Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: യൂസുഫ്   ആയത്ത്:
فَلَمَّا سَمِعَتۡ بِمَكۡرِهِنَّ أَرۡسَلَتۡ إِلَيۡهِنَّ وَأَعۡتَدَتۡ لَهُنَّ مُتَّكَـٔٗا وَءَاتَتۡ كُلَّ وَٰحِدَةٖ مِّنۡهُنَّ سِكِّينٗا وَقَالَتِ ٱخۡرُجۡ عَلَيۡهِنَّۖ فَلَمَّا رَأَيۡنَهُۥٓ أَكۡبَرۡنَهُۥ وَقَطَّعۡنَ أَيۡدِيَهُنَّ وَقُلۡنَ حَٰشَ لِلَّهِ مَا هَٰذَا بَشَرًا إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا مَلَكٞ كَرِيمٞ
Kur dëgjoi për përgojimin e tyre, i thirri ato, ua përgatiti një gosti dhe secilës nga ato i dha nga një thikë e tha: "Dil para tyre!" Kur e panë (Jusufin), u mahnitën (nga bukuria e tij) dhe prenë duart e tyre e thanë: "Zoti na ruajttë! Ky nuk qenka njeri, por engjëll fisnik!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَتۡ فَذَٰلِكُنَّ ٱلَّذِي لُمۡتُنَّنِي فِيهِۖ وَلَقَدۡ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفۡسِهِۦ فَٱسۡتَعۡصَمَۖ وَلَئِن لَّمۡ يَفۡعَلۡ مَآ ءَامُرُهُۥ لَيُسۡجَنَنَّ وَلَيَكُونٗا مِّنَ ٱلصَّٰغِرِينَ
Atëherë ajo tha: "Ja pra, ky është ai për të cilin më qortuat. Unë u përpoqa ta joshja, por ai kundërshtoi, por, nëse nuk e bën atë që po e urdhëroj, do të burgoset e do të jetë i poshtëruar."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ رَبِّ ٱلسِّجۡنُ أَحَبُّ إِلَيَّ مِمَّا يَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِۖ وَإِلَّا تَصۡرِفۡ عَنِّي كَيۡدَهُنَّ أَصۡبُ إِلَيۡهِنَّ وَأَكُن مِّنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Ai tha: "O Zoti im! Burgu është më i dashur për mua sesa ajo në të cilën më thërrasin ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të anoj nga ato dhe do të bëhem prej të paditurve."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَٱسۡتَجَابَ لَهُۥ رَبُّهُۥ فَصَرَفَ عَنۡهُ كَيۡدَهُنَّۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ
Atëherë, Zoti i tij iu përgjigj (lutjes) dhe e largoi prej tij dredhinë e tyre, se Ai, me të vërtetë, është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ثُمَّ بَدَا لَهُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا رَأَوُاْ ٱلۡأٓيَٰتِ لَيَسۡجُنُنَّهُۥ حَتَّىٰ حِينٖ
Mandej, pasi i panë provat (e pafajësisë së Jusufit), atyre iu duk e udhës që ta burgosnin për një kohë.[1]
[1] Që të mos dilte në shesh skandali.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَدَخَلَ مَعَهُ ٱلسِّجۡنَ فَتَيَانِۖ قَالَ أَحَدُهُمَآ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَعۡصِرُ خَمۡرٗاۖ وَقَالَ ٱلۡأٓخَرُ إِنِّيٓ أَرَىٰنِيٓ أَحۡمِلُ فَوۡقَ رَأۡسِي خُبۡزٗا تَأۡكُلُ ٱلطَّيۡرُ مِنۡهُۖ نَبِّئۡنَا بِتَأۡوِيلِهِۦٓۖ إِنَّا نَرَىٰكَ مِنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Bashkë me të hynë në burg edhe dy djelmosha. Njëri nga ata, tha: "E kam parë veten në ëndërr duke shtrydhur verë." Ndërkaq, tjetri tha: "Unë e kam parë veten në ëndërr duke mbajtur bukë në kokë, prej së cilës po hanin shpezët. Na trego shpjegimin e kësaj, se po e shohim që je njeri i mirë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ لَا يَأۡتِيكُمَا طَعَامٞ تُرۡزَقَانِهِۦٓ إِلَّا نَبَّأۡتُكُمَا بِتَأۡوِيلِهِۦ قَبۡلَ أَن يَأۡتِيَكُمَاۚ ذَٰلِكُمَا مِمَّا عَلَّمَنِي رَبِّيٓۚ إِنِّي تَرَكۡتُ مِلَّةَ قَوۡمٖ لَّا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ كَٰفِرُونَ
Ai (Jusufi) tha: "Nuk do t'ju vijë ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni pa ju treguar interpretimin e kësaj, para se t'ju arrijë (ushqimi). Kjo është prej asaj që më ka mësuar Zoti im. Unë kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson Allahun e që e mohojnë botën tjetër
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: യൂസുഫ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക