Check out the new design

Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione * - Indice Traduzioni


Traduzione dei significati Sura: Al-Baqarah   Versetto:
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ لَا تَسۡفِكُونَ دِمَآءَكُمۡ وَلَا تُخۡرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَٰرِكُمۡ ثُمَّ أَقۡرَرۡتُمۡ وَأَنتُمۡ تَشۡهَدُونَ
Po ashtu, kujtoni kur morëm besën nga ju që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos dëboni njëri-tjetrin nga vendbanimi juaj. Ju e pranuat këtë dhe po e dëshmoni.
Esegesi in lingua araba:
ثُمَّ أَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تَقۡتُلُونَ أَنفُسَكُمۡ وَتُخۡرِجُونَ فَرِيقٗا مِّنكُم مِّن دِيَٰرِهِمۡ تَظَٰهَرُونَ عَلَيۡهِم بِٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِ وَإِن يَأۡتُوكُمۡ أُسَٰرَىٰ تُفَٰدُوهُمۡ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيۡكُمۡ إِخۡرَاجُهُمۡۚ أَفَتُؤۡمِنُونَ بِبَعۡضِ ٱلۡكِتَٰبِ وَتَكۡفُرُونَ بِبَعۡضٖۚ فَمَا جَزَآءُ مَن يَفۡعَلُ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ إِلَّا خِزۡيٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يُرَدُّونَ إِلَىٰٓ أَشَدِّ ٱلۡعَذَابِۗ وَمَا ٱللَّهُ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ
Megjithatë, jeni ju ata që vrisni njëri-tjetrin dhe dëboni një grup prej jush nga vendbanimi i tyre, duke bashkëpunuar kundër tyre padrejtësisht e armiqësisht. Ndërkaq, kur ju vijnë të robëruar, ju i lironi ata (duke paguar shpërblesë), ndonëse dëbimi i tyre është i ndaluar për ju. Pra, a besoni në një pjesë të Librit (Teuratit), ndërsa e mohoni pjesën tjetër?! E çfarë mund të presin tjetër ata që veprojnë kështu, përveç poshtërimit në jetën e kësaj bote, kurse në Ditën e Kiametit do të dërgohen në dënimin më të rëndë! Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që veproni.
Esegesi in lingua araba:
أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا بِٱلۡأٓخِرَةِۖ فَلَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ
Këta janë ata që e kanë blerë jetën e kësaj bote me botën tjetër, prandaj atyre nuk do t'u lehtësohet dënimi e as që do të ndihmohen.
Esegesi in lingua araba:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَقَفَّيۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِۦ بِٱلرُّسُلِۖ وَءَاتَيۡنَا عِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدۡنَٰهُ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِۗ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمۡ رَسُولُۢ بِمَا لَا تَهۡوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡ فَفَرِيقٗا كَذَّبۡتُمۡ وَفَرِيقٗا تَقۡتُلُونَ
Ne ia dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe pas tij çuam radhazi të dërguar. Ndërkaq, Isait, të birit të Merjemes, ia dhamë provat e qarta dhe e mbështetëm me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin). Sa herë që ju vinte ndonjë i dërguar me diçka që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit mendjemëdhenj, prandaj disa i quanit gënjeshtarë e disa i vrisnit.
Esegesi in lingua araba:
وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلۡفُۢۚ بَل لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفۡرِهِمۡ فَقَلِيلٗا مَّا يُؤۡمِنُونَ
Ata thonë: "Zemrat tona janë të vulosura." Jo, por Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak besojnë.
Esegesi in lingua araba:
 
Traduzione dei significati Sura: Al-Baqarah
Indice delle Sure Numero di pagina
 
Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione - Indice Traduzioni

Tradotta dal team del centro di traduzione "Pioneers" in collaborazione con "Association for call and awareness of communities" di al-Rabwah e "Association for Service of Islamic Content in Languages".

Chiudi