Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: ইয়াছীন   আয়াত:
وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلًا أَصۡحَٰبَ ٱلۡقَرۡيَةِ إِذۡ جَآءَهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ
Sillu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur atyre u erdhën të dërguarit.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
إِذۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱثۡنَيۡنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزۡنَا بِثَالِثٖ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيۡكُم مُّرۡسَلُونَ
Kur Ne u dërguam atyre dy veta, por i përgënjeshtruan, kështu që i fuqizuam me një të tretë e ata thanë: "Ne, me të vërtetë, jemi sjellë te ju si të dërguar."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ
Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz si ne dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju thjesht po gënjeni."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ
Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne njëmend jemi sjellë si të dërguar te ju
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ
e detyra jonë është vetëm kumtimi i qartë."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرۡنَا بِكُمۡۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهُواْ لَنَرۡجُمَنَّكُمۡ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ
Ata thanë: "Ne parandiejmë se ju po na e ndillni të keqen. Nëse nuk hiqni dorë, me siguri, do t'ju mbysim me gurë dhe do t'ju kapë prej nesh një dënim i dhembshëm."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قَالُواْ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمۡ أَئِن ذُكِّرۡتُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ
Ata thanë: "E keqja juaj është me ju (për shkak të mosbesimit tuaj). Vallë, a edhe nëse ne ju këshillojmë?! Ju, në të vërtetë, jeni një popull që kaloni çdo kufi."
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَجَآءَ مِنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ رَجُلٞ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar e tha: "O populli im, ndiqni të dërguarit!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسۡـَٔلُكُمۡ أَجۡرٗا وَهُم مُّهۡتَدُونَ
Ndiqni ata që nuk ju kërkojnë asnjë shpërblim e që janë të udhëzuar!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَمَالِيَ لَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
E përse të mos adhuroj Atë që më krijoi dhe tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدۡنِ ٱلرَّحۡمَٰنُ بِضُرّٖ لَّا تُغۡنِ عَنِّي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يُنقِذُونِ
Si të adhuroj zota të tjerë përveç Tij, ndërkohë që, nëse i Gjithëmëshirshmi dëshiron të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bën kurrfarë dobie e as mund të më shpëtojnë?!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
إِنِّيٓ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Atëherë, unë do të isha njëmend në një humbje të qartë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
إِنِّيٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمۡ فَٱسۡمَعُونِ
Unë i besova Zotit tuaj, pra, më dëgjoni!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
قِيلَ ٱدۡخُلِ ٱلۡجَنَّةَۖ قَالَ يَٰلَيۡتَ قَوۡمِي يَعۡلَمُونَ
Atij iu tha (kur jobesimtarët e vranë): "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ
se si më ka falur Zoti im dhe më ka bërë ndër të nderuarit!"
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: ইয়াছীন
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ