للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: آل عمران   آية:
وَلَئِن مُّتُّمۡ أَوۡ قُتِلۡتُمۡ لَإِلَى ٱللَّهِ تُحۡشَرُونَ
Sido që të vdisni ose të vriteni, medoemos tek Allahu do të mblidheni.
التفاسير العربية:
فَبِمَا رَحۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ لِنتَ لَهُمۡۖ وَلَوۡ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ ٱلۡقَلۡبِ لَٱنفَضُّواْ مِنۡ حَوۡلِكَۖ فَٱعۡفُ عَنۡهُمۡ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ وَشَاوِرۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِۖ فَإِذَا عَزَمۡتَ فَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَوَكِّلِينَ
Me mëshirën e Allahut ti ishe i butë ndaj tyre. Po të ishe i vrazhdë e zemërashpër, ata do të largoheshin nga ti. Andaj, ndjeji ata, kërko falje për ta dhe këshillohu me ta për çështje. Mirëpo, kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu, sepse vërtet Allahu i do ata që mbështeten tek Ai.
التفاسير العربية:
إِن يَنصُرۡكُمُ ٱللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمۡۖ وَإِن يَخۡذُلۡكُمۡ فَمَن ذَا ٱلَّذِي يَنصُرُكُم مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Në qoftë se ju ndihmon Allahu, s'mund t'ju mposhtë askush, e, nëse Ai ju braktis, kush do t'ju ndihmojë pas Tij?! Vetëm në Allahun le të mbështeten besimtarët.
التفاسير العربية:
وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَغُلَّۚ وَمَن يَغۡلُلۡ يَأۡتِ بِمَا غَلَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا كَسَبَتۡ وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ
Nuk është e mundur që ndonjë pejgamber të tradhtojë (duke marrë fshehurazi nga plaçka e luftës). E kushdo nga ju që merr diçka tradhtisht, Ditën e Kiametit do të vijë me atë që ka marrë. Pastaj çdo njeri do të marrë të plotë atë që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
التفاسير العربية:
أَفَمَنِ ٱتَّبَعَ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِ كَمَنۢ بَآءَ بِسَخَطٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
A është njësoj ai që ndjek kënaqësinë e Allahut me atë që tërheq hidhërimin e Tij, vendbanimi i të cilit është Xhehenemi?! Eh, sa përfundim i keq që është ai!
التفاسير العربية:
هُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ
Ata janë në shkallë të ndryshme tek Allahu. Allahu sheh mirë gjithçka që bëjnë ata.
التفاسير العربية:
لَقَدۡ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ إِذۡ بَعَثَ فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡ أَنفُسِهِمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمۡ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلُ لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Allahu lëshoi mirësi mbi besimtarët kur dërgoi tek ata një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili ua lexon ajetet (shpalljet) e Tij, i pastron ata e ua mëson Librin (Kuranin) dhe Urtësinë (Sunetin e të Dërguarit), ndonëse më herët ishin në një humbje të qartë.
التفاسير العربية:
أَوَلَمَّآ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَدۡ أَصَبۡتُم مِّثۡلَيۡهَا قُلۡتُمۡ أَنَّىٰ هَٰذَاۖ قُلۡ هُوَ مِنۡ عِندِ أَنفُسِكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ
Kur ju goditi një fatkeqësi (humbja në Luftën e Uhudit), ndërkohë që ju kishit goditur armikun më parë dyfish (në Luftën e Bedrit), thatë: "Nga na erdhi kjo?!" Thuaj: "Ajo është nga vetë ju." Sigurisht se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: آل عمران
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات وموقع IslamHouse.com.

إغلاق