Check out the new design

د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی * - د ژباړو فهرست (لړلیک)


د معناګانو ژباړه سورت: اعراف   آیت:

El A’raf

الٓمٓصٓ
Elif, lam, mim, sad.
عربي تفسیرونه:
كِتَٰبٌ أُنزِلَ إِلَيۡكَ فَلَا يَكُن فِي صَدۡرِكَ حَرَجٞ مِّنۡهُ لِتُنذِرَ بِهِۦ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ
Ky është një Libër që të është shpallur ty, andaj le të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd për shkak të tij, (meqë të është shpallur) që të paralajmërosh me të dhe si këshillë për besimtarët.
عربي تفسیرونه:
ٱتَّبِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ وَلَا تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَۗ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ
Ndiqni atë që ju është shpallur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës (të tjerë) përveç Tij! Sa pak që merrni mësim!
عربي تفسیرونه:
وَكَم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَا فَجَآءَهَا بَأۡسُنَا بَيَٰتًا أَوۡ هُمۡ قَآئِلُونَ
Sa shumë qytete Ne i kemi shkatërruar! Atyre u erdhi dënimi Ynë natën ose teksa ishin duke pushuar në mesditë.
عربي تفسیرونه:
فَمَا كَانَ دَعۡوَىٰهُمۡ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَآ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
Thirrja e tyre e vetme, kur i goditi dënimi Ynë, ishte: "Ne ishim vërtet keqbërës!"
عربي تفسیرونه:
فَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرۡسِلَ إِلَيۡهِمۡ وَلَنَسۡـَٔلَنَّ ٱلۡمُرۡسَلِينَ
Ne, patjetër, do t'i marrim në pyetje ata të cilëve u janë dërguar të dërguarit dhe sigurisht do t'i pyesim edhe vetë të dërguarit.
عربي تفسیرونه:
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيۡهِم بِعِلۡمٖۖ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ
Pastaj Ne do t'ua paraqesim atyre çdo gjë (që kanë bërë) me dije (të plotë), sepse Ne nuk kemi qenë të papranishëm.
عربي تفسیرونه:
وَٱلۡوَزۡنُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّۚ فَمَن ثَقُلَتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ
Peshimi në atë ditë do të jetë i drejtë. Ata, peshorja e të cilëve do të jetë e rëndë, mu ata janë të shpëtuarit.
عربي تفسیرونه:
وَمَنۡ خَفَّتۡ مَوَٰزِينُهُۥ فَأُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُم بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَظۡلِمُونَ
Ndërkaq, ata, peshorja e të cilëve do të jetë e lehtë, mu ata janë që e kanë humbur vetveten, sepse i mohonin padrejtësisht ajetet Tona.
عربي تفسیرونه:
وَلَقَدۡ مَكَّنَّٰكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَجَعَلۡنَا لَكُمۡ فِيهَا مَعَٰيِشَۗ قَلِيلٗا مَّا تَشۡكُرُونَ
Ne ju vendosëm në Tokë dhe ju siguruam mjete jetese në të. Sa pak që jeni mirënjohës!
عربي تفسیرونه:
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَٰكُمۡ ثُمَّ صَوَّرۡنَٰكُمۡ ثُمَّ قُلۡنَا لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ ٱسۡجُدُواْ لِأٓدَمَ فَسَجَدُوٓاْ إِلَّآ إِبۡلِيسَ لَمۡ يَكُن مِّنَ ٱلسَّٰجِدِينَ
Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën tuaj, mandej u thamë melekëve: "Bjerini në sexhde Ademit!" Të gjithë ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai nuk qe nga ata që bënë sexhde.
عربي تفسیرونه:
 
د معناګانو ژباړه سورت: اعراف
د سورتونو فهرست (لړلیک) د مخ نمبر
 
د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی - د ژباړو فهرست (لړلیک)

دا ژباړه د مرکز رواد الترجمة ټیم لخوا د ربوہ د تبلیغ ټولنې او د اسلامي منځپانګې د خدماتو ټولنې په همکارۍ شوې.

بندول