Check out the new design

Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa. * - Ishakiro ry'ibisobanuro


Ibisobanuro by'amagambo Isura: Luq'maan   Umurongo:
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا لُقۡمَٰنَ ٱلۡحِكۡمَةَ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِلَّهِۚ وَمَن يَشۡكُرۡ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٞ
Ne i dhamë Lukmanit urtësinë (duke i thënë): "Falënderoje Allahun!" Kush falënderon, në të vërtetë, e ka për të mirën e vet e, kush mohon, le ta dijë se Allahu është njëmend i Panevojë dhe i Lavdëruar.
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَإِذۡ قَالَ لُقۡمَٰنُ لِٱبۡنِهِۦ وَهُوَ يَعِظُهُۥ يَٰبُنَيَّ لَا تُشۡرِكۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّ ٱلشِّرۡكَ لَظُلۡمٌ عَظِيمٞ
Kujto kur Lukmani i tha birit të vet, duke e këshilluar: "O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim), se t'i bësh ortak Allahut është padrejtësi tepër e madhe!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حَمَلَتۡهُ أُمُّهُۥ وَهۡنًا عَلَىٰ وَهۡنٖ وَفِصَٰلُهُۥ فِي عَامَيۡنِ أَنِ ٱشۡكُرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيۡكَ إِلَيَّ ٱلۡمَصِيرُ
Ne e kemi porositur njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. Nëna e tij e barti atë mund pas mundi dhe e ndau nga gjiri pas dy vjetësh. E porositëm: "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu, se tek Unë është kthimi!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَإِن جَٰهَدَاكَ عَلَىٰٓ أَن تُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَاۖ وَصَاحِبۡهُمَا فِي ٱلدُّنۡيَا مَعۡرُوفٗاۖ وَٱتَّبِعۡ سَبِيلَ مَنۡ أَنَابَ إِلَيَّۚ ثُمَّ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
Nëse ata të shtyjnë të më shoqërosh diçka në adhurim, për të cilën ti nuk di asgjë, atëherë mos iu bind atyre! Por, sillu mirë me ta në këtë botë dhe ndiqe rrugën e atyre që kthehen tek Unë të penduar! Pastaj tek Unë është kthimi juaj e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
Ibisobanuro by'icyarabu:
يَٰبُنَيَّ إِنَّهَآ إِن تَكُ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٖ فَتَكُن فِي صَخۡرَةٍ أَوۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ أَوۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَأۡتِ بِهَا ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٞ
"O biri im! Edhe po të jetë diçka sa një kokërr sinapi e ajo të ndodhet në shkëmb, në qiej apo në Tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh atë. Vërtet, Allahu është i Butë, i Gjithëditur.
Ibisobanuro by'icyarabu:
يَٰبُنَيَّ أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱنۡهَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَآ أَصَابَكَۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ
"O biri im! Fale namazin, urdhëroje të mirën, ndaloje të keqen dhe bëhu i durueshëm për çfarëdo që të godet! Kjo është vërtet prej çështjeve vendimtare.
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَلَا تُصَعِّرۡ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمۡشِ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَرَحًاۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخۡتَالٖ فَخُورٖ
Mos ua kthe shpinën njerëzve me përbuzje, as mos ec nëpër tokë me kryelartësi, se, me të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është mendjemadh e mburravec!
Ibisobanuro by'icyarabu:
وَٱقۡصِدۡ فِي مَشۡيِكَ وَٱغۡضُضۡ مِن صَوۡتِكَۚ إِنَّ أَنكَرَ ٱلۡأَصۡوَٰتِ لَصَوۡتُ ٱلۡحَمِيرِ
Ji i matur në ecje dhe ule zërin, se zëri më i shëmtuar është zëri i gomarit!"
Ibisobanuro by'icyarabu:
 
Ibisobanuro by'amagambo Isura: Luq'maan
Urutonde rw'amasura numero y'urupapuro
 
Ibisobanuro bya qoran ntagatifu - Ibisobanuro bya Qur'an Ntagatifu mu rurimi rw'ikinya Alibaniya - byasobanuwe n'ikigo Rowad Translation Center bikaba bigisobanurwa. - Ishakiro ry'ibisobanuro

Yasobanuwe n'itsinda ry'ikigo Rowad cy'ubusobanuzi ku bufatanye n'ishyirahamwe ryo kwamamaza idini ry'ahitwa Rab'wat hamwe n'umuryango Islamic Content mu ndimi zitandukanye.

Gufunga