Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: حج   آیت:
حُنَفَآءَ لِلَّهِ غَيۡرَ مُشۡرِكِينَ بِهِۦۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَتَخۡطَفُهُ ٱلطَّيۡرُ أَوۡ تَهۡوِي بِهِ ٱلرِّيحُ فِي مَكَانٖ سَحِيقٖ
duke qenë të përkushtuar vetëm ndaj Allahut dhe duke mos i bërë shok Atij (në adhurim). Kushdo që i bën shok Allahut, është sikur të ketë rënë nga qielli e të jetë rrëmbyer nga zogjtë ose sikur ta ketë hedhur era në një vend të largët.
عربي تفسیرونه:
ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقۡوَى ٱلۡقُلُوبِ
Kështu pra. E kush madhëron ritet e Allahut, ajo është nga devotshmëria e zemrave.
عربي تفسیرونه:
لَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ مَحِلُّهَآ إِلَى ٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ
Ju keni përfitime në to (kurbane) deri në një kohë të caktuar, pastaj vendi i flijimit të tyre është te Shtëpia e Lashtë.
عربي تفسیرونه:
وَلِكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكٗا لِّيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۗ فَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَلَهُۥٓ أَسۡلِمُواْۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُخۡبِتِينَ
Për çdo popull Ne kemi caktuar ritet e kurbanit, në mënyrë që ata të përmendin emrin e Allahut mbi bagëtitë që ua ka dhënë (për kurban). Zoti juaj është një Zot i Vetëm, prandaj vetëm Atij nënshtrojuni dhe përgëzoji të përulurit,
عربي تفسیرونه:
ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَٱلصَّٰبِرِينَ عَلَىٰ مَآ أَصَابَهُمۡ وَٱلۡمُقِيمِي ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ
të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat dhe durojnë çfarëdo që i godet, e falin namazin dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
عربي تفسیرونه:
وَٱلۡبُدۡنَ جَعَلۡنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمۡ فِيهَا خَيۡرٞۖ فَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا صَوَآفَّۖ فَإِذَا وَجَبَتۡ جُنُوبُهَا فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡقَانِعَ وَٱلۡمُعۡتَرَّۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرۡنَٰهَا لَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ
Devetë dhe lopët Ne i bëmë për ju si një nga ritet e Allahut dhe ju keni dobi prej tyre. Andaj, përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë (gati për therje). E, kur të shtrihen përtokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni të varfrin që nuk lyp dhe atë që lyp. Kështu, Ne i nënshtruam ato për ju, që të jeni mirënjohës.
عربي تفسیرونه:
لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقۡوَىٰ مِنكُمۡۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمۡ لِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin devotshmëria juaj. Kështu, Ai jua nënshtroi ato për ta madhëruar Allahun që ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoji punëmbarët!
عربي تفسیرونه:
۞ إِنَّ ٱللَّهَ يُدَٰفِعُ عَنِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٖ كَفُورٍ
Vërtet, Allahu i mbron ata që besojnë. Njëmend, Allahu nuk do asnjë tradhtar mosmirënjohës.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: حج
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول