কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবেনিয়ান অনুবাদ - রুওয়াদ অনুবাদ সেন্টার - অনুবাদ কাজ চলছে * - অনুবাদসমূহের সূচী


অর্থসমূহের অনুবাদ সূরা: সূরা ইয়াসীন   আয়াত:

Suretu Jasin

يسٓ
Ja, sin!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡحَكِيمِ
Betohem në Kuranin urtiplotë,
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
se Ti (Muhamed), me të vërtetë, je nga të dërguarit,
আরবি তাফসীরসমূহ:
عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
në rrugë të drejtë
আরবি তাফসীরসমূহ:
تَنزِيلَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلرَّحِيمِ
me Shpalljen e të Gjithëfuqishmit, Mëshirëplotit,
আরবি তাফসীরসমূহ:
لِتُنذِرَ قَوۡمٗا مَّآ أُنذِرَ ءَابَآؤُهُمۡ فَهُمۡ غَٰفِلُونَ
që t'ua tërheqësh vërejtjen një populli, të parët e të cilit nuk janë paralajmëruar, prandaj ata janë të shkujdesur.
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَقَدۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَىٰٓ أَكۡثَرِهِمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Ndaj shumicës së tyre është përmbushur vendimi (dënimi), sepse ata nuk besojnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّا جَعَلۡنَا فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ أَغۡلَٰلٗا فَهِيَ إِلَى ٱلۡأَذۡقَانِ فَهُم مُّقۡمَحُونَ
Ne u kemi vënë atyre pranga në qafë që arrijnë deri në mjekër, prandaj kanë mbetur me kokë përpjetë.[1]
[1] Kjo është një alegori për mohimin e qëllimshëm të jobesimtarëve.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَجَعَلۡنَا مِنۢ بَيۡنِ أَيۡدِيهِمۡ سَدّٗا وَمِنۡ خَلۡفِهِمۡ سَدّٗا فَأَغۡشَيۡنَٰهُمۡ فَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ
Ne kemi vënë pengesë para e prapa tyre dhe ua kemi mbuluar shikimin, kështu që ata nuk shohin.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَسَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Është krejt njësoj për ta: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّمَا تُنذِرُ مَنِ ٱتَّبَعَ ٱلذِّكۡرَ وَخَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِۖ فَبَشِّرۡهُ بِمَغۡفِرَةٖ وَأَجۡرٖ كَرِيمٍ
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që ndjek Këshillën dhe i frikësohet të Gjithëmëshirshmit pa e parë Atë. Prandaj, jepja lajmin atij për falje e shpërblim bujar!
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَنَكۡتُبُ مَا قَدَّمُواْ وَءَاثَٰرَهُمۡۚ وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ فِيٓ إِمَامٖ مُّبِينٖ
Në të vërtetë, Ne jemi që i ngjallim të vdekurit dhe shënojmë atë që bëjnë dhe gjurmët e tyre. Çdo gjë e kemi ruajtur në një Libër të qartë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلًا أَصۡحَٰبَ ٱلۡقَرۡيَةِ إِذۡ جَآءَهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ
Sillu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur atyre u erdhën të dërguarit.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِذۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱثۡنَيۡنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزۡنَا بِثَالِثٖ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيۡكُم مُّرۡسَلُونَ
Kur Ne u dërguam atyre dy veta, por i përgënjeshtruan, kështu që i fuqizuam me një të tretë e ata thanë: "Ne, me të vërtetë, jemi sjellë te ju si të dërguar."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ
Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz si ne dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju thjesht po gënjeni."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ
Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne njëmend jemi sjellë si të dërguar te ju
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ
e detyra jonë është vetëm kumtimi i qartë."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرۡنَا بِكُمۡۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهُواْ لَنَرۡجُمَنَّكُمۡ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ
Ata thanë: "Ne parandiejmë se ju po na e ndillni të keqen. Nëse nuk hiqni dorë, me siguri, do t'ju mbysim me gurë dhe do t'ju kapë prej nesh një dënim i dhembshëm."
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمۡ أَئِن ذُكِّرۡتُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ
Ata thanë: "E keqja juaj është me ju (për shkak të mosbesimit tuaj). Vallë, a edhe nëse ne ju këshillojmë?! Ju, në të vërtetë, jeni një popull që kaloni çdo kufi."
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَجَآءَ مِنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ رَجُلٞ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar e tha: "O populli im, ndiqni të dërguarit!
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسۡـَٔلُكُمۡ أَجۡرٗا وَهُم مُّهۡتَدُونَ
Ndiqni ata që nuk ju kërkojnë asnjë shpërblim e që janë të udhëzuar!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَالِيَ لَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
E përse të mos adhuroj Atë që më krijoi dhe tek i Cili do të ktheheni të gjithë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدۡنِ ٱلرَّحۡمَٰنُ بِضُرّٖ لَّا تُغۡنِ عَنِّي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يُنقِذُونِ
Si të adhuroj zota të tjerë përveç Tij, ndërkohë që, nëse i Gjithëmëshirshmi dëshiron të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bën kurrfarë dobie e as mund të më shpëtojnë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنِّيٓ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ
Atëherë, unë do të isha njëmend në një humbje të qartë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنِّيٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمۡ فَٱسۡمَعُونِ
Unë i besova Zotit tuaj, pra, më dëgjoni!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قِيلَ ٱدۡخُلِ ٱلۡجَنَّةَۖ قَالَ يَٰلَيۡتَ قَوۡمِي يَعۡلَمُونَ
Atij iu tha (kur jobesimtarët e vranë): "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im
আরবি তাফসীরসমূহ:
بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ
se si më ka falur Zoti im dhe më ka bërë ndër të nderuarit!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
۞ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ قَوۡمِهِۦ مِنۢ بَعۡدِهِۦ مِن جُندٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَمَا كُنَّا مُنزِلِينَ
Pas (vdekjes së) tij, Ne nuk dërguam asnjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij e as ishte e nevojshme.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ خَٰمِدُونَ
Mjaftoi vetëm një gjëmim i tmerrshëm dhe ata u shuan përnjëherë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
يَٰحَسۡرَةً عَلَى ٱلۡعِبَادِۚ مَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ
Ah, mjerë robërit! Sa herë që u vinte atyre ndonjë i dërguar, ata talleshin me të.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ أَنَّهُمۡ إِلَيۡهِمۡ لَا يَرۡجِعُونَ
A nuk e shohin ata se sa breza para tyre i kemi shkatërruar, të cilët nuk u kthyem më kurrë tek ata?
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِن كُلّٞ لَّمَّا جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ
Patjetër, të gjithë do të sillen te Ne.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلۡأَرۡضُ ٱلۡمَيۡتَةُ أَحۡيَيۡنَٰهَا وَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهَا حَبّٗا فَمِنۡهُ يَأۡكُلُونَ
Shenjë për ta është toka e pajetë: Ne e ngjallim atë dhe prej saj nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَجَعَلۡنَا فِيهَا جَنَّٰتٖ مِّن نَّخِيلٖ وَأَعۡنَٰبٖ وَفَجَّرۡنَا فِيهَا مِنَ ٱلۡعُيُونِ
Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe kemi bërë që të shpërthejnë burime,
আরবি তাফসীরসমূহ:
لِيَأۡكُلُواْ مِن ثَمَرِهِۦ وَمَا عَمِلَتۡهُ أَيۡدِيهِمۡۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ
që të mund të hanë nga frutat e tyre që nuk i kanë bërë duart e tyre. Atëherë, përse nuk falënderojnë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا مِمَّا تُنۢبِتُ ٱلۡأَرۡضُ وَمِنۡ أَنفُسِهِمۡ وَمِمَّا لَا يَعۡلَمُونَ
Lavdërimi i takon Atij që krijoi në çifte të gjitha llojet: ato që mbin toka, ata vetë dhe disa gjëra që ata nuk i dinë!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَءَايَةٞ لَّهُمُ ٱلَّيۡلُ نَسۡلَخُ مِنۡهُ ٱلنَّهَارَ فَإِذَا هُم مُّظۡلِمُونَ
Shenjë për ta është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلشَّمۡسُ تَجۡرِي لِمُسۡتَقَرّٖ لَّهَاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ
Dielli udhëton drejt cakut të vet. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱلۡقَمَرَ قَدَّرۡنَٰهُ مَنَازِلَ حَتَّىٰ عَادَ كَٱلۡعُرۡجُونِ ٱلۡقَدِيمِ
Hënës i kemi caktuar faza, derisa ajo të kthehet si degë e vjetër hurme.
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَا ٱلشَّمۡسُ يَنۢبَغِي لَهَآ أَن تُدۡرِكَ ٱلۡقَمَرَ وَلَا ٱلَّيۡلُ سَابِقُ ٱلنَّهَارِۚ وَكُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ
Diellit nuk i takon që ta arrijë Hënën e as natës që ta kalojë ditën. Secili lundron në orbitën e vet.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَءَايَةٞ لَّهُمۡ أَنَّا حَمَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُمۡ فِي ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ
Shenjë për ta është edhe se Ne i bartëm paraardhësit e tyre në anijen e ngarkuar
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَخَلَقۡنَا لَهُم مِّن مِّثۡلِهِۦ مَا يَرۡكَبُونَ
dhe se Ne krijuam për ta mjete të ngjashme me atë (anije), në të cilat hipin.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِن نَّشَأۡ نُغۡرِقۡهُمۡ فَلَا صَرِيخَ لَهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنقَذُونَ
Sikur të donim, do t'i fundosnim ata, e nuk do të kishte kush t'u ndihmonte, as do të mund të shpëtoheshin,
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِلَّا رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَمَتَٰعًا إِلَىٰ حِينٖ
përveçse me mëshirë nga ana Jonë dhe për t'i lënë të kënaqen për një kohë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱتَّقُواْ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيكُمۡ وَمَا خَلۡفَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
Kur u thuhet atyre: "Kini frikë nga ajo që keni përpara dhe nga ajo që lini pas, që të mëshiroheni (ata nuk e përfillin)!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ
Sa herë që u vjen atyre ndonjë shenjë e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَنُطۡعِمُ مَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ أَطۡعَمَهُۥٓ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ
E, kur u thuhet atyre: "Jepni nga ajo që jua ka dhënë Allahu", jobesimtarët u thonë besimtarëve: "A t'i ushqejmë ata të cilët, po të donte Allahu, do t'i ushqente? Ju jeni vërtet në një humbje të qartë!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ تَأۡخُذُهُمۡ وَهُمۡ يَخِصِّمُونَ
Ata nuk presin gjë tjetër përveç një gjëmimi të tmerrshëm, i cili do t'i mbërthejë ndërsa janë duke u grindur.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ تَوۡصِيَةٗ وَلَآ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ يَرۡجِعُونَ
Atëherë ata as do të mund të lënë ndonjë porosi e as do të mund të kthehen te familjet e tyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يَنسِلُونَ
Kur t'i fryhet Surit, ata do të brofin nga varret e do të nxitojnë drejt Zotit të tyre,
আরবি তাফসীরসমূহ:
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا مَنۢ بَعَثَنَا مِن مَّرۡقَدِنَاۜۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَصَدَقَ ٱلۡمُرۡسَلُونَ
duke thënë: "Mjerë ne! Kush na ringjalli nga varret tona?" (Do t'u thuhet:) "Kjo është ajo që premtoi i Gjithëmëshirshmi. Pra, të dërguarit e kanë thënë të vërtetën!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِن كَانَتۡ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ فَإِذَا هُمۡ جَمِيعٞ لَّدَيۡنَا مُحۡضَرُونَ
Do të jetë vetëm një gjëmim i tmerrshëm dhe përnjëherë të gjithë ata do të sillen para Nesh.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَٱلۡيَوۡمَ لَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗا وَلَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Atë Ditë askujt nuk do t'i bëhet kurrfarë padrejtësie dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni punuar.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ ٱلۡيَوۡمَ فِي شُغُلٖ فَٰكِهُونَ
Njëmend, banorët e Xhenetit atë Ditë do të jenë të zënë në kënaqësi,
আরবি তাফসীরসমূহ:
هُمۡ وَأَزۡوَٰجُهُمۡ فِي ظِلَٰلٍ عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ مُتَّكِـُٔونَ
ata dhe bashkëshortet e tyre të shtrirë në kolltukë nën hije.
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَهُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَلَهُم مَّا يَدَّعُونَ
Aty do të kenë fruta dhe gjithçka që kërkojnë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
سَلَٰمٞ قَوۡلٗا مِّن رَّبّٖ رَّحِيمٖ
"Selam!"[1], fjalë nga një Zot Mëshirëplotë.
[1] Paqe
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱمۡتَٰزُواْ ٱلۡيَوۡمَ أَيُّهَا ٱلۡمُجۡرِمُونَ
(Ndërkaq, keqbërësve do t'u thuhet:) "Veçohuni sot, o ju keqbërës!
আরবি তাফসীরসমূহ:
۞ أَلَمۡ أَعۡهَدۡ إِلَيۡكُمۡ يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ أَن لَّا تَعۡبُدُواْ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ
A nuk ju porosita, o bij të Ademit, që të mos e adhuroni shejtanin, sepse ai është armik juaji i hapur,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَأَنِ ٱعۡبُدُونِيۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ
dhe që të më adhuroni vetëm Mua? Kjo është rruga e drejtë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَقَدۡ أَضَلَّ مِنكُمۡ جِبِلّٗا كَثِيرًاۖ أَفَلَمۡ تَكُونُواْ تَعۡقِلُونَ
Në të vërtetë, ai shpuri në humbje turma të mëdha prej jush. A nuk mblodhët mend?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
هَٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ
Ky pra është Xhehenemi që ju ishte premtuar.
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱصۡلَوۡهَا ٱلۡيَوۡمَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ
Futuni sot në të, sepse nuk besuat!"
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱلۡيَوۡمَ نَخۡتِمُ عَلَىٰٓ أَفۡوَٰهِهِمۡ وَتُكَلِّمُنَآ أَيۡدِيهِمۡ وَتَشۡهَدُ أَرۡجُلُهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ
Sot Ne do t'ua vulosim gojët atyre, ndërkohë që do të na flasin duart e tyre e do të dëshmojnë këmbët e tyre për gjithçka që kanë bërë.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَوۡ نَشَآءُ لَطَمَسۡنَا عَلَىٰٓ أَعۡيُنِهِمۡ فَٱسۡتَبَقُواْ ٱلصِّرَٰطَ فَأَنَّىٰ يُبۡصِرُونَ
Po të donim, Ne do t'ua fshinim sytë e ata do të nxitonin për të gjetur rrugën, por si do të mund të shihnin?
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَوۡ نَشَآءُ لَمَسَخۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ مَكَانَتِهِمۡ فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مُضِيّٗا وَلَا يَرۡجِعُونَ
Sikur të donim, do t'i ngurosnim në vend, kështu që ata nuk do të mund të lëviznin as para e as mbrapa.
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَن نُّعَمِّرۡهُ نُنَكِّسۡهُ فِي ٱلۡخَلۡقِۚ أَفَلَا يَعۡقِلُونَ
Kujt i japim jetë të gjatë, e kthejmë përsëri në krijesë të dobët. Vallë, si nuk kuptojnë?
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَمَا عَلَّمۡنَٰهُ ٱلشِّعۡرَ وَمَا يَنۢبَغِي لَهُۥٓۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ وَقُرۡءَانٞ مُّبِينٞ
Ne nuk ia kemi mësuar atij poezinë e as që i përshtatet një gjë e tillë. Ky është vetëm një këshillë dhe një Kuran i qartë,
আরবি তাফসীরসমূহ:
لِّيُنذِرَ مَن كَانَ حَيّٗا وَيَحِقَّ ٱلۡقَوۡلُ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ
për të paralajmëruar këdo që është i gjallë dhe që të përmbushet vendimi kundër jobesimtarëve.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا خَلَقۡنَا لَهُم مِّمَّا عَمِلَتۡ أَيۡدِينَآ أَنۡعَٰمٗا فَهُمۡ لَهَا مَٰلِكُونَ
A nuk e shohin ata se nga Duart Tona Ne krijuam për ta bagëti, të cilat i zotërojnë?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَذَلَّلۡنَٰهَا لَهُمۡ فَمِنۡهَا رَكُوبُهُمۡ وَمِنۡهَا يَأۡكُلُونَ
Ne i bëmë ato të nënshtruara ndaj tyre, kështu që disa i përdorin për hipje e disa për ushqim,
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَلَهُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَمَشَارِبُۚ أَفَلَا يَشۡكُرُونَ
por kanë edhe përfitime të tjera e pije (qumështi). Atëherë, a nuk falënderojnë?
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يُنصَرُونَ
Megjithatë, ata adhurojnë zota të tjerë përveç Allahut, me shpresë se do të ndihmohen.
আরবি তাফসীরসমূহ:
لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَهُمۡ وَهُمۡ لَهُمۡ جُندٞ مُّحۡضَرُونَ
Por, ata (zotat e rremë) nuk mund t'i ndihmojnë, ndonëse këta (jobesimtarët) u bëhen ushtri e përkushtuar atyre.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّا نَعۡلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعۡلِنُونَ
Mos të të brengosin fjalët e tyre! Sigurisht, Ne dimë çfarë fshehin ata dhe çfarë shfaqin haptazi.
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَوَلَمۡ يَرَ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن نُّطۡفَةٖ فَإِذَا هُوَ خَصِيمٞ مُّبِينٞ
A nuk e sheh njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikle, ndërkohë që ai bëhet kundërshtar i hapur?!
আরবি তাফসীরসমূহ:
وَضَرَبَ لَنَا مَثَلٗا وَنَسِيَ خَلۡقَهُۥۖ قَالَ مَن يُحۡيِ ٱلۡعِظَٰمَ وَهِيَ رَمِيمٞ
Ai na sjell shembull, ndërkohë që harron krijimin e vet, e thotë: "Kush mund t'i ringjallë eshtrat pasi të jenë bërë pluhur?"
আরবি তাফসীরসমূহ:
قُلۡ يُحۡيِيهَا ٱلَّذِيٓ أَنشَأَهَآ أَوَّلَ مَرَّةٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ خَلۡقٍ عَلِيمٌ
Thuaj: "I ringjall Ai që i krijoi për herë të parë; Ai është i Gjithëdijshëm për çdo krijesë:
আরবি তাফসীরসমূহ:
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلشَّجَرِ ٱلۡأَخۡضَرِ نَارٗا فَإِذَآ أَنتُم مِّنۡهُ تُوقِدُونَ
Ai që prej pemës së njomë bëri për ju zjarrin, ndërkohë që ju e përdorni atë për ndezje."
আরবি তাফসীরসমূহ:
أَوَلَيۡسَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخۡلُقَ مِثۡلَهُمۚ بَلَىٰ وَهُوَ ٱلۡخَلَّٰقُ ٱلۡعَلِيمُ
A nuk është i aftë Ai që krijoi qiejt e Tokën t'i rikrijojë ata?! Po, gjithsesi! Ai është Krijuesi i gjithçkaje, i Gjithëdijshmi.
আরবি তাফসীরসমূহ:
إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ
Në të vërtetë, urdhri i Tij, kur dëshiron diçka, është që t'i thotë: "Bëhu!" dhe ajo bëhet.
আরবি তাফসীরসমূহ:
فَسُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي بِيَدِهِۦ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيۡءٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
Pra, i patëmeta është Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i çdo gjëje dhe tek i Cili do të ktheheni!
আরবি তাফসীরসমূহ:
 
অর্থসমূহের অনুবাদ সূরা: সূরা ইয়াসীন
সূরাসমূহের সূচী পৃষ্ঠার নাম্বার
 
কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ - আলবেনিয়ান অনুবাদ - রুওয়াদ অনুবাদ সেন্টার - অনুবাদ কাজ চলছে - অনুবাদসমূহের সূচী

আলবেনিয়ান ভাষায় কুরআনুল কারীমের অর্থসমূহের অনুবাদ। ইসলাম হাউজের সহযোগিতায় মারকায রুওয়াদুদ তরজমা- এর একদল অনুবাদক কর্তৃক অনুবাদের কাজ চলমান।

বন্ধ