Check out the new design

Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Hassan Nahi * - Index van vertaling

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Vertaling van de betekenissen Surah: As-Saaffaat   Vers:
مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ
“Ç’keni që nuk e ndihmoni njëri-tjetrin?”
Arabische uitleg van de Qur'an:
بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ
Por, atë Ditë ata do të jenë plotësisht të dorëzuar,
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
e do t’i afrohen njëri-tjetrit, duke u grindur.
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ
(Pasuesit) do t’u thonë (prijësve): “Ju na vinit nga ana e djathtë[273]”.
[273] E djathta paraqet në kulturën dhe në gjuhën arabe (dhe jo vetëm në të) anën e arsyes dhe të së mirës, kështu që shprehja “na vinit nga e djathta” do të thotë: “Ju na paraqiteshit me argumente që në pamje të parë ishin të paqortueshme, për të na nxjerrë nga rruga e drejtë”.
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ
Ata do të përgjigjen: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë!
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ
Ne nuk kishim kurrfarë pushteti mbi ju, por ju ishit popull i pabindur.
Arabische uitleg van de Qur'an:
فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ
E kështu u përmbush fjala e Zotit kundër nesh; ne të gjithë do ta shijojmë me siguri dënimin.
Arabische uitleg van de Qur'an:
فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ
Ne ju mashtruam ju, por edhe vetë ishim të mashtruar.”
Arabische uitleg van de Qur'an:
فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ
Atë Ditë, të gjithë ata do të jenë së bashku në dënim.
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Ne kështu veprojmë me keqbërësit,
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ
sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!” - ata tregoheshin mendjemëdhenj
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ
dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?”
Arabische uitleg van de Qur'an:
بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Nuk është ashtu (siç thonë ata), por ai (Muhamedi a.s.) ka sjellë të vërtetën dhe ka pohuar atë që thonin të dërguarit e mëparshëm.
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ
Sigurisht, ju do ta provoni dënimin e dhembshëm
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
dhe do të shpërbleheni vetëm sipas asaj që keni bërë!
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
Kurse robërit e sinqertë të Allahut,
Arabische uitleg van de Qur'an:
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ
do të kenë mirësi të caktuara dhe
Arabische uitleg van de Qur'an:
فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ
fruta të ndryshme e do të jenë të respektuar,
Arabische uitleg van de Qur'an:
فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
në kopshtet e lumturisë,
Arabische uitleg van de Qur'an:
عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
në kolltukë, përballë njëri-tjetrit.
Arabische uitleg van de Qur'an:
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ
Aty do t’u shërbehet një gotë e mbushur nga një burim i rrjedhshëm,
Arabische uitleg van de Qur'an:
بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ
(me pije) të bardhë e të shijshme për ata që do ta pinë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ
Prej saj as nuk do të trullosen dhe as nuk do të dehen.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ
Pranë tyre do të jenë gra me shikim të ulur e sy të bukur
Arabische uitleg van de Qur'an:
كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ
sikur të ishin vezë të ruajtura mirë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ
Ata do t’i qasen njëri-tjetrit e do të bisedojnë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ
Dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok,
Arabische uitleg van de Qur'an:
 
Vertaling van de betekenissen Surah: As-Saaffaat
Surah's Index Pagina nummer
 
Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Hassan Nahi - Index van vertaling

Vertaald door Hassan Nahi, uitgegeven door het Albanese Instituut voor Islamitisch Denken en Beschaving.

Sluit