُ أَمَرَنَا بِهَاۗ قُلۡ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَأۡمُرُ بِٱلۡفَحۡشَآءِۖ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Kur bëjnë ndonjë turpëri, thonë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë duke e bërë atë, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu." Thuaju: "Allahu nuk urdhëron kurrë të bëhen vepra të turpshme. Si thoni për Allahun diçka që nuk dini?"
Arapça tefsirler:
قُلۡ أَمَرَ رَبِّي بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَقِيمُواْ وُجُوهَكُمۡ عِندَ كُلِّ مَسۡجِدٖ وَٱدۡعُوهُ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَۚ كَمَا بَدَأَكُمۡ تَعُودُونَ
Thuaj: "Zoti im ka urdhëruar drejtësi; drejtoni fytyrat tuaja (vetëm nga Ai) kudo që të luteni; luteni Atë duke ia kushtuar adhurimin çiltërisht Atij. Ashtu siç ju krijoi në fillim, ashtu do të ringjalleni."
Arapça tefsirler:
فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلضَّلَٰلَةُۚ إِنَّهُمُ ٱتَّخَذُواْ ٱلشَّيَٰطِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُم مُّهۡتَدُونَ
Disa Ai i ka përudhur e disa e kanë merituar humbjen. Ata, në vend të Allahut, kanë marrë shejtanët për mbrojtës të tyre dhe kujtojnë se janë të udhëzuar.
Arapça tefsirler:
۞ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمۡ عِندَ كُلِّ مَسۡجِدٖ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
O bijtë e Ademit, zbukurohuni kudo që faleni dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do tepruesit.
Arapça tefsirler:
قُلۡ مَنۡ حَرَّمَ زِينَةَ ٱللَّهِ ٱلَّتِيٓ أَخۡرَجَ لِعِبَادِهِۦ وَٱلطَّيِّبَٰتِ مِنَ ٱلرِّزۡقِۚ قُلۡ هِيَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا خَالِصَةٗ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ كَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Kush i ka ndaluar stolitë dhe ushqimet e mira që i ka krijuar Allahu për robërit e Vet?" Thuaj: "Ato janë për besimtarët në jetën e kësaj bote dhe do të jenë vetëm për ta në Ditën e Kiametit. Kështu ua sqarojmë ajetet njerëzve që dinë."
Arapça tefsirler:
قُلۡ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ ٱلۡفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنۡهَا وَمَا بَطَنَ وَٱلۡإِثۡمَ وَٱلۡبَغۡيَ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَأَن تُشۡرِكُواْ بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ سُلۡطَٰنٗا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Thuaj: "Zoti im ka ndaluar turpërinë, qoftë e hapur, qoftë e fshehtë, gjynahet dhe dhunimin e padrejtë, si dhe t'i shoqëroni Allahut diçka (në adhurim), për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë dëshmie, si dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini."
Arapça tefsirler:
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٞۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمۡ لَا يَسۡتَأۡخِرُونَ سَاعَةٗ وَلَا يَسۡتَقۡدِمُونَ
Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë për asnjë çast e as ta përshpejtojnë.
Arapça tefsirler:
يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ إِمَّا يَأۡتِيَنَّكُمۡ رُسُلٞ مِّنكُمۡ يَقُصُّونَ عَلَيۡكُمۡ ءَايَٰتِي فَمَنِ ٱتَّقَىٰ وَأَصۡلَحَ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
O bijtë e Ademit, kur t'ju vijnë të dërguar nga mesi juaj që t'jua lexojnë ajetet e Mia, ata që i frikësohen Allahut dhe i përmirësojnë punët e veta, as do të kenë frikë, as do të brengosen.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe tregohen mendjemëdhenj ndaj tyre, ata janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Arapça tefsirler:
فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ يَنَالُهُمۡ نَصِيبُهُم مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا يَتَوَفَّوۡنَهُمۡ قَالُوٓاْ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا وَشَهِدُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ كَٰفِرِينَ
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të marrin pjesën që u është caktuar, e, kur t'u vijnë të dërguarit Tanë (nga melekët) për t'ua marrë shpirtin, do t'u thonë: "Ku janë ata që i adhuronit pos Allahut?" Ata do të thonë: "Na humbën." Kështu ata do të dëshmojnë kundër vetes se ishin jobesimtarë.
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱدۡخُلُواْ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِكُم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ فِي ٱلنَّارِۖ كُلَّمَا دَخَلَتۡ أُمَّةٞ لَّعَنَتۡ أُخۡتَهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا ٱدَّارَكُواْ فِيهَا جَمِيعٗا قَالَتۡ أُخۡرَىٰهُمۡ لِأُولَىٰهُمۡ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ أَضَلُّونَا فَـَٔاتِهِمۡ عَذَابٗا ضِعۡفٗا مِّنَ ٱلنَّارِۖ قَالَ لِكُلّٖ ضِعۡفٞ وَلَٰكِن لَّا تَعۡلَمُونَ
Allahu do të thotë: "Hyni në Zjarr me popujt e xhinëve dhe njerëzve që kanë qenë para jush." Sa herë që një popull hyn në të, do të mallkojë vëllezërit e vet (në besim). E, kur të tubohen të gjithë brenda, të fundmit do të thonë për të parët e tyre: "O Zoti ynë, këta na çuan në humbje, andaj jepu atyre një dënim të dyfishtë me Zjarr." Ai do të thotë: "Për secilin nga ju ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini."
Arapça tefsirler:
وَقَالَتۡ أُولَىٰهُمۡ لِأُخۡرَىٰهُمۡ فَمَا كَانَ لَكُمۡ عَلَيۡنَا مِن فَضۡلٖ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡسِبُونَ
Të parët do t'u thonë të fundmëve: "Ju nuk ishit asgjë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar."
Arapça tefsirler:
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱسۡتَكۡبَرُواْ عَنۡهَا لَا تُفَتَّحُ لَهُمۡ أَبۡوَٰبُ ٱلسَّمَآءِ وَلَا يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ حَتَّىٰ يَلِجَ ٱلۡجَمَلُ فِي سَمِّ ٱلۡخِيَاطِۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Njëmend, atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe tregohen mendjemëdhenj ndaj tyre, nuk do t'u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa të kalojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Kështu i ndëshkojmë keqbërësit.
Arapça tefsirler:
لَهُم مِّن جَهَنَّمَ مِهَادٞ وَمِن فَوۡقِهِمۡ غَوَاشٖۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ
Për ta do të ketë shtretër (nga zjarri i) Xhehenemit dhe mbi ta do të ketë mbulesa zjarri. Kështu i ndëshkojmë zullumqarët.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۖ هُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Kurse ata që besojnë e bëjnë punë të mira, - ndërkohë Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij, - ata janë banorët e Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë.
Arapça tefsirler:
وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلّٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمُ ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَقَالُواْ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي هَدَىٰنَا لِهَٰذَا وَمَا كُنَّا لِنَهۡتَدِيَ لَوۡلَآ أَنۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُۖ لَقَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّۖ وَنُودُوٓاْ أَن تِلۡكُمُ ٱلۡجَنَّةُ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Ne do të shkulim mërinë nga zemrat e tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj e ata do të thonë: "Lavdërimi i takon Allahut që na udhëzoi për këtë, sepse ne nuk do të gjenim udhëzimin po të mos na përudhte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë na e sollën të vërtetën." Ata do të dëgjojnë thirrjen: "Ja, ky është Xheneti që ju e trashëguat për shkak të asaj që punuat."
Arapça tefsirler:
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ أَن قَدۡ وَجَدۡنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقّٗا فَهَلۡ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمۡ حَقّٗاۖ قَالُواْ نَعَمۡۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنُۢ بَيۡنَهُمۡ أَن لَّعۡنَةُ ٱللَّهِ عَلَى ٱلظَّٰلِمِينَ
Banorët e Xhenetit do t'u thërrasin banorëve të Zjarrit: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që jua premtoi Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Po." Atëherë, një thirrës do të thërrasë midis tyre: "Mallkimi i Allahut qoftë mbi zullumqarët,
Arapça tefsirler:
ٱلَّذِينَ يَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَيَبۡغُونَهَا عِوَجٗا وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ كَٰفِرُونَ
të cilët penguan (njerëzit) nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembëronin atë dhe që nuk besuan në botën tjetër!"
Arapça tefsirler:
وَبَيۡنَهُمَا حِجَابٞۚ وَعَلَى ٱلۡأَعۡرَافِ رِجَالٞ يَعۡرِفُونَ كُلَّۢا بِسِيمَىٰهُمۡۚ وَنَادَوۡاْ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَن سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۚ لَمۡ يَدۡخُلُوهَا وَهُمۡ يَطۡمَعُونَ
Midis tyre do të ketë një mur, ndërsa në lartësitë e tij do të ketë njerëz që do të njohin secilin grup nga tiparet e tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: "Paqja qoftë mbi ju!" Ata nuk do të kenë hyrë ende në të, por do të shpresojnë.
Arapça tefsirler:
۞ وَإِذَا صُرِفَتۡ أَبۡصَٰرُهُمۡ تِلۡقَآءَ أَصۡحَٰبِ ٱلنَّارِ قَالُواْ رَبَّنَا لَا تَجۡعَلۡنَا مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
E, kur t'u kthehen sytë nga banorët e Zjarrit, do të thonë: "Zoti ynë, mos na bashko me njerëzit zullumqarë!"
Arapça tefsirler:
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأَعۡرَافِ رِجَالٗا يَعۡرِفُونَهُم بِسِيمَىٰهُمۡ قَالُواْ مَآ أَغۡنَىٰ عَنكُمۡ جَمۡعُكُمۡ وَمَا كُنتُمۡ تَسۡتَكۡبِرُونَ
Njerëzit e Lartësive do t'u thërrasin disa burrave, të cilët i njohin nga tiparet e tyre, duke thënë: "As grumbullimi juaj e as mendjemadhësia juaj nuk ju bënë dobi."
Arapça tefsirler:
أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقۡسَمۡتُمۡ لَا يَنَالُهُمُ ٱللَّهُ بِرَحۡمَةٍۚ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡكُمۡ وَلَآ أَنتُمۡ تَحۡزَنُونَ
A nuk janë këta ata për të cilët betoheshit se Allahu nuk do t'i mëshirojë? Hyni pra në Xhenet, për ju s'do të ketë frikë e as do të brengoseni."
Arapça tefsirler:
وَنَادَىٰٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ أَنۡ أَفِيضُواْ عَلَيۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ أَوۡ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُۚ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَهُمَا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ
Banorët e Zjarrit do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: "Na lëshoni pak ujë ose diçka nga ajo që jua ka dhënë Allahu." Ata do të thonë: "Allahu i ka ndaluar këto për jobesimtarët,
Arapça tefsirler:
ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَهۡوٗا وَلَعِبٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ فَٱلۡيَوۡمَ نَنسَىٰهُمۡ كَمَا نَسُواْ لِقَآءَ يَوۡمِهِمۡ هَٰذَا وَمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ
të cilët e morën fenë për tallje e lojë dhe u mashtruan nga jeta e kësaj bote." Prandaj, sot Ne do t'i harrojmë ata, ashtu siç e harruan ata takimin e kësaj Dite dhe për shkak se kundërshtuan ajetet Tona.
Arapça tefsirler:
وَلَقَدۡ جِئۡنَٰهُم بِكِتَٰبٖ فَصَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ عِلۡمٍ هُدٗى وَرَحۡمَةٗ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Ne u kemi sjellë atyre një Libër (Kuranin), të cilin ua kemi shpjeguar hollësisht me dituri, si udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.
Arapça tefsirler:
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا تَأۡوِيلَهُۥۚ يَوۡمَ يَأۡتِي تَأۡوِيلُهُۥ يَقُولُ ٱلَّذِينَ نَسُوهُ مِن قَبۡلُ قَدۡ جَآءَتۡ رُسُلُ رَبِّنَا بِٱلۡحَقِّ فَهَل لَّنَا مِن شُفَعَآءَ فَيَشۡفَعُواْ لَنَآ أَوۡ نُرَدُّ فَنَعۡمَلَ غَيۡرَ ٱلَّذِي كُنَّا نَعۡمَلُۚ قَدۡ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
A mos vallë po presin përmbushjen e (paralajmërimit të) tij? Ditën kur do të përmbushet (paralajmërimi), ata që e shpërfillën më parë, do të thonë: "Vërtet, të dërguarit e Zotit tonë paskan sjellë të vërtetën. Por a ka ndonjë ndërmjetësues që mund të ndërmjetësojë për ne? Ose, a mund të kthehemi mbrapsht që të veprojmë ndryshe nga ajo që kemi vepruar?" Me të vërtetë, ata do ta shkatërrojnë vetveten dhe do t'u humbasin ata (zotat e rremë) që kanë sajuar.
Arapça tefsirler:
إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُغۡشِي ٱلَّيۡلَ ٱلنَّهَارَ يَطۡلُبُهُۥ حَثِيثٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ وَٱلنُّجُومَ مُسَخَّرَٰتِۭ بِأَمۡرِهِۦٓۗ أَلَا لَهُ ٱلۡخَلۡقُ وَٱلۡأَمۡرُۗ تَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Pa dyshim, Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Arsh (Fron). Ai e mbulon ditën me natë, e cila e ndjek atë me shpejtësi. Ai krijoi Diellin, Hënën dhe yjet të nënshtruara me urdhrin e Tij. Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I lartësuar është Allahu, Zoti i botëve!
Arapça tefsirler:
ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ تَضَرُّعٗا وَخُفۡيَةًۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ
Lutjuni Zotit tuaj me përulje e në fshehtësi, se vërtet Ai nuk i do ata që e teprojnë.
Arapça tefsirler:
وَلَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بَعۡدَ إِصۡلَٰحِهَا وَٱدۡعُوهُ خَوۡفٗا وَطَمَعًاۚ إِنَّ رَحۡمَتَ ٱللَّهِ قَرِيبٞ مِّنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vendosur rregulli, dhe lutjuni Atij me frikë e shpresë, se vërtet mëshira e Allahut është afër punëmirëve.
Arapça tefsirler:
وَهُوَ ٱلَّذِي يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَقَلَّتۡ سَحَابٗا ثِقَالٗا سُقۡنَٰهُ لِبَلَدٖ مَّيِّتٖ فَأَنزَلۡنَا بِهِ ٱلۡمَآءَ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِۚ كَذَٰلِكَ نُخۡرِجُ ٱلۡمَوۡتَىٰ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ
Është Ai që i dërgon erërat si sihariq të mëshirës së Tij. Kur ato të sjellin re të rënda, Ne i çojmë ato në një tokë të pajetë, e pastaj lëshojmë shi me anë të të cilit nxjerrim fruta të gjithëllojshme. Kështu i ringjallim Ne të vdekurit, që të merrni mësim.
Arapça tefsirler:
وَٱلۡبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخۡرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَٱلَّذِي خَبُثَ لَا يَخۡرُجُ إِلَّا نَكِدٗاۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَشۡكُرُونَ
Toka e mirë e prodhon bimësinë me lejen e Zotit të saj, ndërsa ajo që është e keqe, vështirë që jep diçka. Kështu ua sqarojmë shenjat njerëzve që falënderojnë.
Arapça tefsirler:
لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij e ai u tha: "O populli im! Adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij! "Me të vërtetë, unë kam frikë për ju nga dënimi i një Dite të madhe."
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Krerët e popullit të tij thanë: "Ne të shohim ty në një humbje të qartë."
Arapça tefsirler:
قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي ضَلَٰلَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ai tha: "O populli im, unë nuk jam i humbur, por i dërguar nga Zoti i botëve.
Arapça tefsirler:
أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنصَحُ لَكُمۡ وَأَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ
Unë jua përcjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
Arapça tefsirler:
أَوَعَجِبۡتُمۡ أَن جَآءَكُمۡ ذِكۡرٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنكُمۡ لِيُنذِرَكُمۡ وَلِتَتَّقُواْ وَلَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
A po çuditeni që ju erdhi këshillë nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, që t'jua tërheqë vërejtjen, t'i frikësoheni Allahut dhe që të mëshiroheni?"
Arapça tefsirler:
فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَأَغۡرَقۡنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمًا عَمِينَ
Ata e quajtën atë (Nuhun) gënjeshtar, e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije e i fundosëm ata që përgënjeshtruan ajetet Tona. Ata ishin vërtet popull i verbër.
Arapça tefsirler:
۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ
Te adët dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. A nuk po i frikësoheni Atij?"
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي سَفَاهَةٖ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ
Krerët e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: "Ne po shohim te ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar."
Arapça tefsirler:
قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي سَفَاهَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ai tha: "O populli im, unë nuk jam mendjelehtë, por i dërguar nga Zoti i botëve.
Arapça tefsirler:
أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنَا۠ لَكُمۡ نَاصِحٌ أَمِينٌ
Unë jua përcjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshillues besnik për ju.
Arapça tefsirler:
أَوَعَجِبۡتُمۡ أَن جَآءَكُمۡ ذِكۡرٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنكُمۡ لِيُنذِرَكُمۡۚ وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ جَعَلَكُمۡ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعۡدِ قَوۡمِ نُوحٖ وَزَادَكُمۡ فِي ٱلۡخَلۡقِ بَصۜۡطَةٗۖ فَٱذۡكُرُوٓاْ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ
A po çuditeni që ju erdhi këshillë nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, që t'jua tërheqë vërejtjen? Kujtoni kur Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, që të shpëtoni."
Arapça tefsirler:
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِنَعۡبُدَ ٱللَّهَ وَحۡدَهُۥ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Ata thanë: "A mos na ke ardhur që ta adhurojmë vetëm Allahun e t'i lëmë ata që adhuronin baballarët tanë? Atëherë, na e sill atë me të cilën po na kërcënon, nëse je i çiltër."
Arapça tefsirler:
قَالَ قَدۡ وَقَعَ عَلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ رِجۡسٞ وَغَضَبٌۖ أَتُجَٰدِلُونَنِي فِيٓ أَسۡمَآءٖ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٖۚ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ
Ai tha: "Tashmë, mbi ju ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. A po grindeni me mua për emra (idhujsh) të cilët ua keni vënë vetë ju dhe etërit tuaj, gjë për të cilën nuk ju ka sjellë Allahu kurrfarë dëshmie? Pritni pra, se edhe unë jam duke pritur me ju."
Arapça tefsirler:
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَقَطَعۡنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ وَمَا كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ
Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të me mëshirën Tonë e i shfarosëm ata që i mohuan ajetet Tona. Ata nuk ishin besimtarë.
Arapça tefsirler:
وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ قَدۡ جَآءَتۡكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡۖ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ
Kurse te themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Juve ju erdhi tashmë një dëshmi e qartë nga Zoti juaj: kjo është deveja e Allahut, si shenjë për ju. Pra, lëreni atë të kullosë në tokën e Allahut dhe mos i bëni ndonjë të keqe, se ju kap një dënim i dhembshëm.
Arapça tefsirler:
وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ جَعَلَكُمۡ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعۡدِ عَادٖ وَبَوَّأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورٗا وَتَنۡحِتُونَ ٱلۡجِبَالَ بُيُوتٗاۖ فَٱذۡكُرُوٓاْ ءَالَآءَ ٱللَّهِ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ
Kujtoni kur Ai ju bëri zëvendës pas adëve dhe ju dha vendbanime në tokë; në rrafshinat e saj ju ndërtoni pallate e në male gdhendni shtëpi. Pra, kujtoni dhuntitë e Allahut e mos bëni çrregullime në Tokë."
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِمَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُمۡ أَتَعۡلَمُونَ أَنَّ صَٰلِحٗا مُّرۡسَلٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلَ بِهِۦ مُؤۡمِنُونَ
Krerët mendjemëdhenj nga populli i tij u thanë atyre të shtypurve nga radhët e besimtarëve: "A njëmend e dini se Salihu është i dërguar nga Zoti i tij? Ata thanë: "Ne me të vërtetë besojmë në atë me të cilën është dërguar."
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا بِٱلَّذِيٓ ءَامَنتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ
Ata që ishin mendjemëdhenj thanë: "Ne nuk besojmë në atë që besoni ju."
Arapça tefsirler:
فَعَقَرُواْ ٱلنَّاقَةَ وَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ وَقَالُواْ يَٰصَٰلِحُ ٱئۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Pastaj, ata e therën devenë, e kundërshtuan urdhrin e Zotit të tyre dhe thanë: "O Salih! Na e sill atë me të cilën na kërcënon, nëse vërtet je i dërguar!"
Arapça tefsirler:
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ
Pastaj i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.
Arapça tefsirler:
فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَالَةَ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ ٱلنَّٰصِحِينَ
Ai u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit këshilluesit."
Arapça tefsirler:
وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Kujto Lutin, kur i tha popullit të vet: "Si mund të bëni fëlliqësi që nuk e ka bërë askush në botë para jush?
Arapça tefsirler:
إِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ
Ju u qaseni meshkujve me epsh në vend të femrave; ju vërtet jeni një popull që keni kaluar çdo kufi."
Arapça tefsirler:
وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوهُم مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ
Përgjigjja e vetme që i dha populli i tij ishte: "Dëboni ata nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që e mbajnë veten të pastër!"
Arapça tefsirler:
فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ
Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, e cila ishte nga ata që mbetën pas.
Arapça tefsirler:
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Dhe lëshuam mbi ta rrebesh (gurësh). Shih pra si ishte përfundimi i keqbërësve.
Arapça tefsirler:
وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ قَدۡ جَآءَتۡكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡۖ فَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَٱلۡمِيزَانَ وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بَعۡدَ إِصۡلَٰحِهَاۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ
E në Medjen Ne dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun; nuk keni zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Juve ju erdhi tashmë një dëshmi e qartë nga Zoti juaj. Prandaj matni e peshoni në mënyrë të drejtë, mos i mashtroni njerëzit në pasurinë e tyre dhe mos bëni çrregullime në Tokë pasi të jetë rregulluar. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë.
Arapça tefsirler:
وَلَا تَقۡعُدُواْ بِكُلِّ صِرَٰطٖ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبۡغُونَهَا عِوَجٗاۚ وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ كُنتُمۡ قَلِيلٗا فَكَثَّرَكُمۡۖ وَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Mos zini pritë në çdo rrugë, duke kërcënuar e penguar nga rruga e Allahut ata që besojnë në Të dhe duke kërkuar ta shtrembëroni atë. Kujtoni kur ishit pak e Ai ju shumoi. Shihni pra si ishte fundi i shkatërrimtarëve!
Arapça tefsirler:
وَإِن كَانَ طَآئِفَةٞ مِّنكُمۡ ءَامَنُواْ بِٱلَّذِيٓ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٞ لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ فَٱصۡبِرُواْ حَتَّىٰ يَحۡكُمَ ٱللَّهُ بَيۡنَنَاۚ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ
Nëse një grup prej jush beson në atë me të cilën jam dërguar e grupi tjetër nuk beson, atëherë duroni derisa Allahu të gjykojë mes nesh! Ai është Gjykatësi më i mirë."
Arapça tefsirler:
۞ قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَنُخۡرِجَنَّكَ يَٰشُعَيۡبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَكَ مِن قَرۡيَتِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۚ قَالَ أَوَلَوۡ كُنَّا كَٰرِهِينَ
Krerët mendjemëdhenj nga populli i tij thanë: "Njëmend ne do të të dëbojmë ty nga qyteti ynë, o Shuajb, me gjithë ata që besuan me ty, ose do të kthehesh në besimin tonë." Ai tha: "Edhe nëse e urrejmë atë?!
Arapça tefsirler:
قَدِ ٱفۡتَرَيۡنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنۡ عُدۡنَا فِي مِلَّتِكُم بَعۡدَ إِذۡ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنۡهَاۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَاۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ
Në qoftë se do të ktheheshim në besimin tuaj pasi na ka shpëtuar Allahu prej tij, atëherë do të sajonim gënjeshtra kundër Allahut. Ne nuk do të kthehemi në të, përveç nëse kështu dëshiron Allahu, Zoti ynë. Zoti ynë ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij. Ne i mbështetemi Allahut. Zoti ynë, gjyko mes nesh dhe popullit tonë me të vërtetën, se Ti je Gjykatësi më i mirë."
Arapça tefsirler:
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعۡتُمۡ شُعَيۡبًا إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ
Krerët jobesimtarë nga populli i tij thanë: "Nëse e ndiqni Shuajbin, atëherë, me siguri do të jeni të humbur."
Arapça tefsirler:
فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ
Prandaj, ata i kapi një tërmet i rëndë dhe u gdhinë përmbys të pajetë në vendin e tyre.
Arapça tefsirler:
ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَاۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَانُواْ هُمُ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin u bënë sikurse të mos kishin jetuar kurrë në atë vend. Ata që e quajtën gënjeshtar Shuajbin, mu ata ishin të humburit.
Arapça tefsirler:
فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡۖ فَكَيۡفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ
Ai u largua prej tyre duke thënë: "O populli im, unë jua kumtova shpalljet e Zotit tim dhe ju këshillova, e përse të pikëllohem për popullin jobesimtar?!"
Arapça tefsirler:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّآ أَخَذۡنَآ أَهۡلَهَا بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَضَّرَّعُونَ
Sa herë që kemi çuar të dërguar në ndonjë vendbanim, i kemi dënuar me skamje e sëmundje, që të përulen.
Arapça tefsirler:
ثُمَّ بَدَّلۡنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلۡحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَواْ وَّقَالُواْ قَدۡ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
Pastaj ua shndërruam fatkeqësinë në begati derisa u shtuan (fëmijët dhe pasuria e tyre) e thanë: "Edhe paraardhësit tanë janë goditur nga skamja e sëmundjet." Prandaj, Ne i dënuam ata befas, teksa ishin të shkujdesur.
Arapça tefsirler:
وَلَوۡ أَنَّ أَهۡلَ ٱلۡقُرَىٰٓ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَفَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَرَكَٰتٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن كَذَّبُواْ فَأَخَذۡنَٰهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin e t'i frikësoheshin Allahut, Ne do t'u dërgonim bekime nga Qielli e nga Toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i ndëshkuam për atë që bënë.
Arapça tefsirler:
أَفَأَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا بَيَٰتٗا وَهُمۡ نَآئِمُونَ
A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'u vijë dënimi Ynë natën derisa janë duke fjetur?!
Arapça tefsirler:
أَوَأَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا ضُحٗى وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ
Apo a janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'u vijë dënimi Ynë paradite, kur janë duke u argëtuar?!
Arapça tefsirler:
أَفَأَمِنُواْ مَكۡرَ ٱللَّهِۚ فَلَا يَأۡمَنُ مَكۡرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
A ndihen të sigurt nga kurthi i Allahut?! Askush s'mund të ndihet i sigurt nga kurthi i Allahut, përveç njerëzve të humbur.
Arapça tefsirler:
أَوَلَمۡ يَهۡدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ أَهۡلِهَآ أَن لَّوۡ نَشَآءُ أَصَبۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡۚ وَنَطۡبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ
A nuk është e qartë për ata që trashëgojnë Tokën pas banorëve të saj të mëparshëm se, sikur të donim Ne, do t'i ndëshkonim për gjynahet e tyre dhe do t'ua vulosnim zemrat që të mos dëgjojnë?
Arapça tefsirler:
تِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآئِهَاۚ وَلَقَدۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْ بِمَا كَذَّبُواْ مِن قَبۡلُۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Ne po të tregojmë ty disa nga ndodhitë e këtyre qyteteve. Atyre u erdhën të dërguarit e tyre me dëshmi të qarta, por ata nuk do të besonin atë që kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu i vulos Allahu zemrat e jobesimtarëve.
Arapça tefsirler:
وَمَا وَجَدۡنَا لِأَكۡثَرِهِم مِّنۡ عَهۡدٖۖ وَإِن وَجَدۡنَآ أَكۡثَرَهُمۡ لَفَٰسِقِينَ
Shumicën e tyre nuk i gjetëm që përfillnin besëlidhjen. Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur.
Arapça tefsirler:
ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَظَلَمُواْ بِهَاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Pastaj, pas tyre dërguam Musain me provat Tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata i mohuan ato. Shih pra si ishte fundi i shkatërrimtarëve!
Arapça tefsirler:
وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرۡعَوۡنُ إِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Musai tha: "O Faraon, unë jam i dërguar nga Zoti i botëve.
Arapça tefsirler:
حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ قَدۡ جِئۡتُكُم بِبَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَرۡسِلۡ مَعِيَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Mua nuk më takon të them për Allahun asgjë përveç së vërtetës. Unë kam ardhur me dëshmi të qartë nga Zoti juaj, andaj lëri bijtë e Israilit të vijnë me mua."
Arapça tefsirler:
قَالَ إِن كُنتَ جِئۡتَ بِـَٔايَةٖ فَأۡتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Faraoni tha: "Nëse ke sjellë ndonjë provë, tregoje, po qe se e thua të vërtetën."
Arapça tefsirler:
فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ
Ai (Musai) hodhi shkopin e vet, sakaq ai u bë gjarpër i vërtetë.
Arapça tefsirler:
وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ
Pastaj nxori dorën dhe ja, ajo dukej e bardhë për shikuesit.
Arapça tefsirler:
قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ
Paria e popullit të Faraonit thanë: "Ky është vërtet një magjistar i ditur!
Arapça tefsirler:
يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُمۡۖ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ
Ai dëshiron t'ju nxjerrë nga toka juaj. Pra, çfarë na këshilloni?"
Arapça tefsirler:
قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَأَرۡسِلۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ
Ata thanë: "Lëre mënjanë atë e vëllanë e tij dhe dërgo lajmëtarë nëpër qytete,
Arapça tefsirler:
يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ
që të të sjellin çdo magjistar të ditur."
Arapça tefsirler:
وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرۡعَوۡنَ قَالُوٓاْ إِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ
Magjistarët erdhën te Faraoni e i thanë: "A do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues?"
Arapça tefsirler:
قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ لَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ
Ai tha: "Po, madje do të jeni nga më të afërmit e mi."
Arapça tefsirler:
قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ نَحۡنُ ٱلۡمُلۡقِينَ
Ata thanë: "O Musa, a do të hedhësh ti i pari apo të hedhim ne?"
Arapça tefsirler:
قَالَ أَلۡقُواْۖ فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ سَحَرُوٓاْ أَعۡيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسۡتَرۡهَبُوهُمۡ وَجَآءُو بِسِحۡرٍ عَظِيمٖ
Ai tha: "Hidhni ju!" E, kur ata hodhën (shkopinjtë e tyre), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe bënë një magji të madhe.
Arapça tefsirler:
۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ
Atëherë, Ne i thamë Musait: "Hidhe shkopin tënd", kur ja, ai po gëlltiste ato që trilluan ata.
Arapça tefsirler:
فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Kështu pra, doli në shesh e vërteta dhe u asgjësua ajo që bënë ata.
Arapça tefsirler:
فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ
Ata u mundën atje dhe u kthyen të poshtëruar.
Arapça tefsirler:
وَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ
Ndërkaq, magjistarët ranë në sexhde
Arapça tefsirler:
قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
dhe thanë: "Ne besojmë në Zotin e botëve,
Arapça tefsirler:
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ
Zotin e Musait dhe të Harunit."
Arapça tefsirler:
قَالَ فِرۡعَوۡنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكۡرٞ مَّكَرۡتُمُوهُ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لِتُخۡرِجُواْ مِنۡهَآ أَهۡلَهَاۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ
Faraoni tha: "Si guxoni ta besoni atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ky është një përbetim që keni bërë në qytet për të dëbuar banorët e tij, por, ja që do ta shihni!
Arapça tefsirler:
لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ
Do t'jua pres duart dhe këmbët këmbyerazi, pastaj do t'ju kryqëzoj të gjithë."
Arapça tefsirler:
قَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ
Ata thanë: "Ne, me siguri, te Zoti ynë do të kthehemi.
Arapça tefsirler:
وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنۡ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتۡنَاۚ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَتَوَفَّنَا مُسۡلِمِينَ
Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam provat e Zotit tonë, kur na erdhën. Zoti ynë, na jep durim dhe na bëj të vdesim si muslimanë, të nënshtruar ndaj Teje."
Arapça tefsirler:
وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِ فِرۡعَوۡنَ أَتَذَرُ مُوسَىٰ وَقَوۡمَهُۥ لِيُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَيَذَرَكَ وَءَالِهَتَكَۚ قَالَ سَنُقَتِّلُ أَبۡنَآءَهُمۡ وَنَسۡتَحۡيِۦ نِسَآءَهُمۡ وَإِنَّا فَوۡقَهُمۡ قَٰهِرُونَ
Paria e popullit të Faraonit thanë: "Mos vallë do ta lësh Musain dhe popullin e tij që të bëjnë turbullira në Tokë e të të braktisin ty dhe zotat e tu?" Ai tha: "Ne do t'ua vrasim djemtë e do t'ua lëmë gjallë gratë, meqë kemi pushtet të plotë mbi ta."
Arapça tefsirler:
قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِ ٱسۡتَعِينُواْ بِٱللَّهِ وَٱصۡبِرُوٓاْۖ إِنَّ ٱلۡأَرۡضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَٱلۡعَٰقِبَةُ لِلۡمُتَّقِينَ
Musai i tha popullit të vet: "Kërkoni ndihmë nga Allahu dhe bëni durim. Në të vërtetë, Toka është e Allahut e Ai ia jep si trashëgim atë kujt të dojë nga robërit e Tij, por fundi i mirë është për të devotshmit."
Arapça tefsirler:
قَالُوٓاْ أُوذِينَا مِن قَبۡلِ أَن تَأۡتِيَنَا وَمِنۢ بَعۡدِ مَا جِئۡتَنَاۚ قَالَ عَسَىٰ رَبُّكُمۡ أَن يُهۡلِكَ عَدُوَّكُمۡ وَيَسۡتَخۡلِفَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرَ كَيۡفَ تَعۡمَلُونَ
Ata thanë: "Ne torturoheshim para se të vije te ne, por edhe pasi erdhe ti." Ai tha: "Ndoshta Zoti juaj do të shkatërrojë armikun tuaj dhe do t'ju bëjë sundues në Tokë për të parë se si do të veproni."
Arapça tefsirler:
وَلَقَدۡ أَخَذۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ بِٱلسِّنِينَ وَنَقۡصٖ مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَذَّكَّرُونَ
Ne goditëm popullin e Faraonit me thatësi e me të lashta të dobëta, që ata të marrin mësim.
Arapça tefsirler:
فَإِذَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡحَسَنَةُ قَالُواْ لَنَا هَٰذِهِۦۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةٞ يَطَّيَّرُواْ بِمُوسَىٰ وَمَن مَّعَهُۥٓۗ أَلَآ إِنَّمَا طَٰٓئِرُهُمۡ عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Kur u vinte ndonjë e mirë, thoshin: " Këtë e kemi merituar", por kur i godiste ndonjë e keqe, mendonin se atë ua ndillte Musai dhe ata që ishin me të. Vini re! Oguri i tyre është prej Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
Arapça tefsirler:
وَقَالُواْ مَهۡمَا تَأۡتِنَا بِهِۦ مِنۡ ءَايَةٖ لِّتَسۡحَرَنَا بِهَا فَمَا نَحۡنُ لَكَ بِمُؤۡمِنِينَ
Ata thanë: "Çfarëdo prove që të na sjellësh për të na magjepsur, ne nuk do të të besojmë."
Arapça tefsirler:
فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلطُّوفَانَ وَٱلۡجَرَادَ وَٱلۡقُمَّلَ وَٱلضَّفَادِعَ وَٱلدَّمَ ءَايَٰتٖ مُّفَصَّلَٰتٖ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ وَكَانُواْ قَوۡمٗا مُّجۡرِمِينَ
Prandaj, Ne u dërguam atyre vërshima, karkaleca, morra, bretkosa dhe gjak, si shenja të qarta e të njëpasnjëshme, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe ishin popull keqbërës.
Arapça tefsirler:
وَلَمَّا وَقَعَ عَلَيۡهِمُ ٱلرِّجۡزُ قَالُواْ يَٰمُوسَى ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَۖ لَئِن كَشَفۡتَ عَنَّا ٱلرِّجۡزَ لَنُؤۡمِنَنَّ لَكَ وَلَنُرۡسِلَنَّ مَعَكَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Kur i godiste dënimi, ata thoshin: "O Musa, lute Zotin tënd për ne, për shkak të besës që të ka dhënë! Nëse na e heq fatkeqësinë, ne, me siguri, do të të besojmë dhe do t'i lëmë bijtë e Israilit të vijnë me ty."
Arapça tefsirler:
فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُمُ ٱلرِّجۡزَ إِلَىٰٓ أَجَلٍ هُم بَٰلِغُوهُ إِذَا هُمۡ يَنكُثُونَ
Por, kur ua larguam dënimin deri në afatin e tyre të caktuar, ata e thyen premtimin.
Arapça tefsirler:
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ بِأَنَّهُمۡ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ عَنۡهَا غَٰفِلِينَ
Prandaj, Ne u hakmorëm e i fundosëm në det, sepse ata i përgënjeshtronin provat Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.
Arapça tefsirler:
وَأَوۡرَثۡنَا ٱلۡقَوۡمَ ٱلَّذِينَ كَانُواْ يُسۡتَضۡعَفُونَ مَشَٰرِقَ ٱلۡأَرۡضِ وَمَغَٰرِبَهَا ٱلَّتِي بَٰرَكۡنَا فِيهَاۖ وَتَمَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ ٱلۡحُسۡنَىٰ عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ بِمَا صَبَرُواْۖ وَدَمَّرۡنَا مَا كَانَ يَصۡنَعُ فِرۡعَوۡنُ وَقَوۡمُهُۥ وَمَا كَانُواْ يَعۡرِشُونَ
Ndërkaq, popullit të shtypur ia lamë në trashëgim viset e lindjes e të perëndimit të tokës që kishim bekuar. Kështu u plotësua premtimi i bukur i Zotit tënd për bijtë e Israilit për shkak se duruan, si dhe shkatërruam veprat dhe ndërtesat që ngritën Faraoni e populli i tij.
Arapça tefsirler:
وَجَٰوَزۡنَا بِبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡبَحۡرَ فَأَتَوۡاْ عَلَىٰ قَوۡمٖ يَعۡكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصۡنَامٖ لَّهُمۡۚ قَالُواْ يَٰمُوسَى ٱجۡعَل لَّنَآ إِلَٰهٗا كَمَا لَهُمۡ ءَالِهَةٞۚ قَالَ إِنَّكُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ
Ne i kaluam bijtë e Israilit përtej detit, ku takuan një popull që adhuronin idhujt e tyre. Ata thanë: "O Musa, na bëj edhe neve një zot, ashtu siç kanë ata zota!" Ai tha: "Vërtet, ju jeni popull i paditur.
Arapça tefsirler:
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ مُتَبَّرٞ مَّا هُمۡ فِيهِ وَبَٰطِلٞ مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Pa dyshim se atë që ndjekin këta e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë është e kotë."
Arapça tefsirler:
قَالَ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَبۡغِيكُمۡ إِلَٰهٗا وَهُوَ فَضَّلَكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ai tha: "E si të kërkoj për ju zot tjetër pos Allahut, kur Ai ju ka ngritur mbi të gjithë njerëzit (e kohës suaj)?!"
Arapça tefsirler:
وَإِذۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَسُومُونَكُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يُقَتِّلُونَ أَبۡنَآءَكُمۡ وَيَسۡتَحۡيُونَ نِسَآءَكُمۡۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَآءٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَظِيمٞ
Kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua vritnin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
Arapça tefsirler:
۞ وَوَٰعَدۡنَا مُوسَىٰ ثَلَٰثِينَ لَيۡلَةٗ وَأَتۡمَمۡنَٰهَا بِعَشۡرٖ فَتَمَّ مِيقَٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرۡبَعِينَ لَيۡلَةٗۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَٰرُونَ ٱخۡلُفۡنِي فِي قَوۡمِي وَأَصۡلِحۡ وَلَا تَتَّبِعۡ سَبِيلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Ne i caktuam Musait tridhjetë net, mandej i shtuam edhe dhjetë, kështu që u përmbush takimi me Zotin e tij pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Më zëvendëso te populli im, mbaj rregullin dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!"
Arapça tefsirler:
وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِيٓ أَنظُرۡ إِلَيۡكَۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِي وَلَٰكِنِ ٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡجَبَلِ فَإِنِ ٱسۡتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوۡفَ تَرَىٰنِيۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلۡجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكّٗا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقٗاۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبۡحَٰنَكَ تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E, kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i tij i foli atij, ai tha: "O Zoti im, shfaqu, që të të shoh!" Allahu tha: "S'do të mund të më shohësh, por shikoje malin: nëse mbetet në vendin e vet, atëherë do të më shohësh!" Kur Zoti i tij iu shfaq malit, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "I Patëmeta je Ti! Po kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve."
Arapça tefsirler:
قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنِّي ٱصۡطَفَيۡتُكَ عَلَى ٱلنَّاسِ بِرِسَٰلَٰتِي وَبِكَلَٰمِي فَخُذۡ مَآ ءَاتَيۡتُكَ وَكُن مِّنَ ٱلشَّٰكِرِينَ
Allahu tha: "O Musa, unë të zgjodha ty mbi njerëzit e tjerë me shpalljet e Mia dhe të folurit Tim (të drejtpërdrejtë). Prandaj, merre atë që të kam dhënë dhe ji mirënjohës!"
Arapça tefsirler:
وَكَتَبۡنَا لَهُۥ فِي ٱلۡأَلۡوَاحِ مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡعِظَةٗ وَتَفۡصِيلٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ فَخُذۡهَا بِقُوَّةٖ وَأۡمُرۡ قَوۡمَكَ يَأۡخُذُواْ بِأَحۡسَنِهَاۚ سَأُوْرِيكُمۡ دَارَ ٱلۡفَٰسِقِينَ
Ne i shënuam atij në Pllaka (të Teuratit) këshilla e shpjegime për çdo gjë: "Mbaji fort ato dhe urdhëroje popullin tënd të ndjekin më të mirën e tyre. Unë do t'jua tregoj fundin e të pabindurve.
Arapça tefsirler:
سَأَصۡرِفُ عَنۡ ءَايَٰتِيَ ٱلَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلرُّشۡدِ لَا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗا وَإِن يَرَوۡاْ سَبِيلَ ٱلۡغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلٗاۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ عَنۡهَا غَٰفِلِينَ
Unë do t'i largoj prej shenjave të Mia ata që sillen me mendjemadhësi në Tokë pa asnjë të drejtë. Edhe sikur të shohin çdo shenjë, nuk do ta besojnë; kur e shohin rrugën e udhëzimit, nuk e ndjekin atë, por, kur e shohin rrugën e gabuar, e marrin atë rrugë. Kjo, për shkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin të shkujdesur ndaj tyre.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَلِقَآءِ ٱلۡأٓخِرَةِ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡۚ هَلۡ يُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Atyre që përgënjeshtrojnë ajetet Tona dhe takimin e botës tjetër, do t'u asgjësohen veprat. A do të ndëshkohen ndryshe, përveçse sipas asaj që kanë punuar?
Arapça tefsirler:
وَٱتَّخَذَ قَوۡمُ مُوسَىٰ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِنۡ حُلِيِّهِمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٌۚ أَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّهُۥ لَا يُكَلِّمُهُمۡ وَلَا يَهۡدِيهِمۡ سَبِيلًاۘ ٱتَّخَذُوهُ وَكَانُواْ ظَٰلِمِينَ
Populli i Musait, në mungesë të tij, nisën të adhurojnë një trup viçi që bënë nga stolitë e tyre, i cili lëshonte një pëllitje. A nuk e shihnin se ai as u fliste e as i përudhte në rrugë të drejtë? Megjithatë, ata e morën atë për adhurim dhe u bënë zullumqarë.
Arapça tefsirler:
وَلَمَّا سُقِطَ فِيٓ أَيۡدِيهِمۡ وَرَأَوۡاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ ضَلُّواْ قَالُواْ لَئِن لَّمۡ يَرۡحَمۡنَا رَبُّنَا وَيَغۡفِرۡ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Kur u penduan dhe e kuptuan se kishin humbur, thanë: "Nëse Zoti ynë nuk na mëshiron dhe nuk na fal, ne, pa dyshim, do të jemi të humbur."
Arapça tefsirler:
وَلَمَّا رَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗا قَالَ بِئۡسَمَا خَلَفۡتُمُونِي مِنۢ بَعۡدِيٓۖ أَعَجِلۡتُمۡ أَمۡرَ رَبِّكُمۡۖ وَأَلۡقَى ٱلۡأَلۡوَاحَ وَأَخَذَ بِرَأۡسِ أَخِيهِ يَجُرُّهُۥٓ إِلَيۡهِۚ قَالَ ٱبۡنَ أُمَّ إِنَّ ٱلۡقَوۡمَ ٱسۡتَضۡعَفُونِي وَكَادُواْ يَقۡتُلُونَنِي فَلَا تُشۡمِتۡ بِيَ ٱلۡأَعۡدَآءَ وَلَا تَجۡعَلۡنِي مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Kur Musai u kthye te populli i tij, i zemëruar e i pikëlluar, tha: "Sa keq paskeni vepruar në mungesën time! A donit ta përshpejtonit premtimin e Zotit tuaj?" Ai hodhi Pllakat dhe e kapi për flokësh të vëllanë duke e tërhequr drejt vetes. Haruni tha: "O biri i nënës sime, këta njerëz më morën për të dobët dhe desh më vranë. Mos i gëzo armiqtë duke më nënçmuar dhe mos më llogarit prej keqbërësve."
Arapça tefsirler:
قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَلِأَخِي وَأَدۡخِلۡنَا فِي رَحۡمَتِكَۖ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ
Musai tha: "Zoti im, më fal mua e vëllanë tim dhe na fut në mëshirën Tënde, se Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve!"
Arapça tefsirler:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ ٱلۡعِجۡلَ سَيَنَالُهُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّهِمۡ وَذِلَّةٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُفۡتَرِينَ
Ata që adhuruan viçin do t'i përfshijë zemërimi nga Zoti i tyre dhe poshtërimi në këtë jetë. Kështu i ndëshkojmë Ne shpifësit.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ عَمِلُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ ثُمَّ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِهَا وَءَامَنُوٓاْ إِنَّ رَبَّكَ مِنۢ بَعۡدِهَا لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ
E, sa për ata që bëjnë vepra të këqija e pastaj pendohen dhe besojnë, le ta dinë se pas kësaj Zoti yt është me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Arapça tefsirler:
وَلَمَّا سَكَتَ عَن مُّوسَى ٱلۡغَضَبُ أَخَذَ ٱلۡأَلۡوَاحَۖ وَفِي نُسۡخَتِهَا هُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّلَّذِينَ هُمۡ لِرَبِّهِمۡ يَرۡهَبُونَ
Kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat kishte udhëzim dhe mëshirë për ata që i frikësohen Zotit të tyre.
Arapça tefsirler:
وَٱخۡتَارَ مُوسَىٰ قَوۡمَهُۥ سَبۡعِينَ رَجُلٗا لِّمِيقَٰتِنَاۖ فَلَمَّآ أَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ قَالَ رَبِّ لَوۡ شِئۡتَ أَهۡلَكۡتَهُم مِّن قَبۡلُ وَإِيَّٰيَۖ أَتُهۡلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلسُّفَهَآءُ مِنَّآۖ إِنۡ هِيَ إِلَّا فِتۡنَتُكَ تُضِلُّ بِهَا مَن تَشَآءُ وَتَهۡدِي مَن تَشَآءُۖ أَنتَ وَلِيُّنَا فَٱغۡفِرۡ لَنَا وَٱرۡحَمۡنَاۖ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡغَٰفِرِينَ
Musai zgjodhi shtatëdhjetë burra nga populli i tij për caktimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: "Zoti im, po të doje, do t'i kishe shkatërruar më herët ata, e edhe mua. A do të na shkatërrosh për atë që bënë mendjelehtët nga mesi ynë? Kjo nuk është tjetër, veçse një sprovë prej Teje, me të cilën Ti humb atë që do dhe udhëzon atë që do. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je Falësi më i mirë!
Arapça tefsirler:
۞ وَٱكۡتُبۡ لَنَا فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِنَّا هُدۡنَآ إِلَيۡكَۚ قَالَ عَذَابِيٓ أُصِيبُ بِهِۦ مَنۡ أَشَآءُۖ وَرَحۡمَتِي وَسِعَتۡ كُلَّ شَيۡءٖۚ فَسَأَكۡتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلَّذِينَ هُم بِـَٔايَٰتِنَا يُؤۡمِنُونَ
Na cakto të mira në këtë jetë dhe në botën tjetër. Ne njëmend jemi kthyer te Ti të penduar." Allahu tha: "Sa i përket dënimit Tim, Unë godas me të kë të dua, por mëshira Ime përfshin çdo gjë. Unë do ta caktoj atë për ata që më frikësohen, që japin zekatin dhe që u besojnë shpalljeve Tona,
Arapça tefsirler:
ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلرَّسُولَ ٱلنَّبِيَّ ٱلۡأُمِّيَّ ٱلَّذِي يَجِدُونَهُۥ مَكۡتُوبًا عِندَهُمۡ فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَٱلۡإِنجِيلِ يَأۡمُرُهُم بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَىٰهُمۡ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡخَبَٰٓئِثَ وَيَضَعُ عَنۡهُمۡ إِصۡرَهُمۡ وَٱلۡأَغۡلَٰلَ ٱلَّتِي كَانَتۡ عَلَيۡهِمۡۚ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِهِۦ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَٱتَّبَعُواْ ٱلنُّورَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ مَعَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
të cilët ndjekin të Dërguarin, Pejgamberin që nuk di shkrim e lexim, përshkrimin e të cilit e gjejnë të shkruar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Inxhil. Ai i urdhëron për të mirë dhe ua ndalon të keqen, ua lejon atyre atë që është e pastër dhe ua ndalon atë që është e papastër, ai i çliroi nga barrët e rënda dhe nga vështirësitë që kishin pasur. Pra, ata që e besojnë atë, e nderojnë, e përkrahin dhe ndjekin dritën që ka zbritur me të, ata janë të shpëtuarit."
Arapça tefsirler:
قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡ جَمِيعًا ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِيِّ ٱلۡأُمِّيِّ ٱلَّذِي يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ
Thuaj (o Muhamed): "O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës. Askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij. Ai jep jetë dhe vdekje." Pra, besoni Allahun e të Dërguarin e Tij, Pejgamberin që nuk di shkrim e lexim, i cili beson Allahun e fjalët e Tij dhe ndiqeni atë, që të jeni në rrugën e drejtë.
Arapça tefsirler:
وَمِن قَوۡمِ مُوسَىٰٓ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ
Në mesin e popullit të Musait ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj.
Arapça tefsirler:
وَقَطَّعۡنَٰهُمُ ٱثۡنَتَيۡ عَشۡرَةَ أَسۡبَاطًا أُمَمٗاۚ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ إِذِ ٱسۡتَسۡقَىٰهُ قَوۡمُهُۥٓ أَنِ ٱضۡرِب بِّعَصَاكَ ٱلۡحَجَرَۖ فَٱنۢبَجَسَتۡ مِنۡهُ ٱثۡنَتَا عَشۡرَةَ عَيۡنٗاۖ قَدۡ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٖ مَّشۡرَبَهُمۡۚ وَظَلَّلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلۡغَمَٰمَ وَأَنزَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰۖ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡۚ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ
Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë fise: secili si bashkësi më vete, dhe i shpallëm Musait, kur populli i tij kërkoi ujë: "Bjeri shkëmbit me shkopin tënd!" Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe secili fis e dinte burimin e vet. Ne u bëmë hije përmes reve dhe u zbritëm menën[1] dhe thëllëza, duke thënë: "Hani nga të mirat që jua kemi dhënë!" Ata nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetvetes (duke qenë mosmirënjohës).
[1] Mena: një pije e ëmbël si mjalti.
Arapça tefsirler:
وَإِذۡ قِيلَ لَهُمُ ٱسۡكُنُواْ هَٰذِهِ ٱلۡقَرۡيَةَ وَكُلُواْ مِنۡهَا حَيۡثُ شِئۡتُمۡ وَقُولُواْ حِطَّةٞ وَٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدٗا نَّغۡفِرۡ لَكُمۡ خَطِيٓـَٰٔتِكُمۡۚ سَنَزِيدُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kur u tha atyre: "Jetoni në këtë qytet dhe hani në të çfarëdo që dëshironi, kërkoni falje dhe hyni në portë të përkulur, që t'jua falim gabimet. Ne ua shtojmë shpërblimet vepërmirëve."
Arapça tefsirler:
فَبَدَّلَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡهُمۡ قَوۡلًا غَيۡرَ ٱلَّذِي قِيلَ لَهُمۡ فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِجۡزٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ بِمَا كَانُواْ يَظۡلِمُونَ
Mirëpo keqbërësit nga mesi i tyre e ndryshuan atë fjalë me një tjetër që nuk u ishte kërkuar, prandaj Ne dërguam mbi ta një dënim nga qielli për shkak të padrejtësive që bënë.
Arapça tefsirler:
وَسۡـَٔلۡهُمۡ عَنِ ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِي كَانَتۡ حَاضِرَةَ ٱلۡبَحۡرِ إِذۡ يَعۡدُونَ فِي ٱلسَّبۡتِ إِذۡ تَأۡتِيهِمۡ حِيتَانُهُمۡ يَوۡمَ سَبۡتِهِمۡ شُرَّعٗا وَيَوۡمَ لَا يَسۡبِتُونَ لَا تَأۡتِيهِمۡۚ كَذَٰلِكَ نَبۡلُوهُم بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ
Pyeti ata për qytetin që ishte buzë detit, banorët e të cilit e shkelnin të shtunën. Peshqit venin tek ata duke u shfaqur në sipërfaqen e ujit në ditët e shtuna, e, kur nuk ishte e shtunë, ata nuk venin. Kështu i sprovuam për shkak të mosbindjes së tyre.
Arapça tefsirler:
وَإِذۡ قَالَتۡ أُمَّةٞ مِّنۡهُمۡ لِمَ تَعِظُونَ قَوۡمًا ٱللَّهُ مُهۡلِكُهُمۡ أَوۡ مُعَذِّبُهُمۡ عَذَابٗا شَدِيدٗاۖ قَالُواْ مَعۡذِرَةً إِلَىٰ رَبِّكُمۡ وَلَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ
Kur një grup prej tyre thanë: "Përse i këshilloni njerëzit që Allahu do t'i shkatërrojë ose do t'i dënojë ashpër?" Ata thanë: "Për t'u shfajësuar para Zotit tuaj dhe që t'i frikësohen Allahut."
Arapça tefsirler:
فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦٓ أَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ يَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلسُّوٓءِ وَأَخَذۡنَا ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ بِعَذَابِۭ بَـِٔيسِۭ بِمَا كَانُواْ يَفۡسُقُونَ
Kur ata e shpërfillën këshillën që iu dha, Ne i shpëtuam ata që ndaluan të keqen dhe i dënuam keqbërësit me një dënim të rëndë për mosbindjen e tyre.
Arapça tefsirler:
فَلَمَّا عَتَوۡاْ عَن مَّا نُهُواْ عَنۡهُ قُلۡنَا لَهُمۡ كُونُواْ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ
Kur ata ngulën këmbë me mendjemadhësi që të bënin atë që u ishte ndaluar, Ne u thamë: "Bëhuni majmunë të përbuzur!"
Arapça tefsirler:
وَإِذۡ تَأَذَّنَ رَبُّكَ لَيَبۡعَثَنَّ عَلَيۡهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَن يَسُومُهُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِۗ إِنَّ رَبَّكَ لَسَرِيعُ ٱلۡعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ
Dhe (kujto) kur Zoti yt shpalli se do të dërgojë kundër tyre ata që do t'i shkaktojnë mundime të tmerrshme deri në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Zoti yt është i shpejtë në ndëshkim dhe është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Arapça tefsirler:
وَقَطَّعۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ أُمَمٗاۖ مِّنۡهُمُ ٱلصَّٰلِحُونَ وَمِنۡهُمۡ دُونَ ذَٰلِكَۖ وَبَلَوۡنَٰهُم بِٱلۡحَسَنَٰتِ وَٱلسَّيِّـَٔاتِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Ne i shpërndamë ata në Tokë grupe-grupe. Disa prej tyre ishin të mirë e disa jo. Ne i sprovuam ata me mirësi e me fatkeqësi, në mënyrë që të ktheheshin.
Arapça tefsirler:
فَخَلَفَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ خَلۡفٞ وَرِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ يَأۡخُذُونَ عَرَضَ هَٰذَا ٱلۡأَدۡنَىٰ وَيَقُولُونَ سَيُغۡفَرُ لَنَا وَإِن يَأۡتِهِمۡ عَرَضٞ مِّثۡلُهُۥ يَأۡخُذُوهُۚ أَلَمۡ يُؤۡخَذۡ عَلَيۡهِم مِّيثَٰقُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن لَّا يَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّ وَدَرَسُواْ مَا فِيهِۗ وَٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ
Më pas ata u pasuan nga breza të tjerë që trashëguan Shkrimin, të cilët merrnin përfitime të ulëta dhe thoshin: "Do të na falen gjynahet." Kur u vinte ndonjë përfitim i ngjashëm, e merrnin atë. A nuk iu mor atyre një besëlidhje nga Libri që të mos thonë për Allahun asgjë përveç së vërtetës, madje ata kishin mësuar atë që përmbante ai? Por, bota tjetër është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Si nuk e kuptoni?!
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ يُمَسِّكُونَ بِٱلۡكِتَٰبِ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ إِنَّا لَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ
Sa u përket atyre që i përmbahen Librit dhe e falin namazin, (le ta dinë se) Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve.
Arapça tefsirler:
۞ وَإِذۡ نَتَقۡنَا ٱلۡجَبَلَ فَوۡقَهُمۡ كَأَنَّهُۥ ظُلَّةٞ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُۥ وَاقِعُۢ بِهِمۡ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ
Kujtoni kur e ngritëm malin mbi ta, sikur të ishte një re e errët, saqë menduan se do t'u binte përmbi dhe u thamë: "Mbajeni fort atë që jua dhamë (Teuratin) dhe kujtoni atë që përmban ai, në mënyrë që të bëheni të devotshëm."
Arapça tefsirler:
وَإِذۡ أَخَذَ رَبُّكَ مِنۢ بَنِيٓ ءَادَمَ مِن ظُهُورِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَأَشۡهَدَهُمۡ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ أَلَسۡتُ بِرَبِّكُمۡۖ قَالُواْ بَلَىٰ شَهِدۡنَآۚ أَن تَقُولُواْ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّا كُنَّا عَنۡ هَٰذَا غَٰفِلِينَ
Dhe (kujto) kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë kundër vetes së tyre, duke u thënë: "A nuk jam unë Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, pa dyshim, Ne dëshmojmë." (Këtë e bëri) që të mos thoni në Ditën e Kijametit: "Ne nuk e kemi ditur këtë."
Arapça tefsirler:
أَوۡ تَقُولُوٓاْ إِنَّمَآ أَشۡرَكَ ءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةٗ مِّنۢ بَعۡدِهِمۡۖ أَفَتُهۡلِكُنَا بِمَا فَعَلَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ
Ose të thoni: "Allahut i bënë shok para nesh të parët tanë, e ne ishim pasardhësit që erdhën pas tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë punëhumburit?"
Arapça tefsirler:
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Kështu Ne i sqarojmë ajetet, që ata të kthehen.
Arapça tefsirler:
وَٱتۡلُ عَلَيۡهِمۡ نَبَأَ ٱلَّذِيٓ ءَاتَيۡنَٰهُ ءَايَٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنۡهَا فَأَتۡبَعَهُ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلۡغَاوِينَ
Tregoju atyre për ngjarjen e atij që ia mësuam shpalljet Tona, por ai i braktisi ato, kështu që e kapi shejtani dhe u bë nga të humburit.
Arapça tefsirler:
وَلَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخۡلَدَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلۡكَلۡبِ إِن تَحۡمِلۡ عَلَيۡهِ يَلۡهَثۡ أَوۡ تَتۡرُكۡهُ يَلۡهَثۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۚ فَٱقۡصُصِ ٱلۡقَصَصَ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ
Sikur të dëshironim, do ta ngrinim atë nëpërmjet tyre, por ai u mbërthye pas kësaj bote dhe ndoqi dëshirat e veta. Ai i shëmbëllen qenit: nëse e përzë, ai nxjerr gjuhën, e, nëse e lë, ai sërish nxjerr gjuhën. I tillë është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona. Rrëfejua tregimet, që të mendojnë.
Arapça tefsirler:
سَآءَ مَثَلًا ٱلۡقَوۡمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمۡ كَانُواْ يَظۡلِمُونَ
Sa i keq që është shembulli i njerëzve që përgënjeshtruan ajetet Tona dhe i bënë zullum vetvetes.
Arapça tefsirler:
مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِيۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ
Atë që e udhëzon Allahu, ai është vërtet i udhëzuar, ndërsa ata që Ai i humb, mu ata janë të humburit.
Arapça tefsirler:
وَلَقَدۡ ذَرَأۡنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ لَهُمۡ قُلُوبٞ لَّا يَفۡقَهُونَ بِهَا وَلَهُمۡ أَعۡيُنٞ لَّا يُبۡصِرُونَ بِهَا وَلَهُمۡ ءَاذَانٞ لَّا يَسۡمَعُونَ بِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ
Sigurisht që Ne kemi krijuar për Xhehenem shumë xhinë dhe njerëz. Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë, sy me të cilët nuk shohin dhe veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtia, madje edhe më të humbur. Ata janë të shkujdesurit.
Arapça tefsirler:
وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Allahu ka emrat më të bukur, andaj thirreni me ta dhe lërini ata që shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për atë që kanë bërë.
Arapça tefsirler:
وَمِمَّنۡ خَلَقۡنَآ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ
Dhe prej atyre që Ne krijuam ka njerëz që udhëzojnë të tjerët me të vërtetën dhe gjykojnë sipas saj.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Sa për ata që mohojnë ajetet Tona, Ne do t'i çojmë dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar ata.
Arapça tefsirler:
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Unë do t'u jap afat atyre. Me të vërtetë, kurthi Im është i fortë.
Arapça tefsirler:
أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ
A nuk e kanë vrarë mendjen ata, që ta kuptojnë se shoku i tyre (Pejgamberi) nuk është i çmendur?! Ai është vetëm një paralajmërues i qartë.
Arapça tefsirler:
أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
A nuk vëzhgojnë ata sundimin e qiejve e të Tokës e gjithçka që krijoi Allahu dhe të mendojnë se fundi i tyre mund të jetë afër?! Në cilën shpallje pas kësaj do të besojnë?!
Arapça tefsirler:
مَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُۥۚ وَيَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
Atë që Allahu e humb, nuk ka kush ta udhëzojë. Ai i lë ata të bredhin verbërisht në humbjen e tyre.
Arapça tefsirler:
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّيۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقۡتِهَآ إِلَّا هُوَۚ ثَقُلَتۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا تَأۡتِيكُمۡ إِلَّا بَغۡتَةٗۗ يَسۡـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنۡهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ
Të pyesin ty (o Muhamed) për çastin e Kiametit se kur do të ndodhë. Thuaju: "Dija për të është vetëm te Zoti im. Vetëm Ai do ta bëjë atë të shfaqet në kohën e tij. Ai do të jetë i rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'ju vijë krejt papritur." Të pyesin sikur ti e di mirë. Thuaju: "Dija për të është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
Arapça tefsirler:
قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي نَفۡعٗا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ وَلَوۡ كُنتُ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ لَٱسۡتَكۡثَرۡتُ مِنَ ٱلۡخَيۡرِ وَمَا مَسَّنِيَ ٱلسُّوٓءُۚ إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ وَبَشِيرٞ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Thuaj: "Unë nuk mund t'i bëj vetes as dobi, as dëm, përveç aq sa do Allahu. Vërtet, sikur ta dija të padukshmen, do t'i shtoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm një paralajmërues dhe kumtues i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë.
Arapça tefsirler:
۞ هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ وَجَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا لِيَسۡكُنَ إِلَيۡهَاۖ فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتۡ حَمۡلًا خَفِيفٗا فَمَرَّتۡ بِهِۦۖ فَلَمَّآ أَثۡقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنۡ ءَاتَيۡتَنَا صَٰلِحٗا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ
Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, nga i cili krijoi bashkëshorten e tij, që të gjejë prehje tek ajo. Kur ai bashkohet me të, ajo bëhet me një barrë të lehtë, duke e mbajtur (për një kohë) me lehtësi. Pastaj, kur të rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep fëmijë të shëndoshë, me siguri do të jemi mirënjohës."
Arapça tefsirler:
فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُمَا صَٰلِحٗا جَعَلَا لَهُۥ شُرَكَآءَ فِيمَآ ءَاتَىٰهُمَاۚ فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Por, kur Ai u jep atyre fëmijë të shëndoshë, ata i veshin Allahut ortakë në atë që u dhuron. I Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin ata.
Arapça tefsirler:
أَيُشۡرِكُونَ مَا لَا يَخۡلُقُ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ
Mos vallë, ia veshin Atij si ortakë ata që nuk mund të krijojnë asgjë, madje vetë janë të krijuar?!
Arapça tefsirler:
وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ لَهُمۡ نَصۡرٗا وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ
Ata nuk mund t'u ndihmojnë atyre e as vetvetes.
Arapça tefsirler:
وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمۡۚ سَوَآءٌ عَلَيۡكُمۡ أَدَعَوۡتُمُوهُمۡ أَمۡ أَنتُمۡ صَٰمِتُونَ
Nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk do t'ju ndjekin. Është krejt njësoj nëse i thërrisni apo heshtni.
Arapça tefsirler:
إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ عِبَادٌ أَمۡثَالُكُمۡۖ فَٱدۡعُوهُمۡ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata që ju u luteni pos Allahut janë robër sikurse ju, pra, lutjunu atyre dhe le t'ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën!
Arapça tefsirler:
أَلَهُمۡ أَرۡجُلٞ يَمۡشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَيۡدٖ يَبۡطِشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَعۡيُنٞ يُبۡصِرُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۗ قُلِ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ
A kanë ata këmbë për të ecur, duar për të kapur, sy për të parë ose veshë për të dëgjuar? Thuaj: "Thirrni idhujt tuaj, pastaj ngrini kurthe kundër meje, pa më lënë kohë.
Arapça tefsirler:
إِنَّ وَلِـِّۧيَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡكِتَٰبَۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ
Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe Ai i mbron të devotshmit.
Arapça tefsirler:
وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَكُمۡ وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ
Ndërkaq, ata të cilëve ju u luteni pos Tij, nuk mund t'ju ndihmojnë juve e as vetvetes."
Arapça tefsirler:
وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَسۡمَعُواْۖ وَتَرَىٰهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ وَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ
Nëse i thërret në rrugë të drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ti i vëren duke të shikuar, por ata nuk shohin.
Arapça tefsirler:
خُذِ ٱلۡعَفۡوَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡعُرۡفِ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Tregohu zemërgjerë, urdhëro për punë të mira dhe largohu nga të paditurit.
Arapça tefsirler:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ نَزۡغٞ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
Nëse të kap ndonjë cytje nga shejtani, kërkoji mbrojtje Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
Arapça tefsirler:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ إِذَا مَسَّهُمۡ طَٰٓئِفٞ مِّنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ تَذَكَّرُواْ فَإِذَا هُم مُّبۡصِرُونَ
Ata që i frikësohen Allahut, kur i kap ndonjë tundim nga shejtani, ftillohen dhe menjëherë vijnë në vete.
Arapça tefsirler:
وَإِخۡوَٰنُهُمۡ يَمُدُّونَهُمۡ فِي ٱلۡغَيِّ ثُمَّ لَا يُقۡصِرُونَ
Ndërsa vëllezërit e tyre (shejtanët) i çojnë në humbje pandërprerë.
Arapça tefsirler:
وَإِذَا لَمۡ تَأۡتِهِم بِـَٔايَةٖ قَالُواْ لَوۡلَا ٱجۡتَبَيۡتَهَاۚ قُلۡ إِنَّمَآ أَتَّبِعُ مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ مِن رَّبِّيۚ هَٰذَا بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمۡ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ
Kur nuk u sjell ndonjë ajet, ata thonë: "Sikur të sajoje ndonjë!" Thuaj: "Unë ndjek vetëm atë që më shpallet nga Zoti im. Ky (Kuran) është provë e qartë nga Zoti juaj dhe udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë."
Arapça tefsirler:
وَإِذَا قُرِئَ ٱلۡقُرۡءَانُ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
Kur të këndohet Kurani, dëgjojeni me vëmendje dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.
Arapça tefsirler:
وَٱذۡكُر رَّبَّكَ فِي نَفۡسِكَ تَضَرُّعٗا وَخِيفَةٗ وَدُونَ ٱلۡجَهۡرِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ وَلَا تَكُن مِّنَ ٱلۡغَٰفِلِينَ
Dhe kujtoje Zotin tënd më vete, me përulje e frikë, pa e ngritur zërin, në mëngjes e në mbrëmje, e mos u bëj nga të shkujdesurit.
Arapça tefsirler:
إِنَّ ٱلَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَيُسَبِّحُونَهُۥ وَلَهُۥ يَسۡجُدُونَۤ۩
Vërtet, ata (melekët) që janë afër Zotit tënd nuk e përbuzin adhurimin e Tij. Ata e madhërojnë Atë dhe Atij i bëjnë sexhde.
Arapça tefsirler:
 
Anlam tercümesi Sure: Sûratu'l-A'râf
Surelerin fihristi Sayfa numarası
 
Kur'an-ı Kerim meal tercümesi - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جار العمل عليها - Mealler fihristi

ترجمة معاني القرآن الكريم إلى اللغة الألبانية ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع إسلام هاوس IslamHouse.com. جار العمل عليها

Kapat