Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আন-নাহল   আয়াত:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ
Edhe para teje Ne kemi dërguar vetëm burra, të cilëve ua kemi dhënë shpalljen. Prandaj, pyetni ata që kanë njohuri, nëse ju nuk e dini!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِۗ وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلذِّكۡرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ
(I dërguam) me prova të qarta dhe libra, ndërsa ty ta zbritëm Këshillën, që t'ua sqarosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَفَأَمِنَ ٱلَّذِينَ مَكَرُواْ ٱلسَّيِّـَٔاتِ أَن يَخۡسِفَ ٱللَّهُ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ يَأۡتِيَهُمُ ٱلۡعَذَابُ مِنۡ حَيۡثُ لَا يَشۡعُرُونَ
Vallë, a janë të sigurt ata që kurdisën kurthe se Allahu nuk do ta fundosë tokën bashkë me ta ose se nuk do t'u vijë dënimi prej nga nuk e presin?!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ فِي تَقَلُّبِهِمۡ فَمَا هُم بِمُعۡجِزِينَ
Ose se nuk do t'i kaplojë (dënimi) kur janë duke bredhur, pa mundur të shpëtojnë,
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَوۡ يَأۡخُذَهُمۡ عَلَىٰ تَخَوُّفٖ فَإِنَّ رَبَّكُمۡ لَرَءُوفٞ رَّحِيمٌ
ose se nuk do t'i kaplojë dënimi duke qenë të frikësuar. Zoti yt, në të vërtetë, është Përdëllimtar e Mëshirëplotë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ يَتَفَيَّؤُاْ ظِلَٰلُهُۥ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَٱلشَّمَآئِلِ سُجَّدٗا لِّلَّهِ وَهُمۡ دَٰخِرُونَ
A nuk i shohin ata gjërat që ka krijuar Allahu, se si hijet e tyre anojnë djathtas e majtas, duke i bërë sexhde Allahut me përulësi të plotë?
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن دَآبَّةٖ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ
Allahut i bie në sexhde çdo gjallesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e edhe melekët, të cilët nuk janë mendjemëdhenj
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَخَافُونَ رَبَّهُم مِّن فَوۡقِهِمۡ وَيَفۡعَلُونَ مَا يُؤۡمَرُونَ۩
e i frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe bëjnë atë që u urdhërohet.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
۞ وَقَالَ ٱللَّهُ لَا تَتَّخِذُوٓاْ إِلَٰهَيۡنِ ٱثۡنَيۡنِۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَإِيَّٰيَ فَٱرۡهَبُونِ
Allahu ka thënë: "Mos adhuroni dy zota, se pa dyshim, Ai është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm nga Unë frikësohuni!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَهُ ٱلدِّينُ وَاصِبًاۚ أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَتَّقُونَ
Atij i takon gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i takon përkushtimi përherë. Vallë, a do t'i frikësoheni ndokujt tjetër përveç Allahut?
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَمَا بِكُم مِّن نِّعۡمَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيۡهِ تَجۡـَٔرُونَ
Çdo mirësi që keni është prej Allahut, e, kur ju godet e keqja, vetëm tek Ai ktheheni për të kërkuar ndihmë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ثُمَّ إِذَا كَشَفَ ٱلضُّرَّ عَنكُمۡ إِذَا فَرِيقٞ مِّنكُم بِرَبِّهِمۡ يُشۡرِكُونَ
Pastaj, sapo t'jua largojë vështirësinë, disa prej jush i bëjnë shok Zotit të tyre (në adhurim),
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আন-নাহল
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ