Check out the new design

Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione * - Indice Traduzioni


Traduzione dei significati Sura: Al-A‘râf   Versetto:
وَجَٰوَزۡنَا بِبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡبَحۡرَ فَأَتَوۡاْ عَلَىٰ قَوۡمٖ يَعۡكُفُونَ عَلَىٰٓ أَصۡنَامٖ لَّهُمۡۚ قَالُواْ يَٰمُوسَى ٱجۡعَل لَّنَآ إِلَٰهٗا كَمَا لَهُمۡ ءَالِهَةٞۚ قَالَ إِنَّكُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ
Ne i kaluam bijtë e Israilit përtej detit, ku takuan një popull që adhuronin idhujt e tyre. Ata thanë: "O Musa, na bëj edhe neve një zot, ashtu siç kanë ata zota!" Ai tha: "Vërtet, ju jeni popull i paditur.
Esegesi in lingua araba:
إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ مُتَبَّرٞ مَّا هُمۡ فِيهِ وَبَٰطِلٞ مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Pa dyshim se atë që ndjekin këta e pret shkatërrimi dhe ajo që bëjnë është e kotë."
Esegesi in lingua araba:
قَالَ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَبۡغِيكُمۡ إِلَٰهٗا وَهُوَ فَضَّلَكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ
Ai tha: "E si të kërkoj për ju zot tjetër pos Allahut, kur Ai ju ka ngritur mbi të gjithë njerëzit (e kohës suaj)?!"
Esegesi in lingua araba:
وَإِذۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَسُومُونَكُمۡ سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ يُقَتِّلُونَ أَبۡنَآءَكُمۡ وَيَسۡتَحۡيُونَ نِسَآءَكُمۡۚ وَفِي ذَٰلِكُم بَلَآءٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَظِيمٞ
Kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonit, të cilët ju shkaktonin shumë vuajtje: jua vritnin djemtë dhe jua linin të gjalla vajzat. Kjo ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
Esegesi in lingua araba:
۞ وَوَٰعَدۡنَا مُوسَىٰ ثَلَٰثِينَ لَيۡلَةٗ وَأَتۡمَمۡنَٰهَا بِعَشۡرٖ فَتَمَّ مِيقَٰتُ رَبِّهِۦٓ أَرۡبَعِينَ لَيۡلَةٗۚ وَقَالَ مُوسَىٰ لِأَخِيهِ هَٰرُونَ ٱخۡلُفۡنِي فِي قَوۡمِي وَأَصۡلِحۡ وَلَا تَتَّبِعۡ سَبِيلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Ne i caktuam Musait tridhjetë net, mandej i shtuam edhe dhjetë, kështu që u përmbush takimi me Zotin e tij pas dyzet netësh. Musai i tha vëllait të tij, Harunit: "Më zëvendëso te populli im, mbaj rregullin dhe mos ndiq rrugën e ngatërrestarëve!"
Esegesi in lingua araba:
وَلَمَّا جَآءَ مُوسَىٰ لِمِيقَٰتِنَا وَكَلَّمَهُۥ رَبُّهُۥ قَالَ رَبِّ أَرِنِيٓ أَنظُرۡ إِلَيۡكَۚ قَالَ لَن تَرَىٰنِي وَلَٰكِنِ ٱنظُرۡ إِلَى ٱلۡجَبَلِ فَإِنِ ٱسۡتَقَرَّ مَكَانَهُۥ فَسَوۡفَ تَرَىٰنِيۚ فَلَمَّا تَجَلَّىٰ رَبُّهُۥ لِلۡجَبَلِ جَعَلَهُۥ دَكّٗا وَخَرَّ مُوسَىٰ صَعِقٗاۚ فَلَمَّآ أَفَاقَ قَالَ سُبۡحَٰنَكَ تُبۡتُ إِلَيۡكَ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
E, kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti i tij i foli atij, ai tha: "O Zoti im, shfaqu, që të të shoh!" Allahu tha: "S'do të mund të më shohësh, por shikoje malin: nëse mbetet në vendin e vet, atëherë do të më shohësh!" Kur Zoti i tij iu shfaq malit, e bëri rrafsh me tokë, ndërsa Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "I Patëmeta je Ti! Po kthehem te Ti i penduar. Unë jam i pari i besimtarëve."
Esegesi in lingua araba:
 
Traduzione dei significati Sura: Al-A‘râf
Indice delle Sure Numero di pagina
 
Traduzione dei Significati del Sacro Corano - Traduzione albanese - Pioneer Translation Center (Ruwwad at-Tarjama) - in corso di traduzione - Indice Traduzioni

Tradotta dal team del centro di traduzione "Pioneers" in collaborazione con "Association for call and awareness of communities" di al-Rabwah e "Association for Service of Islamic Content in Languages".

Chiudi