Check out the new design

Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione * - Indice Traduzioni


Traduzione dei significati Sura: As-Sajdah   Versetto:
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلۡمُجۡرِمُونَ نَاكِسُواْ رُءُوسِهِمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ رَبَّنَآ أَبۡصَرۡنَا وَسَمِعۡنَا فَٱرۡجِعۡنَا نَعۡمَلۡ صَٰلِحًا إِنَّا مُوقِنُونَ
Sikur t'i shihje keqbërësit kokulur para Zotit të tyre, duke thënë: "Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj kthena (në dynja) që të bëjmë vepra të mira, se tashmë jemi bindur!"
Esegesi in lingua araba:
وَلَوۡ شِئۡنَا لَأٓتَيۡنَا كُلَّ نَفۡسٍ هُدَىٰهَا وَلَٰكِنۡ حَقَّ ٱلۡقَوۡلُ مِنِّي لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ
Po të donim Ne, do t'i jepnim çdo shpirti udhëzimin, por fjala Ime do të përmbushet: "Me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhinë e njerëz së bashku!"
Esegesi in lingua araba:
فَذُوقُواْ بِمَا نَسِيتُمۡ لِقَآءَ يَوۡمِكُمۡ هَٰذَآ إِنَّا نَسِينَٰكُمۡۖ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡخُلۡدِ بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
(Atyre do t'u thuhet:) "Shijoni dënimin, ngaqë harruat takimin e kësaj dite, prandaj edhe Ne po ju lëmë në harresë! Shijoni pra dënimin e përjetshëm, për shkak të asaj që bënit!"
Esegesi in lingua araba:
إِنَّمَا يُؤۡمِنُ بِـَٔايَٰتِنَا ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُواْ بِهَا خَرُّواْۤ سُجَّدٗاۤ وَسَبَّحُواْ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ۩
Në të vërtetë, ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur këshillohen me to, bien në sexhde dhe e lartësojnë Zotin e tyre me lavdërim, duke mos u treguar mendjemëdhenj.
Esegesi in lingua araba:
تَتَجَافَىٰ جُنُوبُهُمۡ عَنِ ٱلۡمَضَاجِعِ يَدۡعُونَ رَبَّهُمۡ خَوۡفٗا وَطَمَعٗا وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ
Ata ngrihen nga shtretërit e tyre, i luten Zotit të tyre me frikë e me shpresë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
Esegesi in lingua araba:
فَلَا تَعۡلَمُ نَفۡسٞ مَّآ أُخۡفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعۡيُنٖ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Askush nuk e di se çfarë kënaqësish janë përgatitur për ta, si shpërblim për punët që kanë bërë.
Esegesi in lingua araba:
أَفَمَن كَانَ مُؤۡمِنٗا كَمَن كَانَ فَاسِقٗاۚ لَّا يَسۡتَوُۥنَ
A mund të jetë ai që është besimtar si ai që është i pabindur? Jo, nuk janë të barabartë.
Esegesi in lingua araba:
أَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فَلَهُمۡ جَنَّٰتُ ٱلۡمَأۡوَىٰ نُزُلَۢا بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata do të kenë kopshte të Xhenetit, si vendstrehim për punët që kanë bërë.
Esegesi in lingua araba:
وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فَسَقُواْ فَمَأۡوَىٰهُمُ ٱلنَّارُۖ كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَآ أُعِيدُواْ فِيهَا وَقِيلَ لَهُمۡ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلنَّارِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
Ndërkaq, ata që janë të pabindur, vendstrehim do ta kenë Zjarrin. Sa herë që duan të dalin prej tij, do të kthehen (me forcë) në të dhe do t'u thuhet: "Shijoni dënimin e Zjarrit, të cilin e përgënjeshtronit!"
Esegesi in lingua araba:
 
Traduzione dei significati Sura: As-Sajdah
Indice delle Sure Numero di pagina
 
Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione - Indice Traduzioni

Tradotta dal team del centro di traduzione "Pioneers" in collaborazione con "Association for call and awareness of communities" di al-Rabwah e "Association for Service of Islamic Content in Languages".

Chiudi