للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: ص   آية:
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ
Ne nuk i kemi krijuar kot qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Kështu pandehin ata që nuk besojnë. Pra, mjerë jobesimtarët për Zjarrin që i pret!
التفاسير العربية:
أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ
A t'i bëjmë barabar ata që besojnë e bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë?! A t'i bëjmë barabar të devotshmit me të shfrenuarit?!
التفاسير العربية:
كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ky është një Libër i bekuar që Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed), që ata të thellohen në ajetet e tij dhe që mendarët të nxjerrin mësim.
التفاسير العربية:
وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Davudit ia dhamë Sulejmanin, një rob të shkëlqyeshëm. Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
التفاسير العربية:
إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ
Kur, një pasdite, atij iu paraqitën kuajt e shpejtë,
التفاسير العربية:
فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ
ai tha: "Për shkak të dashurisë ndaj pasurisë u shkujdesa nga përmendja e Zotit tim derisa perëndoi dielli.
التفاسير العربية:
رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ
"M'i ktheni ata!" Pastaj nisi t'ua priste këmbët dhe qafën.
التفاسير العربية:
وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ
Me të vërtetë, Ne e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, e pastaj ai u kthye (i penduar).
التفاسير العربية:
قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ
Ai tha: "Zoti im, më fal mua dhe më dhuro një pushtet që nuk do t'i jepet askujt pas meje! Ti je vërtet Dhuruesi i Madh."
التفاسير العربية:
فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ
Atëherë, Ne ia nënshtruam atij erën që frynte lehtë me urdhrin e tij, ngado që ai dëshironte.
التفاسير العربية:
وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ
E (ia nënshtruam) edhe shejtanët, çdo ndërtues e zhytës,
التفاسير العربية:
وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ
por edhe të tjerë të lidhur në pranga.
التفاسير العربية:
هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٖ
(Ne i thamë): "Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep ose mbaj për vete, se nuk do të merresh në llogari për këtë!"
التفاسير العربية:
وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Sigurisht, për të ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
التفاسير العربية:
وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٖ وَعَذَابٍ
Kujto robin Tonë, Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: "Me të vërtetë, shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje."
التفاسير العربية:
ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٞ وَشَرَابٞ
(Ne i thamë:) "Bjeri tokës me këmbë: aty do të dalë një burim me ujë të freskët për larje e pirje!"
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: ص
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات.

إغلاق