Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: شوری   آیت:
فَاطِرُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ جَعَلَ لَكُم مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ أَزۡوَٰجٗا وَمِنَ ٱلۡأَنۡعَٰمِ أَزۡوَٰجٗا يَذۡرَؤُكُمۡ فِيهِۚ لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ
Krijuesi i qiejve e i Tokës. Allahu krijoi për ju bashkëshorte nga lloji juaj për t'ju shumuar, si dhe bagëti në çifte. Asgjë nuk i ngjan Atij. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.
عربي تفسیرونه:
لَهُۥ مَقَالِيدُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يَبۡسُطُ ٱلرِّزۡقَ لِمَن يَشَآءُ وَيَقۡدِرُۚ إِنَّهُۥ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ
Të Tij janë çelësat e qiejve dhe të Tokës. Allahu ia shton rizkun kujt të dojë dhe ia pakon kujt të dojë. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
عربي تفسیرونه:
۞ شَرَعَ لَكُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا وَصَّىٰ بِهِۦ نُوحٗا وَٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَمَا وَصَّيۡنَا بِهِۦٓ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَىٰٓۖ أَنۡ أَقِيمُواْ ٱلدِّينَ وَلَا تَتَفَرَّقُواْ فِيهِۚ كَبُرَ عَلَى ٱلۡمُشۡرِكِينَ مَا تَدۡعُوهُمۡ إِلَيۡهِۚ ٱللَّهُ يَجۡتَبِيٓ إِلَيۡهِ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِيٓ إِلَيۡهِ مَن يُنِيبُ
Ai ju ka përcaktuar si fe atë që i porositi Nuhut, atë që të kemi shpallur ty (o Muhamed) dhe atë që u kemi porositur Ibrahimit, Musait dhe Isait: "Ta zbatoni fenë dhe të mos përçaheni në të!" E rëndë për idhujtarët është ajo në të cilën po i thërret. Allahu zgjedh për fenë e Tij kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai i penduar.
عربي تفسیرونه:
وَمَا تَفَرَّقُوٓاْ إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَهُمُ ٱلۡعِلۡمُ بَغۡيَۢا بَيۡنَهُمۡۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةٞ سَبَقَتۡ مِن رَّبِّكَ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى لَّقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۚ وَإِنَّ ٱلَّذِينَ أُورِثُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡ لَفِي شَكّٖ مِّنۡهُ مُرِيبٖ
Ata ranë në kundërshti vetëm pasi u erdhi dituria, nga zilia që kishin mes vete. Por, po të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt për një afat të caktuar, do të gjykohej ndërmjet tyre, ndërkohë ata që trashëguan Librin pas tyre janë në mëdyshje lidhur me të.
عربي تفسیرونه:
فَلِذَٰلِكَ فَٱدۡعُۖ وَٱسۡتَقِمۡ كَمَآ أُمِرۡتَۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡۖ وَقُلۡ ءَامَنتُ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِن كِتَٰبٖۖ وَأُمِرۡتُ لِأَعۡدِلَ بَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ رَبُّنَا وَرَبُّكُمۡۖ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡۖ لَا حُجَّةَ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمُۖ ٱللَّهُ يَجۡمَعُ بَيۡنَنَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Prandaj, ti thirr dhe qëndro i palëkundur ashtu si je urdhëruar e mos ndiq dëshirat e tyre, por thuaj: "Besoj në çdo libër që Allahu ka shpallur dhe jam urdhëruar të gjykoj me drejtësi ndërmjet jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne jemi përgjegjës për veprat tona e ju për veprat tuaja. S'ka grindje mes nesh dhe jush. Allahu do të na mbledhë të gjithë dhe tek Ai do të kthehemi."
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: شوری
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول