Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi * - Përmbajtja e përkthimeve

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Përkthimi i kuptimeve Ajeti: (7) Surja: Suretu El Fatiha
صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِمۡ غَيۡرِ ٱلۡمَغۡضُوبِ عَلَيۡهِمۡ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi[4] e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd,[5] as në të atyre që janë të humbur![6]
[4] Vargu i fundit përmban pohimin se edhe para shpalljes së Kuranit, mëshira e Allahut të Madhëruar vepronte midis njerëzve, duke prodhuar sjellje të ndriçuara nga besimi dhe të udhëhequra nga frika ndaj Zotit. Sipas komentuesit më të njohur të Kuranit, Ibn Abbasit (r.a.), ata njerëz të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi, janë: profetët, besimtarët e sinqertë e të drejtë (siddikûn), martirët për çështjen e besimit (shuhadâ’) dhe besimtarët e mirë e të drejtë (sâlihûn).
[5] Njerëzit e tillë janë ata që e njohin rrugën e drejtë, por që nuk e ndjekin atë.
[6] Njerëzit e tillë janë ata që kanë gabuar rrugë, duke kujtuar se ndjekin rrugën e drejtë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Ajeti: (7) Surja: Suretu El Fatiha
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, përkthyer nga Hasan Nahi. Botuar dhe redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Viti i botimit: 2006.

Mbyll