Check out the new design

Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al albanés - Centro de traducción Rwwad (en proceso) * - Índice de traducciones


Traducción de significados Capítulo: Al-Tawba   Versículo:
يُرِيدُونَ أَن يُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَيَأۡبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ
Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu s'pranon ndryshe, veçse ta përsosë dritën e Tij, edhe nëse e urrejnë jobesimtarët.
Las Exégesis Árabes:
هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ
Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, që ta bëjë mbizotëruese mbi të gjitha fetë e tjera, edhe pse e urrejnë idhujtarët.
Las Exégesis Árabes:
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡأَحۡبَارِ وَٱلرُّهۡبَانِ لَيَأۡكُلُونَ أَمۡوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَٰطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۗ وَٱلَّذِينَ يَكۡنِزُونَ ٱلذَّهَبَ وَٱلۡفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٖ
O ju që besoni! Në të vërtetë, shumë rabinë dhe murgj gllabërojnë pasurinë e njerëzve në mënyrë të paligjshme dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugë të Allahut, njoftoji për një dënim të dhembshëm.
Las Exégesis Árabes:
يَوۡمَ يُحۡمَىٰ عَلَيۡهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكۡوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمۡ وَجُنُوبُهُمۡ وَظُهُورُهُمۡۖ هَٰذَا مَا كَنَزۡتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡ فَذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡنِزُونَ
Ditën kur thesaret e tyre do të nxehen në Zjarrin e Xhehenemit dhe me të do t'u njollosen ballët, anët dhe shpinat e tyre (e do t'u thuhet): "Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj. Shijoni pra (dënimin për) atë që grumbulluat."
Las Exégesis Árabes:
إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ وَقَٰتِلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ كَآفَّةٗ كَمَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ كَآفَّةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ
Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që nga dita që krijoi qiejt dhe Tokën; nga të cilët katër janë të shenjtë. Kjo është rruga e drejtë, andaj mos i bëni zullum vetvetes në këta muaj dhe luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Dijeni se Allahu është me ata që i frikësohen Atij.
Las Exégesis Árabes:
 
Traducción de significados Capítulo: Al-Tawba
Índice de Capítulos Número de página
 
Traducción de los significados del Sagrado Corán - Traducción al albanés - Centro de traducción Rwwad (en proceso) - Índice de traducciones

Traducida por el equipo del Centro Rowad Al-Taryamah en cooperación con la Asociación de Dawah en Rabwa y la Asociación para el Servicio del Contenido Islámico en Idiomas.

Cerrar