Check out the new design

Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. * - Tippudi firooji ɗii


Firo maanaaji Simoore: Simoore Yaasiin   Aaya:
وَءَايَةٞ لَّهُمۡ أَنَّا حَمَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Shenjë për ta është edhe se Ne i bartëm paraardhësit e tyre në anijen e ngarkuar
Faccirooji aarabeeji:
وَخَلَقۡنَا لَهُم مِّن مِّثۡلِهِۦ مَا يَرۡكَبُونَ
dhe se Ne krijuam për ta mjete të ngjashme me atë (anije), në të cilat hipin.
Faccirooji aarabeeji:
وَإِن نَّشَأۡ نُغۡرِقۡهُمۡ فَلَا صَرِيخَ لَهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنقَذُونَ
Sikur të donim, do t'i fundosnim ata, e nuk do të kishte kush t'u ndihmonte, as do të mund të shpëtoheshin,
Faccirooji aarabeeji:
إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ
përveçse me mëshirë nga ana Jonë dhe për t'i lënë të kënaqen për një kohë.
Faccirooji aarabeeji:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُواْ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيكُمۡ وَمَا خَلۡفَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
Kur u thuhet atyre: "Kini frikë nga ajo që keni përpara dhe nga ajo që lini pas, që të mëshiroheni (ata nuk e përfillin)!"
Faccirooji aarabeeji:
وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ
Sa herë që u vjen atyre ndonjë shenjë e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.
Faccirooji aarabeeji:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطۡعِمُ مَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطۡعَمَهُۥٓ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
E, kur u thuhet atyre: "Jepni nga ajo që jua ka dhënë Allahu", jobesimtarët u thonë besimtarëve: "A t'i ushqejmë ata të cilët, po të donte Allahu, do t'i ushqente? Ju jeni vërtet në një humbje të qartë!"
Faccirooji aarabeeji:
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
Faccirooji aarabeeji:
مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ تَأۡخُذُهُمۡ وَهُمۡ يَخِصِّمُونَ
Ata nuk presin gjë tjetër përveç një gjëmimi të tmerrshëm, i cili do t'i mbërthejë ndërsa janë duke u grindur.
Faccirooji aarabeeji:
فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ تَوۡصِيَةٗ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ يَرۡجِعُونَ
Atëherë ata as do të mund të lënë ndonjë porosi e as do të mund të kthehen te familjet e tyre.
Faccirooji aarabeeji:
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يَنسِلُونَ
Kur t'i fryhet Surit, ata do të brofin nga varret e do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,
Faccirooji aarabeeji:
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرۡقَدِنَاۜۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلۡمُرۡسَلُونَ
duke thënë: "Mjerë ne! Kush na ringjalli nga varret tona?" (Do t'u thuhet:) "Kjo është ajo që premtoi i Gjithëmëshirshmi. Pra, të dërguarit e kanë thënë të vërtetën!"
Faccirooji aarabeeji:
إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ
Do të jetë vetëm një gjëmim i tmerrshëm dhe përnjëherë të gjithë ata do të sillen para Nesh.
Faccirooji aarabeeji:
فَٱلۡيَوۡمَ لَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗا وَلَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Atë Ditë askujt nuk do t'i bëhet kurrfarë padrejtësie dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni punuar.
Faccirooji aarabeeji:
 
Firo maanaaji Simoore: Simoore Yaasiin
Tippudi cimooje Tonngoode hello ngoo
 
Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. - Tippudi firooji ɗii

Firi ɗum ko fedde hentorde kanngameeji firo e ballondiral e Ceeɗɗi Da'wa e Rabwa e Ceeɗɗi Ballondiral Ndeernde Islaam e ɗemngal.

Uddude