Check out the new design

ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانيايى - حسان ناهى * - لیست ترجمه ها

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

ترجمهٔ معانی سوره: مؤمنون   آیه:
بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre të Vërtetën, por ata janë gënjeshtarë.
تفسیرهای عربی:
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka zgjedhur për Vete ndonjë bir dhe përveç Atij s’ka asnjë zot tjetër, përndryshe çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngriheshin njëri mbi tjetrin. Qoftë i lartësuar Ai nga shpifjet e tyre![221]
[221] Kjo është një logjikë shumë e pastër për të argumentuar njëshmërinë e Allahut. Në fakt, vetëm ky njësim bën që Allahu i Lartmadhëruar të mos përfshihet në zënkat “hyjnore” të përshtatshme për mitologjitë politeiste.
تفسیرهای عربی:
عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Ai di të padukshmen dhe atë që shihet. Ai është shumë lart mbi zotat që ia quajnë Atij për shok!
تفسیرهای عربی:
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ
Thuaj (o Muhamed): “O Zoti im, sikur të ma tregoje dënimin që u ke premtuar atyre,
تفسیرهای عربی:
رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
atëherë, o Zoti im, mos më lër mua me popullin keqbërës!”
تفسیرهای عربی:
وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ
Dhe, me të vërtetë, Ne jemi në gjendje të të tregojmë ty, çfarë u kemi premtuar atyre.
تفسیرهای عربی:
ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ
Largoje të keqen me atë që është më e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.
تفسیرهای عربی:
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ
Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbrosh nga nxitjet e djajve,
تفسیرهای عربی:
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ
dhe tek Ti mbështetem, o Zoti im, që të mos i kem pranë meje.”
تفسیرهای عربی:
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ
Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre (jobesimtarëve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
تفسیرهای عربی:
لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse[222], deri në ditën kur do të ringjallen.
[222] Jeta e varrit.
تفسیرهای عربی:
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ
Kur të fryhet në Sur (Ditën e Ringjalljes), atëherë, midis tyre nuk do të ketë lidhje farefisnore dhe ata as që do të pyesin për njëri-tjetrin.
تفسیرهای عربی:
فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar.
تفسیرهای عربی:
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ
Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem.
تفسیرهای عربی:
تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ
Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe buzët (aq sa do t’u duken dhëmbët).
تفسیرهای عربی:
 
ترجمهٔ معانی سوره: مؤمنون
فهرست سوره ها شماره صفحه
 
ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانيايى - حسان ناهى - لیست ترجمه ها

مترجم: حسن ناهى. مؤسسه‌ى اندیشه و تمدن اسلامی آلبانی آن را منتشر كرده است.

بستن