Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: انعام   آیت:
قُلۡ أَيُّ شَيۡءٍ أَكۡبَرُ شَهَٰدَةٗۖ قُلِ ٱللَّهُۖ شَهِيدُۢ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَۚ أَئِنَّكُمۡ لَتَشۡهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخۡرَىٰۚ قُل لَّآ أَشۡهَدُۚ قُلۡ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَإِنَّنِي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ
Thuaj: "Cila është dëshmia më e madhe?" Përgjigju: "Allahu është Dëshmitar mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kuran që përmes tij t'jua tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i kumtohet. Mos vallë ju dëshmoni se krahas Allahut ka edhe zota të tjerë (të denjë për adhurim)?!" Thuaju: "Unë nuk dëshmoj." Thuaj: "Me të vërtetë, Ai është Zoti i Vetëm i Vërtetë dhe unë jam larg asaj që ju i shoqëroni Atij."
عربي تفسیرونه:
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَعۡرِفُونَهُۥ كَمَا يَعۡرِفُونَ أَبۡنَآءَهُمُۘ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ
Ata që ua kemi dhënë Librin e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e tyre. Ata që kanë humbur vetveten nuk do të besojnë.
عربي تفسیرونه:
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ
E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
عربي تفسیرونه:
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ أَيۡنَ شُرَكَآؤُكُمُ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ
Kujto Ditën kur do t'i tubojmë të gjithë dhe pastaj do t'u themi atyre që adhuronin të tjerë përveç Allahut: "Ku janë të adhuruarit tuaj për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut?!"
عربي تفسیرونه:
ثُمَّ لَمۡ تَكُن فِتۡنَتُهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ وَٱللَّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشۡرِكِينَ
Pastaj, nuk kishin shfajësim tjetër veçse të thoshin: "Betohemi në Allahun, në Zotin tonë, se ne nuk ishim idhujtarë."
عربي تفسیرونه:
ٱنظُرۡ كَيۡفَ كَذَبُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡۚ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ
Shiko se si e gënjyen vetveten dhe se si u zhdukën prej tyre ata (zotat e rremë) që i trillonin.
عربي تفسیرونه:
وَمِنۡهُم مَّن يَسۡتَمِعُ إِلَيۡكَۖ وَجَعَلۡنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ أَكِنَّةً أَن يَفۡقَهُوهُ وَفِيٓ ءَاذَانِهِمۡ وَقۡرٗاۚ وَإِن يَرَوۡاْ كُلَّ ءَايَةٖ لَّا يُؤۡمِنُواْ بِهَاۖ حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءُوكَ يُجَٰدِلُونَكَ يَقُولُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Në mesin e tyre ka të atillë që të dëgjojnë, porse Ne kemi vënë mbulesë në zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë (Kuranin) dhe ua kemi shurdhuar veshët. Prandaj, edhe sikur të shihnin çdo shenjë, nuk do t'i besonin. Kur vijnë te ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: "Këto janë vetëm trillime të të parëve."
عربي تفسیرونه:
وَهُمۡ يَنۡهَوۡنَ عَنۡهُ وَيَنۡـَٔوۡنَ عَنۡهُۖ وَإِن يُهۡلِكُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ
Ata pengojnë (njerëzit) prej tij (Kuranit) dhe largohen nga ai, por në të vërtetë ata e shkatërrojnë vetëm vetveten, pa e ndier fare.
عربي تفسیرونه:
وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ وُقِفُواْ عَلَى ٱلنَّارِ فَقَالُواْ يَٰلَيۡتَنَا نُرَدُّ وَلَا نُكَذِّبَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ
Sikur t'i shihje ata kur të vihen para Zjarrit e të thonë: "Ah, sikur të ktheheshim (në dynja) e të mos i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!"
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: انعام
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول