Check out the new design

Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) * - Translations’ Index


Translation of the meanings Surah: Al-An‘ām   Ayah:
وَكَذَٰلِكَ فَتَنَّا بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لِّيَقُولُوٓاْ أَهَٰٓؤُلَآءِ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنۢ بَيۡنِنَآۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِٱلشَّٰكِرِينَ
Kështu ne i sprovuam disa nga ata me disa të tjerë, që të thonë: "Vallë, këta i begatoi Allahu nga mesi ynë?!" A nuk është Allahu Ai që i njeh më së miri mirënjohësit?
Arabic explanations of the Qur’an:
وَإِذَا جَآءَكَ ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِنَا فَقُلۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۖ كَتَبَ رَبُّكُمۡ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَ أَنَّهُۥ مَنۡ عَمِلَ مِنكُمۡ سُوٓءَۢا بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَصۡلَحَ فَأَنَّهُۥ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Kur të vijnë te ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: "Paqja qoftë mbi ju! Zoti juaj ia ka caktuar Vetes mëshirën: kushdo nga ju që bën ndonjë të keqe nga padija e pastaj pendohet dhe përmirësohet, do ta gjejë Allahun Falës të Madh e Mëshirëplotë.
Arabic explanations of the Qur’an:
وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِتَسۡتَبِينَ سَبِيلُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ
Kështu i shpjegojmë Ne hollësisht shpalljet, që të bëhet e qartë rruga e keqbërësve.
Arabic explanations of the Qur’an:
قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ قُل لَّآ أَتَّبِعُ أَهۡوَآءَكُمۡ قَدۡ ضَلَلۡتُ إِذٗا وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ
Thuaj: "Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata që i adhuroni në vend të Allahut." Thuaj: "Unë nuk ndjek dëshirat tuaja, se atëherë do të isha i humbur e nuk do të isha nga të udhëzuarit."
Arabic explanations of the Qur’an:
قُلۡ إِنِّي عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَكَذَّبۡتُم بِهِۦۚ مَا عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦٓۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ يَقُصُّ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰصِلِينَ
Thuaj: "Unë jam në një udhëzim të qartë nga Zoti im, ndërsa ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në dorën time ajo që e kërkoni me ngut. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e thotë të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë."
Arabic explanations of the Qur’an:
قُل لَّوۡ أَنَّ عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦ لَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۗ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِٱلظَّٰلِمِينَ
Thuaj: "Sikur të ishte në dorën time ajo që e kërkoni me ngut, do të merrte fund puna midis meje dhe jush. Allahu i di më së miri keqbërësit."
Arabic explanations of the Qur’an:
۞ وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلۡغَيۡبِ لَا يَعۡلَمُهَآ إِلَّا هُوَۚ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۚ وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعۡلَمُهَا وَلَا حَبَّةٖ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡأَرۡضِ وَلَا رَطۡبٖ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ
Ai i ka çelësat e së fshehtës, të cilën nuk e di askush përveç Tij. Ai e di çfarë ka në tokë dhe çfarë ka në det. Asnjë gjethe nuk bie pa e ditur Ai, as ndonjë kokërr në brendësinë e tokës, madje nuk ka asgjë të njomë e as të thatë që nuk është në një Libër[1] të qartë.
[1] Në Leuhi Mahfudh.
Arabic explanations of the Qur’an:
 
Translation of the meanings Surah: Al-An‘ām
Surahs’ Index Page Number
 
Translation of the Meanings of the Noble Qur'an - Albanian translation - Rowwad Translation Center (in progress) - Translations’ Index

translated by Rowwad Translation Center, in cooperation with the Islamic Propagation Office in Rabwah and the Association for Serving Islamic Content in Languages.

close