ការបកប្រែអត្ថន័យនៃគម្ពីរគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់ហ្ពានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
65 : 19

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا فَٱعۡبُدۡهُ وَٱصۡطَبِرۡ لِعِبَٰدَتِهِۦۚ هَلۡ تَعۡلَمُ لَهُۥ سَمِيّٗا

Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre. Pra, adhuroje vetëm Atë dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurim ndaj Tij. A njeh ndonjë të ngjashëm me Të?" info
التفاسير: |

external-link copy
66 : 19

وَيَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَءِذَا مَا مِتُّ لَسَوۡفَ أُخۡرَجُ حَيًّا

Njeriu thotë: "Vallë, pasi të kem vdekur, do të ringjallem përsëri?!" info
التفاسير: |

external-link copy
67 : 19

أَوَلَا يَذۡكُرُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ يَكُ شَيۡـٔٗا

A nuk e kujton njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai s'ishte gjë? info
التفاسير: |

external-link copy
68 : 19

فَوَرَبِّكَ لَنَحۡشُرَنَّهُمۡ وَٱلشَّيَٰطِينَ ثُمَّ لَنُحۡضِرَنَّهُمۡ حَوۡلَ جَهَنَّمَ جِثِيّٗا

Për Zotin tënd, Ne do t'i tubojmë ata dhe shejtanët e pastaj do t'i sjellim të gjithë të gjunëzuar rreth Xhehenemit. info
التفاسير: |

external-link copy
69 : 19

ثُمَّ لَنَنزِعَنَّ مِن كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمۡ أَشَدُّ عَلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ عِتِيّٗا

Pastaj Ne do t'i kapim prej secilit grup ata që ishin më të pabindurit ndaj të Gjithëmëshirshmit. info
التفاسير: |

external-link copy
70 : 19

ثُمَّ لَنَحۡنُ أَعۡلَمُ بِٱلَّذِينَ هُمۡ أَوۡلَىٰ بِهَا صِلِيّٗا

Gjithsesi, Ne e dimë më së miri se cilët meritojnë të digjen në të (në Xhehenem) info
التفاسير: |

external-link copy
71 : 19

وَإِن مِّنكُمۡ إِلَّا وَارِدُهَاۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتۡمٗا مَّقۡضِيّٗا

dhe çdokush nga ju do të kalojë mbi të. Ky është një vendim i prerë nga Zoti yt. info
التفاسير: |

external-link copy
72 : 19

ثُمَّ نُنَجِّي ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّنَذَرُ ٱلظَّٰلِمِينَ فِيهَا جِثِيّٗا

Pastaj do t'i shpëtojmë ata që ishin të devotshëm, ndërsa zullumqarët do t'i lëmë të gjunjëzuar në të. info
التفاسير: |

external-link copy
73 : 19

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَيُّ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ خَيۡرٞ مَّقَامٗا وَأَحۡسَنُ نَدِيّٗا

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që besuan: "Cili grup ka pozitë më fisnike dhe rreth më të mirë?" info
التفاسير: |

external-link copy
74 : 19

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَحۡسَنُ أَثَٰثٗا وَرِءۡيٗا

Sa e sa breza që ishin më lart sa i përket pasurisë dhe pamjes së jashtme Ne i kemi shkatërruar para tyre! info
التفاسير: |

external-link copy
75 : 19

قُلۡ مَن كَانَ فِي ٱلضَّلَٰلَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَدًّاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلۡعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضۡعَفُ جُندٗا

Thuaj: "Atyre që janë në humbje, i Gjithëmëshirshmi ua zgjattë jetën, në mënyrë që të shohin atë që u është premtuar: ose dënimin (në këtë botë), ose Kiametin, e atëherë do ta kuptojnë se cilët janë në pozitë më të keqe dhe kanë ushtri më të dobët. info
التفاسير: |

external-link copy
76 : 19

وَيَزِيدُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ هُدٗىۗ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٞ مَّرَدًّا

Allahu ua shton udhëzimin atyre që janë të udhëzuar. Veprat e mira, të cilat mbesin, janë më të mira te Zoti yt si shpërblim dhe më të mira si përfundim. info
التفاسير: |