Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഹജ്ജ്   ആയത്ത്:
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖ وَأَنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يُرِيدُ
Kështu Ne e zbritëm këtë (Kuran) me ajete të qarta dhe Allahu udhëzon kë të dojë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلۡمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ
Sigurisht, Allahu do të gjykojë ndërmjet atyre që besuan dhe hebrenjve, sabianëve, të krishterëve, mexhusëve dhe idhujtarëve në Ditën e Kiametit, se vërtet Allahu është dëshmitar për çdo gjë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَلَمۡ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَسۡجُدُۤ لَهُۥۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ وَٱلنُّجُومُ وَٱلۡجِبَالُ وَٱلشَّجَرُ وَٱلدَّوَآبُّ وَكَثِيرٞ مِّنَ ٱلنَّاسِۖ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيۡهِ ٱلۡعَذَابُۗ وَمَن يُهِنِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن مُّكۡرِمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ۩
A nuk e sheh se Allahut i bëjnë sexhde të gjithë ata që janë në qiej e në Tokë, edhe Dielli, Hëna, yjet, malet, pemët, kafshët, si dhe shumë prej njerëzve? Por, ka shumë që meritojnë dënimin. Atë që Allahu e poshtëron, askush nuk mund ta nderojë. Pa dyshim, Allahu bën çfarë të dojë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ هَٰذَانِ خَصۡمَانِ ٱخۡتَصَمُواْ فِي رَبِّهِمۡۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ قُطِّعَتۡ لَهُمۡ ثِيَابٞ مِّن نَّارٖ يُصَبُّ مِن فَوۡقِ رُءُوسِهِمُ ٱلۡحَمِيمُ
Këto janë dy grupe kundërshtarësh që grinden rreth Zotit të tyre. Sa u përket jobesimtarëve, për ta janë bërë gati rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre do të derdhet ujë i vluar,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
يُصۡهَرُ بِهِۦ مَا فِي بُطُونِهِمۡ وَٱلۡجُلُودُ
i cili shkrin gjithçka në barqet e tyre, e edhe lëkurat.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَهُم مَّقَٰمِعُ مِنۡ حَدِيدٖ
Për ta do të ketë topuzë prej hekuri.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
كُلَّمَآ أَرَادُوٓاْ أَن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا مِنۡ غَمٍّ أُعِيدُواْ فِيهَا وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ
Sa herë që, nga vuajtjet, përpiqen të dalin prej andej, ata do të kthehen (me dhunë) në të (e do t'u thuhet): "Shijoni dënimin e Zjarrit flakërues!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ يُحَلَّوۡنَ فِيهَا مِنۡ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٖ وَلُؤۡلُؤٗاۖ وَلِبَاسُهُمۡ فِيهَا حَرِيرٞ
Pa dyshim, Allahu do t'i fusë ata që besuan dhe bënë vepra të mira në kopshte të Xhenetit nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku do të stolisen me byzylykë ari dhe margaritarë, kurse rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: ഹജ്ജ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക