Check out the new design

Tradução dos significados do Nobre Qur’an. - Centro de mestres na tradução * - Índice de tradução


Tradução dos significados Surah: Al-An'aam   Versículo:
۞ إِنَّمَا يَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ يَسۡمَعُونَۘ وَٱلۡمَوۡتَىٰ يَبۡعَثُهُمُ ٱللَّهُ ثُمَّ إِلَيۡهِ يُرۡجَعُونَ
Në të vërtetë, të përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë, ndërsa të vdekurit Allahu do t'i ngjallë e pastaj tek Ai do të kthehen.
Os Tafssir em língua árabe:
وَقَالُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ عَلَيۡهِ ءَايَةٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قُلۡ إِنَّ ٱللَّهَ قَادِرٌ عَلَىٰٓ أَن يُنَزِّلَ ءَايَةٗ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Ata thanë: "Sikur t'i zbriste atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij." Thuaju: "Allahu ka mundësi të zbresë mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë."
Os Tafssir em língua árabe:
وَمَا مِن دَآبَّةٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا طَٰٓئِرٖ يَطِيرُ بِجَنَاحَيۡهِ إِلَّآ أُمَمٌ أَمۡثَالُكُمۚ مَّا فَرَّطۡنَا فِي ٱلۡكِتَٰبِ مِن شَيۡءٖۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِمۡ يُحۡشَرُونَ
Të gjitha kafshët në tokë dhe të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e vet janë vetëm bashkësi sikurse ju. Ne nuk kemi lënë në Libër[1] asgjë mangët. Pastaj, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë.
[1] Në Leuhi Mahfudh.
Os Tafssir em língua árabe:
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا صُمّٞ وَبُكۡمٞ فِي ٱلظُّلُمَٰتِۗ مَن يَشَإِ ٱللَّهُ يُضۡلِلۡهُ وَمَن يَشَأۡ يَجۡعَلۡهُ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ
Ata që mohojnë shpalljet tona janë të shurdhër e memecë, janë në errësira. Atë që do Allahu e shpie në humbje dhe atë që do e udhëzon në rrugë të drejtë.
Os Tafssir em língua árabe:
قُلۡ أَرَءَيۡتَكُمۡ إِنۡ أَتَىٰكُمۡ عَذَابُ ٱللَّهِ أَوۡ أَتَتۡكُمُ ٱلسَّاعَةُ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ تَدۡعُونَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Thuaj: "Më thoni. Nëse ju godet dënimi i Allahut ose ju vjen Ora e Kiametit, a do të lutnit (për ndihmë) dikë tjetër përveç Allahut, nëse e thoni të vërtetën?!"
Os Tafssir em língua árabe:
بَلۡ إِيَّاهُ تَدۡعُونَ فَيَكۡشِفُ مَا تَدۡعُونَ إِلَيۡهِ إِن شَآءَ وَتَنسَوۡنَ مَا تُشۡرِكُونَ
Përkundrazi! Atë do ta lutnit, ndërsa Ai do t'jua largonte atë (sprovë) për të cilën e lutnit, nëse do të donte, dhe ju do t'i harronit ata që ia shoqëronit Atij (në adhurim).
Os Tafssir em língua árabe:
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰٓ أُمَمٖ مِّن قَبۡلِكَ فَأَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَتَضَرَّعُونَ
Ne u kemi çuar të dërguar edhe popujve para teje dhe i kemi dënuar me skamje e sëmundje, për t'u bërë të përulur.
Os Tafssir em língua árabe:
فَلَوۡلَآ إِذۡ جَآءَهُم بَأۡسُنَا تَضَرَّعُواْ وَلَٰكِن قَسَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
Veç sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Mirëpo, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shejtani ua hijeshoi atë që bënin.
Os Tafssir em língua árabe:
فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِۦ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَبۡوَٰبَ كُلِّ شَيۡءٍ حَتَّىٰٓ إِذَا فَرِحُواْ بِمَآ أُوتُوٓاْ أَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ فَإِذَا هُم مُّبۡلِسُونَ
Kur harruan atë me të cilën këshilloheshin, Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje, derisa kur ata u gëzuan për atë që iu dha, ne i dënuam befas e ata u bënë të dëshpëruar.
Os Tafssir em língua árabe:
 
Tradução dos significados Surah: Al-An'aam
Índice de capítulos Número de página
 
Tradução dos significados do Nobre Qur’an. - Centro de mestres na tradução - Índice de tradução

Tradução realizada pela equipe do Centro de Tradução Rowwad em cooperação com a Associação de Chamada em Al-Rabwah e a Associação para o Serviço do Conteúdo Islâmico em Idiomas.

Fechar