Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഇബ്റാഹീം   ആയത്ത്:
قَالَتۡ لَهُمۡ رُسُلُهُمۡ إِن نَّحۡنُ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأۡتِيَكُم بِسُلۡطَٰنٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ
Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne vërtet jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Tij. E, ne nuk kemi fuqi t'ju sjellim prova përveçse me lejen e Allahut. Vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيۡتُمُونَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ
E përse të mos mbështetemi tek Allahu, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugë të drejtë?! Ne njëmend do të bëjmë durim kundrejt vuajtjeve që na i shkaktoni ju. Vetëm tek Allahu le të mbështeten ata që duan të mbështeten."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِرُسُلِهِمۡ لَنُخۡرِجَنَّكُم مِّنۡ أَرۡضِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۖ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ رَبُّهُمۡ لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ
Ndërkaq, ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: "Do t'ju dëbojmë nga Toka jonë ose do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë, atyre u shpalli Zoti i tyre: "Ne, gjithsesi do t'i shkatërrojmë zullumqarët
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَنُسۡكِنَنَّكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامِي وَخَافَ وَعِيدِ
dhe pas tyre do t'ju bëjmë ju banorë të asaj toke. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje dhe nga paralajmërimi Im.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱسۡتَفۡتَحُواْ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٖ
Ata (të dërguarit) u lutën për fitore dhe u shkatërrua çdo tiran kokëfortë,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسۡقَىٰ مِن مَّآءٖ صَدِيدٖ
të cilin e pret Xhehenemi, ku do t'i jepet të pijë ujë të qelbur,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأۡتِيهِ ٱلۡمَوۡتُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٖۖ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٞ
të cilin do ta gëlltisë, por mezi do ta kapërdijë, ndërkohë që vdekja i vjen nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Atë e pret një dënim i rëndë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡۖ أَعۡمَٰلُهُمۡ كَرَمَادٍ ٱشۡتَدَّتۡ بِهِ ٱلرِّيحُ فِي يَوۡمٍ عَاصِفٖۖ لَّا يَقۡدِرُونَ مِمَّا كَسَبُواْ عَلَىٰ شَيۡءٖۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ
Veprat e atyre që mohuan Zotin e tyre i ngjajnë një hiri që e shpluhuron një erë e fortë në një ditë të stuhishme. Atyre s'do t'u bëjë dobi asgjë që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഇബ്റാഹീം
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക