Check out the new design

Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. * - Tippudi firooji ɗii


Firo maanaaji Simoore: Simoore rewɓe   Aaya:
مَّن يُطِعِ ٱلرَّسُولَ فَقَدۡ أَطَاعَ ٱللَّهَۖ وَمَن تَوَلَّىٰ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظٗا
Kushdo që i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut, e sa për ata që kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar si rojtar të tyre.
Faccirooji aarabeeji:
وَيَقُولُونَ طَاعَةٞ فَإِذَا بَرَزُواْ مِنۡ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ غَيۡرَ ٱلَّذِي تَقُولُۖ وَٱللَّهُ يَكۡتُبُ مَا يُبَيِّتُونَۖ فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا
Ata thonë: "Të bindemi", por, kur largohen nga ti, një grup prej tyre gjatë natës thurin diçka tjetër nga ajo që thonë. Ndërkohë, Allahu shkruan atë që thurin gjatë natës. Prandaj, ti largohu nga ata dhe mbështetu në Allahun! Të mjafton Allahu si Mbrojtës.
Faccirooji aarabeeji:
أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ ٱلۡقُرۡءَانَۚ وَلَوۡ كَانَ مِنۡ عِندِ غَيۡرِ ٱللَّهِ لَوَجَدُواْ فِيهِ ٱخۡتِلَٰفٗا كَثِيرٗا
A nuk e përsiatin ata Kuranin! Sikur ai të mos ishte nga Allahu, sigurisht se do të gjenin në të shumë kundërthënie.
Faccirooji aarabeeji:
وَإِذَا جَآءَهُمۡ أَمۡرٞ مِّنَ ٱلۡأَمۡنِ أَوِ ٱلۡخَوۡفِ أَذَاعُواْ بِهِۦۖ وَلَوۡ رَدُّوهُ إِلَى ٱلرَّسُولِ وَإِلَىٰٓ أُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنۡهُمۡ لَعَلِمَهُ ٱلَّذِينَ يَسۡتَنۢبِطُونَهُۥ مِنۡهُمۡۗ وَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ لَٱتَّبَعۡتُمُ ٱلشَّيۡطَٰنَ إِلَّا قَلِيلٗا
Kur u vjen atyre ndonjë lajm që ka të bëjë me sigurinë ose me frikën, e përhapin atë. Por, sikur t'ia përcillnin atë të Dërguarit dhe prijësve të tyre, ata që i shqyrtojnë çështjet, do të dinin (si të vepronin) lidhur me të. Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju do të pasonit shejtanin, përveç një pakice.
Faccirooji aarabeeji:
فَقَٰتِلۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا تُكَلَّفُ إِلَّا نَفۡسَكَۚ وَحَرِّضِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَكُفَّ بَأۡسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ وَٱللَّهُ أَشَدُّ بَأۡسٗا وَأَشَدُّ تَنكِيلٗا
Prandaj, lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Madje, nxiti edhe besimtarët (për luftë)! Mbase, Allahu do të pengojë (kështu) fuqinë e jobesimtarëve. Allahu është më i fuqishmi dhe më i ashpri në ndëshkim.
Faccirooji aarabeeji:
مَّن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةً حَسَنَةٗ يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةٗ سَيِّئَةٗ يَكُن لَّهُۥ كِفۡلٞ مِّنۡهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقِيتٗا
Kush ndërmjetëson për ndonjë punë të mirë, do të marrë një pjesë prej shpërblimit të saj, e, kush ndërmjetëson për ndonjë punë të ligë, do të marrë një pjesë të ndëshkimit të saj. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Faccirooji aarabeeji:
وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٖ فَحَيُّواْ بِأَحۡسَنَ مِنۡهَآ أَوۡ رُدُّوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَسِيبًا
Kur t'ju përshëndesë ndokush me një përshëndetje, përshëndeteni me një më të bukur ose (të paktën) kthejeni atë (në të njëjtën mënyrë)! Në të vërtetë Allahu llogarit çdo gjë.
Faccirooji aarabeeji:
 
Firo maanaaji Simoore: Simoore rewɓe
Tippudi cimooje Tonngoode hello ngoo
 
Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. - Tippudi firooji ɗii

Firi ɗum ko fedde hentorde kanngameeji firo e ballondiral e Ceeɗɗi Da'wa e Rabwa e Ceeɗɗi Ballondiral Ndeernde Islaam e ɗemngal.

Uddude