Check out the new design

የቅዱስ ቁርዓን ይዘት ትርጉም - የአልባኒያኛ ትርጉም - በሩዋድ የትርጉም ማዕከል - ገና ያልተጠናቀቀ * - የትርጉሞች ማዉጫ


የይዘት ትርጉም ምዕራፍ: አን-ኒሳዕ   አንቀጽ:
يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ وَلَا تَقُولُواْ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ إِنَّمَا ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ رَسُولُ ٱللَّهِ وَكَلِمَتُهُۥٓ أَلۡقَىٰهَآ إِلَىٰ مَرۡيَمَ وَرُوحٞ مِّنۡهُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۖ وَلَا تَقُولُواْ ثَلَٰثَةٌۚ ٱنتَهُواْ خَيۡرٗا لَّكُمۡۚ إِنَّمَا ٱللَّهُ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞۖ سُبۡحَٰنَهُۥٓ أَن يَكُونَ لَهُۥ وَلَدٞۘ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلٗا
O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni për Allahun asgjë përveç së vërtetës, se, pa dyshim, Mesihu - Isai, biri i Merjemes, është vetëm i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia dërgoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) prej Tij. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij e mos thoni "tre (zota)". Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! Me të vërtetë, Allahu është vetëm një Zot! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe mjafton Allahu si Mbikëqyrës.
የአረብኛ ቁርኣን ማብራሪያ:
لَّن يَسۡتَنكِفَ ٱلۡمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبۡدٗا لِّلَّهِ وَلَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ ٱلۡمُقَرَّبُونَۚ وَمَن يَسۡتَنكِفۡ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَيَسۡتَكۡبِرۡ فَسَيَحۡشُرُهُمۡ إِلَيۡهِ جَمِيعٗا
Mesihu kurrë nuk do ta përbuzte që të ishte rob i Allahut e as melekët më të afërm. Ata që e përbuzin adhurimin ndaj Allahut dhe tregohen mendjemëdhenj, Ai do t'i tubojë të gjithë para Tij.
የአረብኛ ቁርኣን ማብራሪያ:
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَيُوَفِّيهِمۡ أُجُورَهُمۡ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۖ وَأَمَّا ٱلَّذِينَ ٱسۡتَنكَفُواْ وَٱسۡتَكۡبَرُواْ فَيُعَذِّبُهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا وَلَا يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرٗا
Atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, Ai do t'ua japë shpërblimet të plota dhe do t'ua shtojë ato prej mirësisë së Tij. Ndërkaq, ata që tregohen përbuzës e mendjemëdhenj, do t'i ndëshkojë me dënim të dhembshëm dhe, përveç Allahut, ata nuk do të mund të gjejnë për vete mbrojtës e as ndihmës.
የአረብኛ ቁርኣን ማብራሪያ:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ قَدۡ جَآءَكُم بُرۡهَٰنٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ نُورٗا مُّبِينٗا
O njerëz! Juve ju erdhi tashmë një provë bindëse (Muhamedi) nga Zoti juaj dhe ju zbritëm një dritë të qartë (Kuranin).
የአረብኛ ቁርኣን ማብራሪያ:
فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَٱعۡتَصَمُواْ بِهِۦ فَسَيُدۡخِلُهُمۡ فِي رَحۡمَةٖ مِّنۡهُ وَفَضۡلٖ وَيَهۡدِيهِمۡ إِلَيۡهِ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا
Ata që besojnë Allahun dhe kapen pas tij (Kuranit), Ai do t'i fusë në mëshirën e mirësinë e Tij dhe do t'i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.
የአረብኛ ቁርኣን ማብራሪያ:
 
የይዘት ትርጉም ምዕራፍ: አን-ኒሳዕ
የምዕራፎች ማውጫ የገፅ ቁጥር
 
የቅዱስ ቁርዓን ይዘት ትርጉም - የአልባኒያኛ ትርጉም - በሩዋድ የትርጉም ማዕከል - ገና ያልተጠናቀቀ - የትርጉሞች ማዉጫ

ሩዋድ የትርጉም ማዕከል ከ ረብዋ የዳዕዋ ማህበር እና ከ የእስልምና ይዘት በተለያዩ ቋንቋዎች አገልግሎት ማህበር ጋር በመተባበር የተተረጎመ

መዝጋት