Check out the new design

Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa. * - Ishakiro ry'ibisobanuro


Ibisobanuro by'amagambo Isura: Al Baqarat   Umurongo:
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلصَّٰبِـِٔينَ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَلَهُمۡ أَجۡرُهُمۡ عِندَ رَبِّهِمۡ وَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ
Sigurisht, ata që kanë besuar (muslimanët), hebrenjtë, të krishterët dhe sabianët - të gjithë ata që besuan Allahun e Ditën e Gjykimit dhe bënë vepra të mira - e kanë shpërblimin te Zoti i tyre dhe për ta nuk do të ketë frikë e as që do të brengosen.[1]
[1] Këtu bëhet fjalë për ata hebrenj, të krishterë dhe sabianë të cilët u kishin besuar në mënyrë të denjë pejgamberëve të tyre, para ardhjes së të dërguarit Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Ndërkaq, pas ardhjes së pejgamberit të fundit, Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, të gjithë duhet ta ndjekin atë.
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَإِذۡ أَخَذۡنَا مِيثَٰقَكُمۡ وَرَفَعۡنَا فَوۡقَكُمُ ٱلطُّورَ خُذُواْ مَآ ءَاتَيۡنَٰكُم بِقُوَّةٖ وَٱذۡكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ
Kujtoni kur e morëm besën tuaj dhe e ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: "Mbajeni fort atë që jua dhamë (Teuratin) dhe kujtoni atë që përmban ai, në mënyrë që të bëheni të devotshëm."
Ibisobanuro by'icyarabu:
ثُمَّ تَوَلَّيۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۖ فَلَوۡلَا فَضۡلُ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَرَحۡمَتُهُۥ لَكُنتُم مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ
Por, pas kësaj ju kthyet shpinën dhe, po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju do të ishit të humbur.
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلَّذِينَ ٱعۡتَدَوۡاْ مِنكُمۡ فِي ٱلسَّبۡتِ فَقُلۡنَا لَهُمۡ كُونُواْ قِرَدَةً خَٰسِـِٔينَ
Ju e dini mirë ngjarjen e atyre që tejkaluan kufijtë lidhur me ditën e shtunë, të cilëve u thamë: "Bëhuni majmunë të përbuzur!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
فَجَعَلۡنَٰهَا نَكَٰلٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهَا وَمَا خَلۡفَهَا وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ
Këtë ndëshkim e bëmë paralajmërim për bashkëkohësit e tyre dhe për ata që do të vijnë më pas si dhe këshillë për të devotshmit.
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تَذۡبَحُواْ بَقَرَةٗۖ قَالُوٓاْ أَتَتَّخِذُنَا هُزُوٗاۖ قَالَ أَعُوذُ بِٱللَّهِ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡجَٰهِلِينَ
Kujtoni kur Musai i tha popullit të vet: "Allahu po ju urdhëron të therni një lopë", ndërsa ata thanë: "A po tallesh me ne?!" Ai tha: "Allahu më ruajttë, që të mos bëhem prej të paditurve!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِيَۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ لَّا فَارِضٞ وَلَا بِكۡرٌ عَوَانُۢ بَيۡنَ ذَٰلِكَۖ فَٱفۡعَلُواْ مَا تُؤۡمَرُونَ
Ata thanë: "Lute Zotin tënd të na e shpjegojë si duhet të jetë ajo!" Ai tha: "Allahu thotë se ajo duhet të jetë një lopë as e moçme, as e re, por e mesme; pra, bëjeni atë që ju është urdhëruar!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
قَالُواْ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا لَوۡنُهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٞ صَفۡرَآءُ فَاقِعٞ لَّوۡنُهَا تَسُرُّ ٱلنَّٰظِرِينَ
Ata thanë: "Lute Zotin tënd të na e shpjegojë çfarë ngjyre duhet të ketë ajo!" Ai tha: "Allahu thotë se ajo duhet të jetë një lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, që u pëlqen atyre që e shohin."
Ibisobanuro by'icyarabu:
 
Ibisobanuro by'amagambo Isura: Al Baqarat
Urutonde rw'amasura numero y'urupapuro
 
Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa. - Ishakiro ry'ibisobanuro

Yasobanuwe n'itsinda ry'ikigo Rowad cy'ubusobanuzi ku bufatanye n'ishyirahamwe ryo kwamamaza idini ry'ahitwa Rab'wat hamwe n'umuryango Islamic Content mu ndimi zitandukanye.

Gufunga