Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi * - Përmbajtja e përkthimeve

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Përkthimi i kuptimeve Surja: Suretu El Kalem   Ajeti:

Suretu El Kalem

نٓۚ وَٱلۡقَلَمِ وَمَا يَسۡطُرُونَ
Nûn. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَآ أَنتَ بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ بِمَجۡنُونٖ
se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِنَّ لَكَ لَأَجۡرًا غَيۡرَ مَمۡنُونٖ
Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
se ti je me virtyte madhore.
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَسَتُبۡصِرُ وَيُبۡصِرُونَ
Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata[374] do ta shohin,
[374] Jobesimtarët e Mekës që e quanin të marrë Profetin Muhamed (a.s.).
Tefsiret në gjuhën arabe:
بِأَييِّكُمُ ٱلۡمَفۡتُونُ
se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ
Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَلَا تُطِعِ ٱلۡمُكَذِّبِينَ
Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَدُّواْ لَوۡ تُدۡهِنُ فَيُدۡهِنُونَ
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَا تُطِعۡ كُلَّ حَلَّافٖ مَّهِينٍ
Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,
Tefsiret në gjuhën arabe:
هَمَّازٖ مَّشَّآءِۭ بِنَمِيمٖ
shpifaraku, që përhap thashetheme,
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٍ أَثِيمٍ
penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,
Tefsiret në gjuhën arabe:
عُتُلِّۭ بَعۡدَ ذَٰلِكَ زَنِيمٍ
të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَن كَانَ ذَا مَالٖ وَبَنِينَ
vetëm se është i pasur dhe ka shumë djem.
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ
Kur i lexohen shpalljet tona, ai thotë: “Këto janë vetëm përralla të të lashtëve!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
سَنَسِمُهُۥ عَلَى ٱلۡخُرۡطُومِ
Ne do t’ia damkosim hundën!
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّا بَلَوۡنَٰهُمۡ كَمَا بَلَوۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡجَنَّةِ إِذۡ أَقۡسَمُواْ لَيَصۡرِمُنَّهَا مُصۡبِحِينَ
Ne i kemi vënë në provë ata (banorët e Mekës), ashtu siç i sprovuam të zotët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i vilnin frutat
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَا يَسۡتَثۡنُونَ
e nuk patën thënë “Në dashtë Zoti”!
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَطَافَ عَلَيۡهَا طَآئِفٞ مِّن رَّبِّكَ وَهُمۡ نَآئِمُونَ
Kështu, kopshtin e goditi një fatkeqësi nga Zoti yt, ndërkohë që ata po flinin
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَأَصۡبَحَتۡ كَٱلصَّرِيمِ
dhe gdhiu si i kositur.
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَتَنَادَوۡاْ مُصۡبِحِينَ
Në agim, ata thirrën njëri-tjetrin:
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَنِ ٱغۡدُواْ عَلَىٰ حَرۡثِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰرِمِينَ
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëse doni t’i vilni frutat!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَٱنطَلَقُواْ وَهُمۡ يَتَخَٰفَتُونَ
Dhe u nisën duke pëshpëritur:
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَن لَّا يَدۡخُلَنَّهَا ٱلۡيَوۡمَ عَلَيۡكُم مِّسۡكِينٞ
“Të mos lejojmë asnjë të vobekët që të hyjë në kopshtin tonë!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَغَدَوۡاْ عَلَىٰ حَرۡدٖ قَٰدِرِينَ
Ata u nisën herët, të vendosur në atë që thanë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَلَمَّا رَأَوۡهَا قَالُوٓاْ إِنَّا لَضَآلُّونَ
Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;
Tefsiret në gjuhën arabe:
بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ
madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالَ أَوۡسَطُهُمۡ أَلَمۡ أَقُل لَّكُمۡ لَوۡلَا تُسَبِّحُونَ
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالُواْ سُبۡحَٰنَ رَبِّنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَلَٰوَمُونَ
Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا طَٰغِينَ
“Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
Tefsiret në gjuhën arabe:
عَسَىٰ رَبُّنَآ أَن يُبۡدِلَنَا خَيۡرٗا مِّنۡهَآ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا رَٰغِبُونَ
Zoti ynë mund të na japë një kopsht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
كَذَٰلِكَ ٱلۡعَذَابُۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَكۡبَرُۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ عِندَ رَبِّهِمۡ جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَفَنَجۡعَلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ كَٱلۡمُجۡرِمِينَ
Vallë, a t’i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَمۡ لَكُمۡ كِتَٰبٞ فِيهِ تَدۡرُسُونَ
A keni ndonjë libër, që ju premton,
Tefsiret në gjuhën arabe:
إِنَّ لَكُمۡ فِيهِ لَمَا تَخَيَّرُونَ
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَمۡ لَكُمۡ أَيۡمَٰنٌ عَلَيۡنَا بَٰلِغَةٌ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ إِنَّ لَكُمۡ لَمَا تَحۡكُمُونَ
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
Tefsiret në gjuhën arabe:
سَلۡهُمۡ أَيُّهُم بِذَٰلِكَ زَعِيمٌ
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَآءُ فَلۡيَأۡتُواْ بِشُرَكَآئِهِمۡ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t’i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
يَوۡمَ يُكۡشَفُ عَن سَاقٖ وَيُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
Tefsiret në gjuhën arabe:
خَٰشِعَةً أَبۡصَٰرُهُمۡ تَرۡهَقُهُمۡ ذِلَّةٞۖ وَقَدۡ كَانُواْ يُدۡعَوۡنَ إِلَى ٱلسُّجُودِ وَهُمۡ سَٰلِمُونَ
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَذَرۡنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِۖ سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ
Dhe do t’u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
Tefsiret në gjuhën arabe:
أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تَكُن كَصَاحِبِ ٱلۡحُوتِ إِذۡ نَادَىٰ وَهُوَ مَكۡظُومٞ
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
Tefsiret në gjuhën arabe:
لَّوۡلَآ أَن تَدَٰرَكَهُۥ نِعۡمَةٞ مِّن رَّبِّهِۦ لَنُبِذَ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ مَذۡمُومٞ
Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَٱجۡتَبَٰهُ رَبُّهُۥ فَجَعَلَهُۥ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ
Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَإِن يَكَادُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَيُزۡلِقُونَكَ بِأَبۡصَٰرِهِمۡ لَمَّا سَمِعُواْ ٱلذِّكۡرَ وَيَقُولُونَ إِنَّهُۥ لَمَجۡنُونٞ
Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَمَا هُوَ إِلَّا ذِكۡرٞ لِّلۡعَٰلَمِينَ
Por Kurani është vetëm këshillë për botët.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: Suretu El Kalem
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, përkthyer nga Hasan Nahi. Botuar dhe redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Viti i botimit: 2006.

Mbyll