للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: الزخرف   آية:

سورة الزخرف - Ez Zuhruf

حمٓ
Ha, mim.
التفاسير العربية:
وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ
Betohem në Librin e qartë!
التفاسير العربية:
إِنَّا جَعَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ
Ne e kemi bërë Kuranin në gjuhën arabe, që ju ta kuptoni.
التفاسير العربية:
وَإِنَّهُۥ فِيٓ أُمِّ ٱلۡكِتَٰبِ لَدَيۡنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ
Me të vërtetë, ai është te Ne në Librin amë[1], i lartë e plot urtësi.
[1] Leuhi Mahfudh
التفاسير العربية:
أَفَنَضۡرِبُ عَنكُمُ ٱلذِّكۡرَ صَفۡحًا أَن كُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّسۡرِفِينَ
Vallë, a ta lëmë këshillimin ndaj jush, meqë jeni popull që i kalon kufijtë?
التفاسير العربية:
وَكَمۡ أَرۡسَلۡنَا مِن نَّبِيّٖ فِي ٱلۡأَوَّلِينَ
Sa e sa profetë kemi dërguar te popujt e lashtë,
التفاسير العربية:
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
por, sa herë që u vinte ndonjë profet, talleshin me të.
التفاسير العربية:
فَأَهۡلَكۡنَآ أَشَدَّ مِنۡهُم بَطۡشٗا وَمَضَىٰ مَثَلُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Ne i shkatërruam ata që ishin më të fuqishëm se këta, ndërkohë që u kanë arritur shembujt e (dënimit të) popujve të mëparshëm.
التفاسير العربية:
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ
Po qe se i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt dhe Tokën?", me siguri do të thonë: "I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri."
التفاسير العربية:
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ
Ai është që për ju shtriu Tokën dhe ju bëri në të shtigje, që të mund të orientoheni.
التفاسير العربية:
وَٱلَّذِي نَزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَنشَرۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ
Ai që zbret nga qielli ujë me masë, përmes të cilit ringjall vendin e pajetë. Kështu do të nxirreni edhe ju.
التفاسير العربية:
وَٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡفُلۡكِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مَا تَرۡكَبُونَ
Ai që krijoi të gjitha çiftet dhe bëri për ju anije dhe kafshë për hipje,
التفاسير العربية:
لِتَسۡتَوُۥاْ عَلَىٰ ظُهُورِهِۦ ثُمَّ تَذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ رَبِّكُمۡ إِذَا ٱسۡتَوَيۡتُمۡ عَلَيۡهِ وَتَقُولُواْ سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُۥ مُقۡرِنِينَ
që të hipni mbi to e pastaj të kujtoni mirësinë e Zotit tuaj pasi të jeni vendosur mbi to e të thoni: "I patëmeta është Ai që na i nënshtroi këto, se ne nuk do të mund ta bënim
التفاسير العربية:
وَإِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ
dhe pa dyshim se ne te Zoti ynë do të kthehemi."
التفاسير العربية:
وَجَعَلُواْ لَهُۥ مِنۡ عِبَادِهِۦ جُزۡءًاۚ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ مُّبِينٌ
Ata i veshin atij Atij një pjesë prej robërve të Tij. Njëmend, njeriu është mohues i hapur.
التفاسير العربية:
أَمِ ٱتَّخَذَ مِمَّا يَخۡلُقُ بَنَاتٖ وَأَصۡفَىٰكُم بِٱلۡبَنِينَ
Mos vallë, ka marrë për Vete vajza prej krijesave të Tij e ju ka veçuar ju me djem?!
التفاسير العربية:
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحۡمَٰنِ مَثَلٗا ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٌ
E, kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për lindjen e asaj që ia vishte Allahut, i nxihet fytyra dhe mbushet plot hidhërim.
التفاسير العربية:
أَوَمَن يُنَشَّؤُاْ فِي ٱلۡحِلۡيَةِ وَهُوَ فِي ٱلۡخِصَامِ غَيۡرُ مُبِينٖ
Si mund t'i vishet Atij ajo që rritet në stoli dhe është e pafuqishme në fjalëtime?!
التفاسير العربية:
وَجَعَلُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ ٱلَّذِينَ هُمۡ عِبَٰدُ ٱلرَّحۡمَٰنِ إِنَٰثًاۚ أَشَهِدُواْ خَلۡقَهُمۡۚ سَتُكۡتَبُ شَهَٰدَتُهُمۡ وَيُسۡـَٔلُونَ
Ata i quajnë femra melekët, të cilët janë robër të të Gjithëmëshirshmit! Vallë, a ishin ata të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe do të merren në llogari.
التفاسير العربية:
وَقَالُواْ لَوۡ شَآءَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَا عَبَدۡنَٰهُمۗ مَّا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ
Ata thonë: "Sikur të mos kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t'i kishim adhuruar ata." Ata s'kanë kurrfarë dijenie për këtë, por vetëm gënjejnë.
التفاسير العربية:
أَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ كِتَٰبٗا مِّن قَبۡلِهِۦ فَهُم بِهِۦ مُسۡتَمۡسِكُونَ
Mos vallë u kemi dhënë Ne atyre ndonjë libër para këtij, të cilit i përmbahen?!
التفاسير العربية:
بَلۡ قَالُوٓاْ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّهۡتَدُونَ
Jo, por ata thonë: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe ne po shkojmë gjurmëve të tyre."
التفاسير العربية:
وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقۡتَدُونَ
Kështu pra, sa herë që dërgonim para teje paralajmërues në ndonjë qytet, pasanikët e tij thoshin: "Ne i kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe ne po ndjekim gjurmët e tyre."
التفاسير العربية:
۞ قَٰلَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكُم بِأَهۡدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمۡ عَلَيۡهِ ءَابَآءَكُمۡۖ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ
Ai (i dërguari) u thoshte: "A edhe nëse ju sjell diçka më të drejtë se ajo në të cilën i gjetët baballarët tuaj?!" Ata përgjigjeshin: "Ne nuk besojmë në atë me të cilën jeni dërguar."
التفاسير العربية:
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Atëherë, Ne hakmerreshim ndaj tyre. Shiko pra si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
التفاسير العربية:
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦٓ إِنَّنِي بَرَآءٞ مِّمَّا تَعۡبُدُونَ
Kujto kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: "Unë largohem nga ata që ju i adhuroni
التفاسير العربية:
إِلَّا ٱلَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُۥ سَيَهۡدِينِ
në vend të Atij që më ka krijuar. Ai do të më udhëzojë mua në rrugën e drejtë."
التفاسير العربية:
وَجَعَلَهَا كَلِمَةَۢ بَاقِيَةٗ فِي عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Ai e bëri këtë fjalë[1] të qëndrueshme ndër pasardhësit e tij, që ata të kthehen (në besimin e drejtë).
[1] Fjalën "La ilahe il-lallah"
التفاسير العربية:
بَلۡ مَتَّعۡتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ وَرَسُولٞ مُّبِينٞ
Në të vërtetë, Unë u dhashë këtyre dhe etërve të tyre jetë të gjatë, derisa u erdhi e vërteta dhe një i dërguar i qartë.
التفاسير العربية:
وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ
Por, kur u erdhi e vërteta, ata thanë: "Kjo është magji dhe ne nuk e besojmë atë."
التفاسير العربية:
وَقَالُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنَ ٱلۡقَرۡيَتَيۡنِ عَظِيمٍ
Po ashtu thanë: "Përse nuk iu shpall ky Kuran një njeriu të madh nga këto dy qytete?!"
التفاسير العربية:
أَهُمۡ يَقۡسِمُونَ رَحۡمَتَ رَبِّكَۚ نَحۡنُ قَسَمۡنَا بَيۡنَهُم مَّعِيشَتَهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَرَفَعۡنَا بَعۡضَهُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَتَّخِذَ بَعۡضُهُم بَعۡضٗا سُخۡرِيّٗاۗ وَرَحۡمَتُ رَبِّكَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ
Mos vallë, janë ata që e ndajnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne ua kemi ndarë atyre jetesën në jetën e kësaj bote dhe kemi ngritur disa mbi të tjerët në shkallë, në mënyrë që disa prej tyre t'u shërbejnë të tjerëve. Mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që grumbullojnë ata.
التفاسير العربية:
وَلَوۡلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ لَّجَعَلۡنَا لِمَن يَكۡفُرُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ لِبُيُوتِهِمۡ سُقُفٗا مِّن فِضَّةٖ وَمَعَارِجَ عَلَيۡهَا يَظۡهَرُونَ
Po të mos ishte që njerëzit do të bëheshin një bashkësi (në mosbesim), Ne do t'u bënim atyre që mohojnë të Gjithëmëshirshmin prej argjendi çatitë e shtëpive të tyre, shkallët nëpër të cilat ngjiten,
التفاسير العربية:
وَلِبُيُوتِهِمۡ أَبۡوَٰبٗا وَسُرُرًا عَلَيۡهَا يَتَّكِـُٔونَ
dyert e shtëpive të tyre, si dhe divanet në të cilat mbështeten,
التفاسير العربية:
وَزُخۡرُفٗاۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُتَّقِينَ
madje edhe stoli ari. Por, e gjithë kjo është vetëm kënaqësi e jetës së kësaj bote, ndërsa bota tjetër pranë Zotit tënd është për të devotshmit.
التفاسير العربية:
وَمَن يَعۡشُ عَن ذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ نُقَيِّضۡ لَهُۥ شَيۡطَٰنٗا فَهُوَ لَهُۥ قَرِينٞ
Atij që tregohet i verbër ndaj këshillës[1] së të Gjithëmëshirshmit, Ne i caktojmë një shejtan që i bëhet shok i pandashëm.
[1] Kurani
التفاسير العربية:
وَإِنَّهُمۡ لَيَصُدُّونَهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُم مُّهۡتَدُونَ
Ata i pengojnë nga rruga e drejtë, ndërsa këta mendojnë se janë të udhëzuar.
التفاسير العربية:
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَنَا قَالَ يَٰلَيۡتَ بَيۡنِي وَبَيۡنَكَ بُعۡدَ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرِينُ
E, kur vijë te Ne, (i mashtruari) do të thotë: "Ah, sikur mes meje e teje të kishte largësi sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i keq që paske qenë!"
التفاسير العربية:
وَلَن يَنفَعَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ إِذ ظَّلَمۡتُمۡ أَنَّكُمۡ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ
Por, asgjë nuk do t'ju bëjë dobi sot të qenët bashkë në dënim, pasi ishit të padrejtë.
التفاسير العربية:
أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ أَوۡ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَمَن كَانَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
Vallë, a mund t'i bësh të dëgjojnë të shurdhrit apo t'i udhëzosh të verbrit dhe ata që janë në humbje të qartë?
التفاسير العربية:
فَإِمَّا نَذۡهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنۡهُم مُّنتَقِمُونَ
Edhe nëse të marrim ty (o Muhamed), Ne patjetër do të hakmerremi ndaj tyre.
التفاسير العربية:
أَوۡ نُرِيَنَّكَ ٱلَّذِي وَعَدۡنَٰهُمۡ فَإِنَّا عَلَيۡهِم مُّقۡتَدِرُونَ
Ose do të të tregojmë atë me të cilën i kemi kërcënuar, sepse Ne gjithsesi kemi fuqi mbi ta.
التفاسير العربية:
فَٱسۡتَمۡسِكۡ بِٱلَّذِيٓ أُوحِيَ إِلَيۡكَۖ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Prandaj, mbahu fort pas asaj që të është shpallur, sepse, pa dyshim, ti je në rrugë të drejtë!
التفاسير العربية:
وَإِنَّهُۥ لَذِكۡرٞ لَّكَ وَلِقَوۡمِكَۖ وَسَوۡفَ تُسۡـَٔلُونَ
Me të vërtetë, ky (Kuran) është nder për ty dhe popullin tënd dhe ju do të merreni në llogari.
التفاسير العربية:
وَسۡـَٔلۡ مَنۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلۡنَا مِن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ءَالِهَةٗ يُعۡبَدُونَ
Pyeti të dërguarit Tanë që i kemi çuar para teje se a kemi caktuar përveç të Gjithëmëshirshmit zota që mund të adhurohen!
التفاسير العربية:
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
Në të vërtetë, Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona te Faraoni dhe paria e tij, i cili u tha: "Unë jam njëmend i dërguari i Zotit të botëve."
التفاسير العربية:
فَلَمَّا جَآءَهُم بِـَٔايَٰتِنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَضۡحَكُونَ
Por, kur ua solli atyre mrekullitë Tona, ata u tallën me to.
التفاسير العربية:
وَمَا نُرِيهِم مِّنۡ ءَايَةٍ إِلَّا هِيَ أَكۡبَرُ مِنۡ أُخۡتِهَاۖ وَأَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Ne nuk u treguam atyre asnjë mrekulli që të mos ishte më e madhe se ajo e mëparshmja. Ne i ndëshkuam ata, që të ktheheshin (në rrugën e drejtë).
التفاسير العربية:
وَقَالُواْ يَٰٓأَيُّهَ ٱلسَّاحِرُ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ إِنَّنَا لَمُهۡتَدُونَ
Ata i thoshin (Musait): "O magjistar! Lute Zotin tënd për ne, për shkak të besës që të ka dhënë, se përnjëmend do të ndjekim rrugën e drejtë!"
التفاسير العربية:
فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابَ إِذَا هُمۡ يَنكُثُونَ
Por, kur ua largonim ndëshkimin, ata e thyenin premtimin.
التفاسير العربية:
وَنَادَىٰ فِرۡعَوۡنُ فِي قَوۡمِهِۦ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَيۡسَ لِي مُلۡكُ مِصۡرَ وَهَٰذِهِ ٱلۡأَنۡهَٰرُ تَجۡرِي مِن تَحۡتِيٓۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ
Ndërkaq, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: "O populli im! A nuk më përket mua mbretëria e Egjiptit dhe këta lumenj që rrjedhin nën këmbët e mia?! A nuk shihni?!
التفاسير العربية:
أَمۡ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ مَهِينٞ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ
Vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky që është i përbuzur dhe mezi flet qartë?
التفاسير العربية:
فَلَوۡلَآ أُلۡقِيَ عَلَيۡهِ أَسۡوِرَةٞ مِّن ذَهَبٍ أَوۡ جَآءَ مَعَهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ مُقۡتَرِنِينَ
Pse nuk i janë dhënë atij byzylykë ari ose të kishin ardhur me të melekët si shoqërues?"
التفاسير العربية:
فَٱسۡتَخَفَّ قَوۡمَهُۥ فَأَطَاعُوهُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ
Kështu, ai e mashtroi popullin e vet dhe ata iu nënshtruan. Ata ishin njëmend një popull i pabindur.
التفاسير العربية:
فَلَمَّآ ءَاسَفُونَا ٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Por, kur na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm që të gjithë
التفاسير العربية:
فَجَعَلۡنَٰهُمۡ سَلَفٗا وَمَثَلٗا لِّلۡأٓخِرِينَ
e i bëmë shembull e mësim për brezat e mëvonshëm.
التفاسير العربية:
۞ وَلَمَّا ضُرِبَ ٱبۡنُ مَرۡيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوۡمُكَ مِنۡهُ يَصِدُّونَ
E, kur u soll biri i Merjemes si shembull, populli yt nisën të zhurmojnë,
التفاسير العربية:
وَقَالُوٓاْ ءَأَٰلِهَتُنَا خَيۡرٌ أَمۡ هُوَۚ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلَۢاۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٌ خَصِمُونَ
duke thënë: "A janë më të mirë zotat tanë apo ai?" Ata ta sjellin këtë shembull vetëm për t'u fjalosur. Në të vërtetë, ata janë popull grindavec.
التفاسير العربية:
إِنۡ هُوَ إِلَّا عَبۡدٌ أَنۡعَمۡنَا عَلَيۡهِ وَجَعَلۡنَٰهُ مَثَلٗا لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ
Ai është vetëm një rob të cilit i dhamë mirësi dhe e bëmë shembull për bijtë e Israilit.
التفاسير العربية:
وَلَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَا مِنكُم مَّلَٰٓئِكَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَخۡلُفُونَ
Sikur të donim, në vend tuajin do të kishim bërë në Tokë melekë, që t'ju trashëgonin.
التفاسير العربية:
وَإِنَّهُۥ لَعِلۡمٞ لِّلسَّاعَةِ فَلَا تَمۡتَرُنَّ بِهَا وَٱتَّبِعُونِۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ
Me të vërtetë, ai (Isai) është një shenjë e çastit të Kiametit, prandaj kurrsesi mos dyshoni në ardhjen e atij çasti dhe më ndiqni mua. Kjo është rruga e drejtë.
التفاسير العربية:
وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ
Le të mos ju largojë shejtani, se, njëmend, ai është armik juaji i hapur.
التفاسير العربية:
وَلَمَّا جَآءَ عِيسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ قَالَ قَدۡ جِئۡتُكُم بِٱلۡحِكۡمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعۡضَ ٱلَّذِي تَخۡتَلِفُونَ فِيهِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ
Kur Isai erdhi me prova të qarta, tha: "Kam ardhur te ju me urtësi (Profeci) dhe që t'ju sqaroj disa çështje për të cilat kundërshtoheni. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua!
التفاسير العربية:
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ
Pa dyshim, Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë. Kjo është rruga e drejtë.
التفاسير العربية:
فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ عَذَابِ يَوۡمٍ أَلِيمٍ
Por, sektet nga mesi i tyre u përçanë (lidhur me të). Pra, mjerë zullumqarët nga ndodhitë e një Dite të dhembshme!
التفاسير العربية:
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ
A presin ata gjë tjetër përveç çastit të Kiametit që t'u vijë papritmas, pa e vënë re fare?!
التفاسير العربية:
ٱلۡأَخِلَّآءُ يَوۡمَئِذِۭ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّ إِلَّا ٱلۡمُتَّقِينَ
Miqtë e ngushtë atë Ditë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve.
التفاسير العربية:
يَٰعِبَادِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَآ أَنتُمۡ تَحۡزَنُونَ
(Allahu do t'u thotë): "O robërit e Mi, sot nuk ka frikë për ju e as do të pikëlloheni.
التفاسير العربية:
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ مُسۡلِمِينَ
Ju që besuat ajetet Tona dhe ishit muslimanë.
التفاسير العربية:
ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ أَنتُمۡ وَأَزۡوَٰجُكُمۡ تُحۡبَرُونَ
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar!
التفاسير العربية:
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِصِحَافٖ مِّن ذَهَبٖ وَأَكۡوَابٖۖ وَفِيهَا مَا تَشۡتَهِيهِ ٱلۡأَنفُسُ وَتَلَذُّ ٱلۡأَعۡيُنُۖ وَأَنتُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ
Atyre do t'u shërbehet me pjata e kupa ari dhe atje do të kenë çfarëdo që ua dëshiron shpirti e gjithçka që kënaq syrin. Ju do të qëndroni aty përgjithmonë.
التفاسير العربية:
وَتِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِيٓ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Ja, ky është Xheneti që ju e trashëguat për shkak të asaj që punuat.
التفاسير العربية:
لَكُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ كَثِيرَةٞ مِّنۡهَا تَأۡكُلُونَ
Aty do të keni fruta të llojllojshme, prej të cilave do të hani."
التفاسير العربية:
إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, keqbërësit do të jenë në dënimin e Xhehenemit përgjithmonë.
التفاسير العربية:
لَا يُفَتَّرُ عَنۡهُمۡ وَهُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ
Atyre nuk do t'u lehtësohet (dënimi) dhe do të jenë të dëshpëruar në të.
التفاسير العربية:
وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُواْ هُمُ ٱلظَّٰلِمِينَ
Ne nuk u kemi bërë padrejtësi atyre, por ata vetë ishin të padrejtët.
التفاسير العربية:
وَنَادَوۡاْ يَٰمَٰلِكُ لِيَقۡضِ عَلَيۡنَا رَبُّكَۖ قَالَ إِنَّكُم مَّٰكِثُونَ
Ata do të thërrasin: "O Malik, le të na japë fund Zoti yt!" Ai do të thotë: "Ju do të qëndroni aty."
التفاسير العربية:
لَقَدۡ جِئۡنَٰكُم بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَكُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ
Ne jua sollëm të vërtetën, por shumica prej jush e urrenin të vërtetën.
التفاسير العربية:
أَمۡ أَبۡرَمُوٓاْ أَمۡرٗا فَإِنَّا مُبۡرِمُونَ
Nëse ata kanë ngritur ndonjë kurth, edhe Ne do të ngremë kurthe.
التفاسير العربية:
أَمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّا لَا نَسۡمَعُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيۡهِمۡ يَكۡتُبُونَ
A mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fshehtësitë dhe pëshpëritjet e tyre? Gjithsesi që po, madje, të dërguarit Tanë që janë pranë tyre, shkruajnë (çdo gjë).
التفاسير العربية:
قُلۡ إِن كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٞ فَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡعَٰبِدِينَ
Thuaj: "Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte fëmijë, unë do të isha i pari që do ta adhuroja."
التفاسير العربية:
سُبۡحَٰنَ رَبِّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ
I patëmeta është Zoti i qiejve e i Tokës, Zoti i Arshit, mbi gjithçka që i veshin Atij.
التفاسير العربية:
فَذَرۡهُمۡ يَخُوضُواْ وَيَلۡعَبُواْ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ
Pra, lëri ata të zhyten (në gjëra të kota) e të argëtohen derisa të ballafaqohen me Ditën që u premtohet.
التفاسير العربية:
وَهُوَ ٱلَّذِي فِي ٱلسَّمَآءِ إِلَٰهٞ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ إِلَٰهٞۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ
Ai është i vetmi Zot në qiell dhe i vetmi Zot në Tokë (që adhurohet me të drejtë). Ai është i Urti, i Gjithëdijshmi.
التفاسير العربية:
وَتَبَارَكَ ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلسَّاعَةِ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
I bekuar është Ai të Cilit i përket pushteti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre. Tek Ai është dija e çastit të Kiametit dhe tek Ai do të ktheheni.
التفاسير العربية:
وَلَا يَمۡلِكُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِٱلۡحَقِّ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ
Ata që adhurohen përveç Tij nuk kanë mundësi të ndërmjetësojnë (për askënd), përveç atyre që dëshmuan për të vërtetën, duke e ditur.
التفاسير العربية:
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ
Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, sigurisht do të thonë: "Allahu!" Përse largohen atëherë?!
التفاسير العربية:
وَقِيلِهِۦ يَٰرَبِّ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ قَوۡمٞ لَّا يُؤۡمِنُونَ
E ai (Muhamedi) tha: "O Zoti im, vërtet këta janë njerëz që nuk besojnë."
التفاسير العربية:
فَٱصۡفَحۡ عَنۡهُمۡ وَقُلۡ سَلَٰمٞۚ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ
Pra, lëri aty dhe thuaju: "Paqe!", se së shpejti do ta kuptojnë!
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: الزخرف
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات وموقع IslamHouse.com.

إغلاق