Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: ص   آیت:
وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ
Ata do të thonë po ashtu: "Ç'është puna që nuk po shohim disa burra që i numëronim si të ligj?!
عربي تفسیرونه:
أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ
Mos vallë i përbuznim gabimisht apo na kanë humbur sysh?!"
عربي تفسیرونه:
إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ
Kjo, pa dyshim, është e vërtetë: grindja e banorëve të Zjarrit.
عربي تفسیرونه:
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ
Thuaj (o Muhamed): "Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues dhe s'ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit të Pamposhtur,
عربي تفسیرونه:
رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ
Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, të Gjithëfuqishmit, Falësit të Madh."
عربي تفسیرونه:
قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ
Thuaj: "Ky (Kurani) është një lajm i madh,
عربي تفسیرونه:
أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ
e ju po ia ktheni shpinën.
عربي تفسیرونه:
مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ
Unë nuk kisha njohuri për grupin më të lartë (të melekëve) kur ata po grindeshin (për Ademin).
عربي تفسیرونه:
إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ
Mua më është shpallur se jam vetëm një paralajmërues i qartë."
عربي تفسیرونه:
إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ
Kujto kur Zoti yt u tha melekëve: "Unë do të krijoj një njeri prej balte.
عربي تفسیرونه:
فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ
Kur t'i jap formë e t'i fryj prej shpirtit Tim, bjerini atij në sexhde!"
عربي تفسیرونه:
فَسَجَدَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ كُلُّهُمۡ أَجۡمَعُونَ
Të gjithë melekët i ranë në sexhde së bashku,
عربي تفسیرونه:
إِلَّآ إِبۡلِيسَ ٱسۡتَكۡبَرَ وَكَانَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ
përveç Iblisit, i cili u tregua mendjemadh dhe u bë jobesimtar.
عربي تفسیرونه:
قَالَ يَٰٓإِبۡلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسۡجُدَ لِمَا خَلَقۡتُ بِيَدَيَّۖ أَسۡتَكۡبَرۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡعَالِينَ
Allahu tha: "O Iblis, çfarë të pengoi t'i bësh sexhde atij që e krijova me dy duart e Mia? A u tregove mendjemadh apo ishe gjithnjë kryepërpjetë?"
عربي تفسیرونه:
قَالَ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡهُ خَلَقۡتَنِي مِن نَّارٖ وَخَلَقۡتَهُۥ مِن طِينٖ
Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai; mua më krijove prej zjarrit, kurse atë e krijove prej baltës."
عربي تفسیرونه:
قَالَ فَٱخۡرُجۡ مِنۡهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٞ
Allahu tha: "Atëherë, dil nga Xheneti, se ti je i mallkuar,
عربي تفسیرونه:
وَإِنَّ عَلَيۡكَ لَعۡنَتِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلدِّينِ
dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
عربي تفسیرونه:
قَالَ رَبِّ فَأَنظِرۡنِيٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ
Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në Ditën kur do të ringjallen (njerëzit)".
عربي تفسیرونه:
قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ ٱلۡمُنظَرِينَ
Allahu tha: "Atëherë, ty do të të jepet afat
عربي تفسیرونه:
إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡوَقۡتِ ٱلۡمَعۡلُومِ
deri në një ditë të caktuar."
عربي تفسیرونه:
قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغۡوِيَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ
Ai tha: "Betohem në madhërinë Tënde, se unë do t'i shmang të gjithë ata nga rruga e drejtë,
عربي تفسیرونه:
إِلَّا عِبَادَكَ مِنۡهُمُ ٱلۡمُخۡلَصِينَ
përveç robërve të Tu të përkushtuar."
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: ص
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول