Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: লুক্বমান   আয়াত:
أَلَمۡ تَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَأَسۡبَغَ عَلَيۡكُمۡ نِعَمَهُۥ ظَٰهِرَةٗ وَبَاطِنَةٗۗ وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُجَٰدِلُ فِي ٱللَّهِ بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَلَا هُدٗى وَلَا كِتَٰبٖ مُّنِيرٖ
A nuk e shihni se Allahu ju ka nënshtruar çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe ka derdhur mbi ju të mirat e Tij të dukshme e të padukshme?! Megjithatë, ka prej njerëzve që grinden rreth Allahut pa kurrfarë diturie, pa udhëzim dhe pa Libër të ndritur.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّبِعُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ قَالُواْ بَلۡ نَتَّبِعُ مَا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَآۚ أَوَلَوۡ كَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ يَدۡعُوهُمۡ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ
Kur atyre u thuhet: "Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!", ata thonë: "Jo! Ne do të ndjekim rrugën në të cilën i gjetëm të parët tanë." Vallë, edhe nëse shejtani po i thërret ata në dënimin e Zjarrit flakërues?!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
۞ وَمَن يُسۡلِمۡ وَجۡهَهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ وَهُوَ مُحۡسِنٞ فَقَدِ ٱسۡتَمۡسَكَ بِٱلۡعُرۡوَةِ ٱلۡوُثۡقَىٰۗ وَإِلَى ٱللَّهِ عَٰقِبَةُ ٱلۡأُمُورِ
Ai që i dorëzohet plotësisht Allahut, duke qenë vepërmirë, njëmend është kapur për lidhjen më të fortë. Allahut i takon fundi i të gjitha çështjeve.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَمَن كَفَرَ فَلَا يَحۡزُنكَ كُفۡرُهُۥٓۚ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ فَنُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ
Sa për ata që nuk besojnë, ti mos u brengos për mosbesimin e tyre! Kthimi i tyre është te Ne, e Ne do t'i njoftojmë për atë që kanë punuar. Pa dyshim, Allahu e di mirë çfarë ka në zemra.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
نُمَتِّعُهُمۡ قَلِيلٗا ثُمَّ نَضۡطَرُّهُمۡ إِلَىٰ عَذَابٍ غَلِيظٖ
Ne do t'i lëmë ata të kënaqen përkohësisht e pastaj do t'i hedhim në dënimin e ashpër.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُۚ قُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Nëse do t'i pyesje ata se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, me siguri do të thonë: "Allahu!" Thuaj: "Lavdërimi i takon Allahut" Por, shumica e tyre nuk dinë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ
E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Panevoji, i Lavdëruari.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَوۡ أَنَّمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن شَجَرَةٍ أَقۡلَٰمٞ وَٱلۡبَحۡرُ يَمُدُّهُۥ مِنۢ بَعۡدِهِۦ سَبۡعَةُ أَبۡحُرٖ مَّا نَفِدَتۡ كَلِمَٰتُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ
Sikur të gjithë drurët që gjenden në Tokë të ishin pena e deti të ishte bojë e pas (shterjes së) tij të shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
مَّا خَلۡقُكُمۡ وَلَا بَعۡثُكُمۡ إِلَّا كَنَفۡسٖ وَٰحِدَةٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعُۢ بَصِيرٌ
Krijimi dhe ringjallja juaj është njësoj si krijimi e ringjallja e një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu dëgjon e sheh çdo gjë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: লুক্বমান
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ