Check out the new design

വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ * - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക


പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: സ്വാദ്   ആയത്ത്:

Sad

صٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ذِي ٱلذِّكۡرِ
Sad! Betohem në Kuranin plot këshilla!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فِي عِزَّةٖ وَشِقَاقٖ
Por, ata që nuk besojnë janë në kryelartësi e armiqësi.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ فَنَادَواْ وَّلَاتَ حِينَ مَنَاصٖ
Sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar! Ata u lutën për shpëtim (kur u erdhi dënimi), por ishte tepër vonë!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَعَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡۖ وَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا سَٰحِرٞ كَذَّابٌ
Ata çuditen që nga mesi i tyre u erdhi një paralajmërues, andaj jobesimtarët thonë: "Ky është magjistar dhe gënjeshtar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ
A i ka paska shndërruar të gjithë zotat në një Zot të vetëm?! Vërtet, kjo është një gjë tepër e çuditshme!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱنطَلَقَ ٱلۡمَلَأُ مِنۡهُمۡ أَنِ ٱمۡشُواْ وَٱصۡبِرُواْ عَلَىٰٓ ءَالِهَتِكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٞ يُرَادُ
Krerët e tyre u larguan, duke thënë: "Vazhdoni kështu dhe qëndroni të patundur pranë zotave tuaj! Në të vërtetë, kjo gjë po synohet.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِي ٱلۡمِلَّةِ ٱلۡأٓخِرَةِ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا ٱخۡتِلَٰقٌ
Ne nuk kemi dëgjuar për këtë në fenë e fundit. Kjo s'është gjë tjetër veçse trillim.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَءُنزِلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ مِنۢ بَيۡنِنَاۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّن ذِكۡرِيۚ بَل لَّمَّا يَذُوقُواْ عَذَابِ
Vallë, këtij i paska zbritur Këshilla nga mesi ynë?!" Në të vërtetë, ata janë në mëdyshje lidhur me Këshillën Time (Kuranin), sepse ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَحۡمَةِ رَبِّكَ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡوَهَّابِ
Mos vallë, ata i zotërojnë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithëfuqishmit, Dhuruesit të Madh?!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَمۡ لَهُم مُّلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ فَلۡيَرۡتَقُواْ فِي ٱلۡأَسۡبَٰبِ
Apo, mos vallë, i tyre është pushteti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre? Atëherë, le të ngjiten pra në qiell!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ
Kjo është vetëm një prej ushtrive që do të mposhten.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ ذُو ٱلۡأَوۡتَادِ
Edhe para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, adët dhe Faraoni - njeriu i hunjve.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَثَمُودُ وَقَوۡمُ لُوطٖ وَأَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِۚ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلۡأَحۡزَابُ
Gjithashtu edhe themudët, populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupet.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ
Të gjithë ata i përgënjeshtruan të dërguarit, prandaj e merituan dënimin.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَا يَنظُرُ هَٰٓؤُلَآءِ إِلَّا صَيۡحَةٗ وَٰحِدَةٗ مَّا لَهَا مِن فَوَاقٖ
Ata nuk presin gjë tjetër përveç një gjëmimi të tmerrshëm që është i pakthyeshëm.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَقَالُواْ رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبۡلَ يَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ
Ata thonë: "Zoti ynë, na e përshpejto hisen tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَا دَاوُۥدَ ذَا ٱلۡأَيۡدِۖ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë, Davudin, të fuqishmin, i cili kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّا سَخَّرۡنَا ٱلۡجِبَالَ مَعَهُۥ يُسَبِّحۡنَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِشۡرَاقِ
Ne i nënshtruam malet që, bashkë me të, ta madhëronin Allahun në mbrëmje e në mëngjes,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱلطَّيۡرَ مَحۡشُورَةٗۖ كُلّٞ لَّهُۥٓ أَوَّابٞ
po ashtu edhe shpendët e grumbulluar; të gjithë të përulur para tij.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَشَدَدۡنَا مُلۡكَهُۥ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡحِكۡمَةَ وَفَصۡلَ ٱلۡخِطَابِ
Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë urtësi e qartësi në të folur.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ وَهَلۡ أَتَىٰكَ نَبَؤُاْ ٱلۡخَصۡمِ إِذۡ تَسَوَّرُواْ ٱلۡمِحۡرَابَ
A të ka mbërritur ndodhia e atyre që grindeshin, të cilët kapërcyen murin e u futën në faltoren tij?
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ دَخَلُواْ عَلَىٰ دَاوُۥدَ فَفَزِعَ مِنۡهُمۡۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ خَصۡمَانِ بَغَىٰ بَعۡضُنَا عَلَىٰ بَعۡضٖ فَٱحۡكُم بَيۡنَنَا بِٱلۡحَقِّ وَلَا تُشۡطِطۡ وَٱهۡدِنَآ إِلَىٰ سَوَآءِ ٱلصِّرَٰطِ
Kur hynë te Davudi, ai u tremb. Ata i thanë: "Mos ki frikë! Ne jemi dy kundërshtarë, njëri prej të cilëve i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko mes nesh me drejtësi e mos bëj shkelje, por udhëzona në rrugë të drejtë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ هَٰذَآ أَخِي لَهُۥ تِسۡعٞ وَتِسۡعُونَ نَعۡجَةٗ وَلِيَ نَعۡجَةٞ وَٰحِدَةٞ فَقَالَ أَكۡفِلۡنِيهَا وَعَزَّنِي فِي ٱلۡخِطَابِ
Ky është vëllai im: ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa unë kam vetëm një dele, por, megjithatë më thotë: "Ma jep mua atë!" dhe më mundi me fjalë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ لَقَدۡ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعۡجَتِكَ إِلَىٰ نِعَاجِهِۦۖ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡخُلَطَآءِ لَيَبۡغِي بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٍ إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَقَلِيلٞ مَّا هُمۡۗ وَظَنَّ دَاوُۥدُ أَنَّمَا فَتَنَّٰهُ فَٱسۡتَغۡفَرَ رَبَّهُۥ وَخَرَّۤ رَاكِعٗاۤ وَأَنَابَ۩
Davudi tha: "Pa dyshim, ai të ka bërë padrejtësi duke kërkuar delen tënde për ta bashkuar me delet e veta. Me të vërtetë, shumë ortakë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e të atillët janë pak." Atëherë, Davudi e kuptoi se Ne vetëm po e sprovonim, prandaj kërkoi falje nga Zoti i tij, ra me fytyrë përtokë dhe u pendua.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَغَفَرۡنَا لَهُۥ ذَٰلِكَۖ وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Kështu, Ne ia falëm atij (gabimin), ndërkohë, ai njëmend ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
يَٰدَاوُۥدُ إِنَّا جَعَلۡنَٰكَ خَلِيفَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱحۡكُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ ٱلۡهَوَىٰ فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا نَسُواْ يَوۡمَ ٱلۡحِسَابِ
"O Davud, Ne të kemi bërë sundues në tokë, prandaj gjyko mes njerëzve me drejtësi dhe mos ndiq dëshirat e të largohesh nga rruga e Allahut! Ata që shmangen nga rruga e Allahut do të kenë një dënim të rëndë, meqë kanë harruar Ditën e Llogarisë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ
Ne nuk i kemi krijuar kot qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet mes tyre. Kështu pandehin ata që nuk besojnë. Pra, mjerë jobesimtarët për Zjarrin që i pret!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ
A t'i bëjmë barabar ata që besojnë e bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë?! A t'i bëjmë barabar të devotshmit me të shfrenuarit?!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ky është një Libër i bekuar që Ne ta kemi zbritur ty (o Muhamed), që ata të thellohen në ajetet e tij dhe që mendarët të nxjerrin mësim.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ
Davudit ia dhamë Sulejmanin, një rob të shkëlqyeshëm. Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ
Kur, një pasdite, atij iu paraqitën kuajt e shpejtë,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ
ai tha: "Për shkak të dashurisë ndaj pasurisë u shkujdesa nga përmendja e Zotit tim derisa perëndoi dielli.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ
"M'i ktheni ata!" Pastaj nisi t'ua priste këmbët dhe qafën.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ
Me të vërtetë, Ne e sprovuam Sulejmanin dhe hodhëm mbi fronin e tij një trup, e pastaj ai u kthye (i penduar).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ
Ai tha: "Zoti im, më fal mua dhe më dhuro një pushtet që nuk do t'i jepet askujt pas meje! Ti je vërtet Dhuruesi i Madh."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ
Atëherë, Ne ia nënshtruam atij erën që frynte lehtë me urdhrin e tij, ngado që ai dëshironte.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ
E (ia nënshtruam) edhe shejtanët, çdo ndërtues e zhytës,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَءَاخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي ٱلۡأَصۡفَادِ
por edhe të tjerë të lidhur në pranga.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَا عَطَآؤُنَا فَٱمۡنُنۡ أَوۡ أَمۡسِكۡ بِغَيۡرِ حِسَابٖ
(Ne i thamë): "Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep ose mbaj për vete, se nuk do të merresh në llogari për këtë!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Sigurisht, për të ka një vend të afërt te Ne dhe një vendkthim të shkëlqyeshëm.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱذۡكُرۡ عَبۡدَنَآ أَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلشَّيۡطَٰنُ بِنُصۡبٖ وَعَذَابٍ
Kujto robin Tonë, Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: "Me të vërtetë, shejtani më ka goditur me mundim e vuajtje."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
ٱرۡكُضۡ بِرِجۡلِكَۖ هَٰذَا مُغۡتَسَلُۢ بَارِدٞ وَشَرَابٞ
(Ne i thamë:) "Bjeri tokës me këmbë: aty do të dalë një burim me ujë të freskët për larje e pirje!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةٗ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ
Ne ia kthyem familjen, madje edhe një herë aq, si mëshirë prej Nesh dhe mësim për mendarët.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ
(I thamë gjithashtu): "Merr në dorë një tufë fijesh dhe godite me të (gruan tënde) e mos e thyej betimin!" Ne e gjetëm me të vërtetë të durueshëm. Sa rob i shkëlqyer! Ai kthehej gjithnjë i penduar (drejt Zotit).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ
Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin, (të cilët ishin) të fortë e mendjemprehtë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ
Ne i dalluam ata me një veçori: kujtimin e vazhdueshëm të botës së amshuar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ
S'ka dyshim se ata janë te Ne prej më të zgjedhurve e më të mirëve.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ
Kujto edhe Ismailin, Eljeseun dhe Dhulkiflin – të gjithë ishin ndër më të mirët.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Ky është një përkujtim. Ndërkaq, për të devotshmit do të ketë një kthim të shkëlqyeshëm:
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
جَنَّٰتِ عَدۡنٖ مُّفَتَّحَةٗ لَّهُمُ ٱلۡأَبۡوَٰبُ
në Xhenetet e Përjetësisë, portat e të cilave janë të hapura për ta.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مُتَّكِـِٔينَ فِيهَا يَدۡعُونَ فِيهَا بِفَٰكِهَةٖ كَثِيرَةٖ وَشَرَابٖ
Ata do të qëndrojnë të mbështetur (në kolltuqe), duke kërkuar fruta e pije të shumëllojshme.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
۞ وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ أَتۡرَابٌ
Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e moshatare.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ
Pra, kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ هَٰذَا لَرِزۡقُنَا مَا لَهُۥ مِن نَّفَادٍ
Pa dyshim, ky është rrizku Ynë, i cili nuk mbaron kurrë.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَاۚ وَإِنَّ لِلطَّٰغِينَ لَشَرَّ مَـَٔابٖ
Kjo është kështu, kurse për shkelësit e kufijve do të ketë një kthim të keq:
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
جَهَنَّمَ يَصۡلَوۡنَهَا فَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ
Xhehenemi, ku do të digjen. Eh, sa shtrat i keq që është ai!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَا فَلۡيَذُوقُوهُ حَمِيمٞ وَغَسَّاقٞ
Ky pra është dënimi! Le ta shijojnë atë: ujin e vluar dhe qelbin,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ
si dhe lloj-lloj mundimesh të tjera të ngjashme.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ
(Prijësve do t'u thuhet:) "Kjo është një turmë që hidhen bashkë me ju (në dënim). (Ata do të përgjigjen:) "Mos paçin çlirim! S'ka dyshim se ata do të digjen në Zjarr."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ
Ata do të thonë: "Jo, por ju mos paçi çlirim! Ju na sollët në këtë gjendje. Eh, çfarë vendi i tmerrshëm!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ
E do të thonë: "Zoti ynë, atyre që u bënë shkaktarë për këtë, shtojua dyfish dënimin në Zjarr!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ
Ata do të thonë po ashtu: "Ç'është puna që nuk po shohim disa burra që i numëronim si të ligj?!
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ
Mos vallë i përbuznim gabimisht apo na kanë humbur sysh?!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ
Kjo, pa dyshim, është e vërtetë: grindja e banorëve të Zjarrit.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ
Thuaj (o Muhamed): "Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues dhe s'ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ
Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, të Gjithëfuqishmit, Falësit të Madh."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ
Thuaj: "Ky (Kurani) është një lajm i madh,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ
e ju po ia ktheni shpinën.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ
Unë nuk kisha njohuri për grupin më të lartë (të melekëve) kur ata po grindeshin (për Ademin).
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ
Mua më është shpallur se jam vetëm një paralajmërues i qartë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ
Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë do të krijoj një njeri prej balte.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ
Kur t'i jap formë e t'i fryj prej shpirtit Tim, bjerini atij në sexhde!"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ
Të gjithë melekët i ranë në sexhde së bashku,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
përveç Iblisit, i cili u tregua mendjemadh dhe u bë jobesimtar.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ
Allahu tha: "O Iblis, çfarë të pengoi t'i bësh sexhde atij që e krijova me dy duart e Mia? A u tregove mendjemadh apo ishe gjithnjë kryepërpjetë?"
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ
Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai; mua më krijove prej zjarrit, kurse atë e krijove prej baltës."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ
Allahu tha: "Atëherë, dil nga Xheneti, se ti je i mallkuar,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ
dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në Ditën kur do të ringjallen (njerëzit)".
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ
Allahu tha: "Atëherë, ty do të të jepet afat
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ
deri në një ditë të caktuar."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Ai tha: "Betohem në madhërinë Tënde, se unë do t'i shmang të gjithë ata nga rruga e drejtë,
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
përveç robërve të Tu të përkushtuar."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قَالَ فَٱلۡحَقُّ وَٱلۡحَقَّ أَقُولُ
Allahu tha: "Kjo është e vërteta, dhe Unë them gjithnjë të vërtetën.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
لَأَمۡلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Sigurisht që Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٖ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُتَكَلِّفِينَ
Thuaj (o Muhamed): "Unë nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim për këtë e as jam nga ata që shtiren.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Ai (Kurani) është vetëm një këshillë për botët.
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
وَلَتَعۡلَمُنَّ نَبَأَهُۥ بَعۡدَ حِينِۭ
E ju patjetër se do ta merrni vesh të vërtetën e tij pas një kohe."
അറബി ഖുർആൻ വിവരണങ്ങൾ:
 
പരിഭാഷ അദ്ധ്യായം: സ്വാദ്
സൂറത്തുകളുടെ സൂചിക പേജ് നമ്പർ
 
വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ - വിവർത്തനങ്ങളുടെ സൂചിക

റബ്‌വ ഇസ്‌ലാമിക് ദഅ്വാ ആൻഡ് ഗൈഡൻസ് സെൻററിൻ്റെയും കോൺടെന്റ് ഇൻ ലാംഗ്വേജസ് സർവീസ് അസോസിയേഷൻ്റെയും സഹകരണത്തോടെ മർകസ് റുവാദ് തർജമ വിഭാഗം വിവർത്തനം ചെയ്തത്.

അടക്കുക