Check out the new design

Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. * - Index van vertaling


Vertaling van de betekenissen Surah: al-Israa   Vers:
وَمَا مَنَعَنَآ أَن نُّرۡسِلَ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّآ أَن كَذَّبَ بِهَا ٱلۡأَوَّلُونَۚ وَءَاتَيۡنَا ثَمُودَ ٱلنَّاقَةَ مُبۡصِرَةٗ فَظَلَمُواْ بِهَاۚ وَمَا نُرۡسِلُ بِٱلۡأٓيَٰتِ إِلَّا تَخۡوِيفٗا
Asgjë nuk na pengon të dërgojmë shenja, por të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë themudëve devenë si shenjë të qartë, por ata u treguan të padrejtë kundrejt saj. Ne i dërgojmë shenjat vetëm për t'ju frikësuar.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَإِذۡ قُلۡنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِٱلنَّاسِۚ وَمَا جَعَلۡنَا ٱلرُّءۡيَا ٱلَّتِيٓ أَرَيۡنَٰكَ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلنَّاسِ وَٱلشَّجَرَةَ ٱلۡمَلۡعُونَةَ فِي ٱلۡقُرۡءَانِۚ وَنُخَوِّفُهُمۡ فَمَا يَزِيدُهُمۡ إِلَّا طُغۡيَٰنٗا كَبِيرٗا
Kujto kur të thamë: "Zoti yt i përfshin të gjithë njerëzit (me fuqinë e Tij)." Pamjen që ta treguam ty e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, e edhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran. Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre mosbindjen.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَإِذۡ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ قَالَ ءَأَسۡجُدُ لِمَنۡ خَلَقۡتَ طِينٗا
Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit, i cili tha: "Si t'i bie në sexhde atij që e ke krijuar prej baltës?!"
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالَ أَرَءَيۡتَكَ هَٰذَا ٱلَّذِي كَرَّمۡتَ عَلَيَّ لَئِنۡ أَخَّرۡتَنِ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَأَحۡتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُۥٓ إِلَّا قَلِيلٗا
Pastaj tha: "E sheh këtë që e nderove mbi mua? Nëse më jep afat deri në Ditën e Kiametit, unë patjetër do t'i bëj për vete pasardhësit e tij, përveç një pakice."
Arabische uitleg van de Qur'an:
قَالَ ٱذۡهَبۡ فَمَن تَبِعَكَ مِنۡهُمۡ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمۡ جَزَآءٗ مَّوۡفُورٗا
Allahu tha: "Ik! Kushdo prej tyre që të ndjek ty, Xhehenemi do të jetë ndëshkimi juaj, një ndëshkim i plotë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَٱسۡتَفۡزِزۡ مَنِ ٱسۡتَطَعۡتَ مِنۡهُم بِصَوۡتِكَ وَأَجۡلِبۡ عَلَيۡهِم بِخَيۡلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكۡهُمۡ فِي ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَوۡلَٰدِ وَعِدۡهُمۡۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ إِلَّا غُرُورًا
Josh me zërin tënd këdo që mundesh nga ata; lësho kundër tyre gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde; bëhu pjesëtar në pasurinë e fëmijët e tyre, si dhe jepu premtime!" Por, shejtani nuk u premton gjë tjetër përveç mashtrimit.
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّ عِبَادِي لَيۡسَ لَكَ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٞۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلٗا
"Ti nuk do të kesh kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi." Mjafton Zoti yt si Mbrojtës.
Arabische uitleg van de Qur'an:
رَّبُّكُمُ ٱلَّذِي يُزۡجِي لَكُمُ ٱلۡفُلۡكَ فِي ٱلۡبَحۡرِ لِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا
Është Zoti juaj Ai që i bën anijet të lundrojnë për ju nëpër det, në mënyrë që të kërkoni begatitë e Tij. Vërtet, Ai është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.
Arabische uitleg van de Qur'an:
 
Vertaling van de betekenissen Surah: al-Israa
Surah's Index Pagina nummer
 
Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. - Index van vertaling

Vertaald door het vertaalteam van het Centrum van Pionierende Vertalers in samenwerking met de Vereniging voor Da'wa in Al-Rabwa en de Vereniging voor de Dienstverlening van Islamitische Inhoud in Talen.

Sluit