Check out the new design

ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانيايى - حسان ناهى * - لیست ترجمه ها

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

ترجمهٔ معانی سوره: انعام   آیه:
ذَٰلِكَ أَن لَّمۡ يَكُن رَّبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ بِظُلۡمٖ وَأَهۡلُهَا غَٰفِلُونَ
Kjo ndodh sepse Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për veprat e tyre të gabuara, pa i paralajmëruar banorët e tij.
تفسیرهای عربی:
وَلِكُلّٖ دَرَجَٰتٞ مِّمَّا عَمِلُواْۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا يَعۡمَلُونَ
Secili do të ketë shkallën e tij, sipas veprave që ka bërë. Zoti yt nuk është i paditur për veprat e tyre.
تفسیرهای عربی:
وَرَبُّكَ ٱلۡغَنِيُّ ذُو ٱلرَّحۡمَةِۚ إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ وَيَسۡتَخۡلِفۡ مِنۢ بَعۡدِكُم مَّا يَشَآءُ كَمَآ أَنشَأَكُم مِّن ذُرِّيَّةِ قَوۡمٍ ءَاخَرِينَ
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi dhe Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, ju zhduk dhe sjell pas jush çfarë të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.
تفسیرهای عربی:
إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لَأٓتٖۖ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ
Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.
تفسیرهای عربی:
قُلۡ يَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَامِلٞۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
تفسیرهای عربی:
وَجَعَلُواْ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلۡحَرۡثِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ نَصِيبٗا فَقَالُواْ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعۡمِهِمۡ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَاۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمۡ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمۡۗ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ
Ata[96] kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
[96] Paganët arabë.
تفسیرهای عربی:
وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ قَتۡلَ أَوۡلَٰدِهِمۡ شُرَكَآؤُهُمۡ لِيُرۡدُوهُمۡ وَلِيَلۡبِسُواْ عَلَيۡهِمۡ دِينَهُمۡۖ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ
Shumë paganëve, idhujt e tyre ua kanë bërë t’u duket e bukur vrasja e fëmijëve të tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’ua pështjelluar besimin. Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.
تفسیرهای عربی:
 
ترجمهٔ معانی سوره: انعام
فهرست سوره ها شماره صفحه
 
ترجمهٔ معانی قرآن کریم - ترجمه‌ى آلبانيايى - حسان ناهى - لیست ترجمه ها

مترجم: حسن ناهى. مؤسسه‌ى اندیشه و تمدن اسلامی آلبانی آن را منتشر كرده است.

بستن