Check out the new design

Terjemahan makna Alquran Alkarim - Terjemahan Berbahasa Albania - Markaz Ruwād Terjemah - (Masih dalam proses) * - Daftar isi terjemahan


Terjemahan makna Surah: Al-Mu`minūn   Ayah:
بَلۡ أَتَيۡنَٰهُم بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ
Në të vërtetë, Ne ua sollëm atyre të vërtetën, por ata janë njëmend gënjeshtarë.
Tafsir berbahasa Arab:
مَا ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ مِن وَلَدٖ وَمَا كَانَ مَعَهُۥ مِنۡ إِلَٰهٍۚ إِذٗا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَٰهِۭ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka asnjë fëmijë dhe nuk ka zot tjetër krahas Tij, përndryshe çdo zot do ta merrte atë që ka krijuar dhe disa prej tyre do të tregoheshin kryelartë ndaj të tjerëve. I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata.
Tafsir berbahasa Arab:
عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ
Njohësi i së padukshmes dhe i së dukshmes. Pra, i Lartësuar është Ai nga ajo që i shoqërojnë ata!
Tafsir berbahasa Arab:
قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ
Thuaj: "Zoti im, nëse ma tregon atë (dënimin) me të cilin kërcënohen,
Tafsir berbahasa Arab:
رَبِّ فَلَا تَجۡعَلۡنِي فِي ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ
Zoti im, atëherë mos më përfshij mua në mesin e popullit zullumqar!"
Tafsir berbahasa Arab:
وَإِنَّا عَلَىٰٓ أَن نُّرِيَكَ مَا نَعِدُهُمۡ لَقَٰدِرُونَ
Ne, me siguri, mund të ta tregojmë atë me të cilën i kërcënojmë.
Tafsir berbahasa Arab:
ٱدۡفَعۡ بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ ٱلسَّيِّئَةَۚ نَحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَصِفُونَ
Të keqen largoje me atë që është më e mira. Ne e dimë mirë çfarë shpifin ata.
Tafsir berbahasa Arab:
وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنۡ هَمَزَٰتِ ٱلشَّيَٰطِينِ
Dhe thuaj: "Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde kundër tundimeve të shejtanëve!
Tafsir berbahasa Arab:
وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحۡضُرُونِ
Dhe strehohem te Ti, o Zoti im, që ata të mos vijnë tek unë!"
Tafsir berbahasa Arab:
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ رَبِّ ٱرۡجِعُونِ
Kur t'i vijë vdekja ndonjërit prej tyre, thotë: "O Zoti im, më kthe,
Tafsir berbahasa Arab:
لَعَلِّيٓ أَعۡمَلُ صَٰلِحٗا فِيمَا تَرَكۡتُۚ كَلَّآۚ إِنَّهَا كَلِمَةٌ هُوَ قَآئِلُهَاۖ وَمِن وَرَآئِهِم بَرۡزَخٌ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
në mënyrë që të bëj vepra të mira në atë që lashë." Jo, ajo është thjesht një fjalë që ai e thotë, kurse pas tyre ka një pengesë deri në Ditën që do të ringjallen.
Tafsir berbahasa Arab:
فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ فَلَآ أَنسَابَ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ وَلَا يَتَسَآءَلُونَ
Kur t'i fryhet Surit, atë Ditë nuk do të ketë lidhje farefisnore mes tyre e as do të pyesin njëri-tjetrin.
Tafsir berbahasa Arab:
فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Atyre që do t'u rëndohet peshorja (e veprave të mira), pikërisht ata janë të shpëtuarit.
Tafsir berbahasa Arab:
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فِي جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ
Ndërkaq, ata që do të kenë peshore të lehta, ata kanë humbur shpirtrat e tyre, duke mbetur në Xhehenem përgjithmonë.
Tafsir berbahasa Arab:
تَلۡفَحُ وُجُوهَهُمُ ٱلنَّارُ وَهُمۡ فِيهَا كَٰلِحُونَ
Zjarri do t'i djegë fytyrat e tyre, duke i lënë të shpërfytyruar.
Tafsir berbahasa Arab:
 
Terjemahan makna Surah: Al-Mu`minūn
Daftar surah Nomor Halaman
 
Terjemahan makna Alquran Alkarim - Terjemahan Berbahasa Albania - Markaz Ruwād Terjemah - (Masih dalam proses) - Daftar isi terjemahan

Terjemahannya oleh Tim Markaz Ruwwād Terjemah bekerjasama dengan Perkumpulan Dakwah di Rabwah dan Perkumpulan Pelayanan Konten Islami dalam Bahasa.

Tutup