Check out the new design

Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. * - Tippudi firooji ɗii


Firo maanaaji Simoore: Simoore rewɓe   Aaya:
۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلۡجَهۡرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ إِلَّا مَن ظُلِمَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا
Allahu nuk do që të thuhen hapur fjalë të këqija, përveç nga ata që u është bërë padrejtësi. Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëdijshëm.
Faccirooji aarabeeji:
إِن تُبۡدُواْ خَيۡرًا أَوۡ تُخۡفُوهُ أَوۡ تَعۡفُواْ عَن سُوٓءٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوّٗا قَدِيرًا
Nëse ju bëni ndonjë punë të mirë haptazi ose fshehurazi, ose falni (dikë) për ndonjë punë të keqe, atëherë Allahu është Shlyes i gjynaheve dhe i Plotfuqishëm.
Faccirooji aarabeeji:
إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡفُرُونَ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ ٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَيَقُولُونَ نُؤۡمِنُ بِبَعۡضٖ وَنَكۡفُرُ بِبَعۡضٖ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُواْ بَيۡنَ ذَٰلِكَ سَبِيلًا
Pa dyshim, ata që e mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij, që dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij dhe që thonë: "Ne i besojmë disa e disa nuk i besojmë", duke dashur të zgjedhin kështu një rrugë të ndërmjetme,
Faccirooji aarabeeji:
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ حَقّٗاۚ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا
pikërisht ata janë jobesimtarët e vërtetë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët dënim poshtërues.
Faccirooji aarabeeji:
وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦ وَلَمۡ يُفَرِّقُواْ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ أُوْلَٰٓئِكَ سَوۡفَ يُؤۡتِيهِمۡ أُجُورَهُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا
Ndërkaq, atyre që besojnë Allahun e të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim ndërmjet asnjërit prej tyre, Ai do t'ua japë shpërblimin e tyre, sepse Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.
Faccirooji aarabeeji:
يَسۡـَٔلُكَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيۡهِمۡ كِتَٰبٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ فَقَدۡ سَأَلُواْ مُوسَىٰٓ أَكۡبَرَ مِن ذَٰلِكَ فَقَالُوٓاْ أَرِنَا ٱللَّهَ جَهۡرَةٗ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ بِظُلۡمِهِمۡۚ ثُمَّ ٱتَّخَذُواْ ٱلۡعِجۡلَ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ فَعَفَوۡنَا عَن ذَٰلِكَۚ وَءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا
Ithtarët e Librit[1] kërkojnë prej teje t'u zbresësh një libër nga qielli. Në të vërtetë, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe, kur thanë: "Na e trego Allahun haptazi!" Atëherë i goditi rrufeja për shkak të padrejtësisë së tyre. Madje, ata e adhuruan viçin pasi u erdhën dëshmitë e qarta, por ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait dëshmi të qartë (kundër tyre).
[1] Hebrenjtë.
Faccirooji aarabeeji:
وَرَفَعۡنَا فَوۡقَهُمُ ٱلطُّورَ بِمِيثَٰقِهِمۡ وَقُلۡنَا لَهُمُ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡبَابَ سُجَّدٗا وَقُلۡنَا لَهُمۡ لَا تَعۡدُواْ فِي ٱلسَّبۡتِ وَأَخَذۡنَا مِنۡهُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا
Ne e ngritëm mbi ta malin Tur, për shkak të besëlidhjes me ta dhe u thamë atyre: "Hyni në portë të përkulur!" dhe u thamë po ashtu: "Mos e shkelni të shtunën!", si dhe morëm nga ata një besë të fortë.
Faccirooji aarabeeji:
 
Firo maanaaji Simoore: Simoore rewɓe
Tippudi cimooje Tonngoode hello ngoo
 
Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo e ɗemngal Albani - galle mawɓe Eggo - nde woni ko e golleede. - Tippudi firooji ɗii

Firi ɗum ko fedde hentorde kanngameeji firo e ballondiral e Ceeɗɗi Da'wa e Rabwa e Ceeɗɗi Ballondiral Ndeernde Islaam e ɗemngal.

Uddude