Check out the new design

আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) * - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ


অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনফাল   আয়াত:
فَلَمۡ تَقۡتُلُوهُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ قَتَلَهُمۡۚ وَمَا رَمَيۡتَ إِذۡ رَمَيۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ رَمَىٰ وَلِيُبۡلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡهُ بَلَآءً حَسَنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ
Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau, as ishe ti (o Muhamed) ai që i gjuajti, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t'i sprovonte besimtarët me një dhuratë të mirë. Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëdijshëm.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
ذَٰلِكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُوهِنُ كَيۡدِ ٱلۡكَٰفِرِينَ
Kjo (ishte sprova juaj) dhe dijeni se Allahu dobëson kurthet e jobesimtarëve!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
إِن تَسۡتَفۡتِحُواْ فَقَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡفَتۡحُۖ وَإِن تَنتَهُواْ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَعُودُواْ نَعُدۡ وَلَن تُغۡنِيَ عَنكُمۡ فِئَتُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَوۡ كَثُرَتۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Nëse ju (jobesimtarë) po kërkoni vendimin, vendimi (i fitores kundër jush) erdhi tashmë. E, nëse ndaloni, është më mirë për ju. Por, nëse ju ktheheni (për të luftuar besimtarët), kthehemi edhe Ne (për t'i ndihmuar ata kundër jush). Turma juaj nuk do t'ju bëjë dobi aspak, edhe po qenë shumë, sepse Allahu është me besimtarët!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَأَنتُمۡ تَسۡمَعُونَ
O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij e mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që ju dëgjoni (Kuranin).
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ
Dhe mos u bëni si ata që thonë: "Dëgjuam", ndërsa në të vërtetë nuk dëgjojnë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
۞ إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلصُّمُّ ٱلۡبُكۡمُ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ
Krijesat më të këqija tek Allahu janë ata që janë të shurdhër dhe memecë (ndaj së vërtetës), të cilët nuk kuptojnë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَلَوۡ عَلِمَ ٱللَّهُ فِيهِمۡ خَيۡرٗا لَّأَسۡمَعَهُمۡۖ وَلَوۡ أَسۡمَعَهُمۡ لَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ
Po të dinte Allahu ndonjë të mirë tek ata, do t'i bënte të dëgjonin. Por, edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të shmangeshin duke kthyer shpinën.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَجِيبُواْ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمۡ لِمَا يُحۡيِيكُمۡۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَقَلۡبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
O besimtarë! Përgjigjiuni Allahut e të Dërguarit kur ju thërret në atë që ju jep jetë, dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut e zemrës së tij dhe vetëm tek Ai do të tuboheni të gjithë.
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
وَٱتَّقُواْ فِتۡنَةٗ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمۡ خَآصَّةٗۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ
Ruajuni dënimit, i cili nuk i godet vetëm keqbërësit nga mesi juaj dhe dijeni se Allahu është i rreptë në ndëshkim!
আৰবী তাফছীৰসমূহ:
 
অৰ্থানুবাদ ছুৰা: আল-আনফাল
ছুৰাৰ তালিকা পৃষ্ঠা নং
 
আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে) - অনুবাদসমূহৰ সূচীপত্ৰ

অনুবাদ কৰিছে جمعية الدعوة بالربوة আৰু جمعية خدمة المحتوى الإسلامي باللغاتৰ সহযোগত মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাৰ অনুবাদক গোষ্ঠীয়ে।

বন্ধ