للإطلاع على الموقع بحلته الجديدة

ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها * - فهرس التراجم


ترجمة معاني سورة: الأنفال   آية:
إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ
Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj (në Bedër) e Ai ju përgjigj: "Unë do t'ju mbështes me një mijë melekë që vijnë njëri pas tjetrit."
التفاسير العربية:
وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ وَلِتَطۡمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمۡۚ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
Allahu e bëri këtë vetëm si lajm të gëzuar dhe për t'i qetësuar zemrat tuaja. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë.
التفاسير العربية:
إِذۡ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةٗ مِّنۡهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذۡهِبَ عَنكُمۡ رِجۡزَ ٱلشَّيۡطَٰنِ وَلِيَرۡبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمۡ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلۡأَقۡدَامَ
Kujtoni kur Ai bëri që të bini në dremitje si siguri prej Tij dhe dërgoi shi nga qielli për t'ju pastruar, për t'jua hequr ndyrësinë e shejtanit, për t'jua forcuar zemrat dhe për t'jua bërë të qëndrueshme këmbët.
التفاسير العربية:
إِذۡ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمۡ فَثَبِّتُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ سَأُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ فَٱضۡرِبُواْ فَوۡقَ ٱلۡأَعۡنَاقِ وَٱضۡرِبُواْ مِنۡهُمۡ كُلَّ بَنَانٖ
Kur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forconi ata që besojnë. Unë do të shtie tmerrin në zemrat e jobesimtarëve, prandaj goditini në qafa dhe goditini në të gjithë gishtërinjtë."
التفاسير العربية:
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Kjo, se ata e kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
التفاسير العربية:
ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ
Kjo është për ju, prandaj shijojeni atë, e për jobesimtarët do të ketë dënim me Zjarr.
التفاسير العربية:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ زَحۡفٗا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ
O besimtarë, kur të ndesheni me jobesimtarët në betejë, mos ua ktheni shpinën.
التفاسير العربية:
وَمَن يُوَلِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفٗا لِّقِتَالٍ أَوۡ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٖ فَقَدۡ بَآءَ بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
Kushdo që ua kthen shpinën atyre atë ditë, – përveçse si taktikë e luftës a për t’iu bashkuar një grupi tjetër, – ai do të marrë zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehenemi. Eh, sa përfundim i keq që është ai!
التفاسير العربية:
 
ترجمة معاني سورة: الأنفال
فهرس السور رقم الصفحة
 
ترجمة معاني القرآن الكريم - الترجمة الألبانية - مركز رواد الترجمة - جارٍ العمل عليها - فهرس التراجم

ترجمها فريق مركز رواد الترجمة بالتعاون مع جمعية الدعوة بالربوة وجمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغات.

إغلاق