Check out the new design

Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. * - Index van vertaling


Vertaling van de betekenissen Surah: Aal-Imraan   Vers:
قُلۡ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا وَمَآ أُنزِلَ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ وَٱلۡأَسۡبَاطِ وَمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَٱلنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمۡ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّنۡهُمۡ وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ
Thuaj: "Ne besojmë Allahun, atë që na është shpallur neve (Kuranin), atë që u është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe esbatëve (profetëve nga bijtë e Jakubit), atë që u është dhënë Musait e Isait dhe profetëve (të tjerë) nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim midis tyre[1] dhe vetëm Allahut i përulemi."
[1] Pra, i besojmë të gjithë pejgamberët, pa përjashtim.
Arabische uitleg van de Qur'an:
وَمَن يَبۡتَغِ غَيۡرَ ٱلۡإِسۡلَٰمِ دِينٗا فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë nga të humburit.
Arabische uitleg van de Qur'an:
كَيۡفَ يَهۡدِي ٱللَّهُ قَوۡمٗا كَفَرُواْ بَعۡدَ إِيمَٰنِهِمۡ وَشَهِدُوٓاْ أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقّٞ وَجَآءَهُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ
E si t'i udhëzojë Allahu në rrugë të drejtë njerëzit që mohuan pasi besuan dhe dëshmuan se i Dërguari është i vërtetë dhe pasi u erdhën dëshmitë e qarta?! Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët.
Arabische uitleg van de Qur'an:
أُوْلَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُمۡ أَنَّ عَلَيۡهِمۡ لَعۡنَةَ ٱللَّهِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلنَّاسِ أَجۡمَعِينَ
Ndëshkimi i tyre është se mbi ta bie mallkimi i Allahut, i melekëve dhe i mbarë njerëzimit.
Arabische uitleg van de Qur'an:
خَٰلِدِينَ فِيهَا لَا يُخَفَّفُ عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابُ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ
Në të do të jenë përgjithmonë, nuk do t'u lehtësohet dënimi e as do t'u jepet afat,
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَ وَأَصۡلَحُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ
përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen, se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بَعۡدَ إِيمَٰنِهِمۡ ثُمَّ ٱزۡدَادُواْ كُفۡرٗا لَّن تُقۡبَلَ تَوۡبَتُهُمۡ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلضَّآلُّونَ
Pa dyshim se atyre që mohojnë pasi të kenë besuar dhe më pas e shtojnë mosbesimin, nuk do t'u pranohet pendimi (kur t'u vijë vdekja) dhe pikërisht ata janë të humburit.
Arabische uitleg van de Qur'an:
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡ أَحَدِهِم مِّلۡءُ ٱلۡأَرۡضِ ذَهَبٗا وَلَوِ ٱفۡتَدَىٰ بِهِۦٓۗ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ وَمَا لَهُم مِّن نَّٰصِرِينَ
Me të vërtetë, atyre që mohuan dhe vdiqën duke qenë jobesimtarë, nuk do t'u pranohet asnjë shkëmbesë, edhe sikur të ishte sa Toka e mbuluar me ar. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.
Arabische uitleg van de Qur'an:
 
Vertaling van de betekenissen Surah: Aal-Imraan
Surah's Index Pagina nummer
 
Vertaling van de betekenissen Edele Qur'an - Albanese vertaling - Centrum van Pionier Vertalers - Wordt momenteel aan gewerkt. - Index van vertaling

Vertaald door het vertaalteam van het Centrum van Pionierende Vertalers in samenwerking met de Vereniging voor Da'wa in Al-Rabwa en de Vereniging voor de Dienstverlening van Islamitische Inhoud in Talen.

Sluit