Check out the new design

Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione * - Indice Traduzioni


Traduzione dei significati Sura: Hûd   Versetto:
وَيَٰقَوۡمِ لَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مَالًاۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِۚ وَمَآ أَنَا۠ بِطَارِدِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۚ إِنَّهُم مُّلَٰقُواْ رَبِّهِمۡ وَلَٰكِنِّيٓ أَرَىٰكُمۡ قَوۡمٗا تَجۡهَلُونَ
O Populli im! Unë nuk po kërkoj nga ju për këtë kurrfarë pasurie, sepse shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Unë nuk do t'i përzë ata që besojnë. Ata do ta takojnë Zotin e tyre. Por, po e shoh se jeni popull që nuk dini.
Esegesi in lingua araba:
وَيَٰقَوۡمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ ٱللَّهِ إِن طَرَدتُّهُمۡۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
O populli im! Kush do të më ndihmojë mua para Allahut, po qe se i përzë ata. Si nuk kuptoni?!
Esegesi in lingua araba:
وَلَآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ وَلَآ أَقُولُ إِنِّي مَلَكٞ وَلَآ أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزۡدَرِيٓ أَعۡيُنُكُمۡ لَن يُؤۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ خَيۡرًاۖ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا فِيٓ أَنفُسِهِمۡ إِنِّيٓ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ
Nuk po ju them se unë zotëroj thesaret e Allahut, as se e di të fshehtën e as po ju them se jam melek. As do t'u them atyre që i përbuzni në sytë tuaj, se Allahu nuk do t'u japë mirësi. Allahu e di mirë ç'ka në shpirtrat e tyre. Atëherë, do të isha njëmend zullumqar."
Esegesi in lingua araba:
قَالُواْ يَٰنُوحُ قَدۡ جَٰدَلۡتَنَا فَأَكۡثَرۡتَ جِدَٰلَنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ
Ata thanë: "O Nuh, mjaft u grinde me ne, madje e teprove duke u grindur, prandaj na e sill atë (dënimin) me të cilin po na kërcënon, nëse e thua të vërtetën."
Esegesi in lingua araba:
قَالَ إِنَّمَا يَأۡتِيكُم بِهِ ٱللَّهُ إِن شَآءَ وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ
Ai tha: Atë jua sjell Allahu, nëse do, e ju nuk do të mund të shpëtoni.
Esegesi in lingua araba:
وَلَا يَنفَعُكُمۡ نُصۡحِيٓ إِنۡ أَرَدتُّ أَنۡ أَنصَحَ لَكُمۡ إِن كَانَ ٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يُغۡوِيَكُمۡۚ هُوَ رَبُّكُمۡ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
As këshilla ime s'do t'ju bëjë dobi, edhe nëse do të doja t'ju këshilloja, po qe se Allahu dëshiron t'ju humbë. Ai është Zoti juaj dhe tek Ai do të ktheheni.
Esegesi in lingua araba:
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَعَلَيَّ إِجۡرَامِي وَأَنَا۠ بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُجۡرِمُونَ
Apo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë gjynahu im bie mbi mua dhe unë nuk do të jap llogari për gjynahet që bëni ju."
Esegesi in lingua araba:
وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُۥ لَن يُؤۡمِنَ مِن قَوۡمِكَ إِلَّا مَن قَدۡ ءَامَنَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ
Nuhut iu shpall: "Nuk do të besojë nga populli yt askush përveç atyre që tashmë kanë besuar, prandaj mos u pikëllo për atë që bënin.
Esegesi in lingua araba:
وَٱصۡنَعِ ٱلۡفُلۡكَ بِأَعۡيُنِنَا وَوَحۡيِنَا وَلَا تُخَٰطِبۡنِي فِي ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓاْ إِنَّهُم مُّغۡرَقُونَ
Dhe ndërtoje anijen nën Sytë Tanë (mbikëqyrjen Tonë) e sipas udhëzimit Tonë dhe mos m'u lut për ata që bënë zullum, se ata do të fundosen me siguri."
Esegesi in lingua araba:
 
Traduzione dei significati Sura: Hûd
Indice delle Sure Numero di pagina
 
Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione - Indice Traduzioni

Tradotta dal team del centro di traduzione "Pioneers" in collaborazione con "Association for call and awareness of communities" di al-Rabwah e "Association for Service of Islamic Content in Languages".

Chiudi