Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi * - Përmbajtja e përkthimeve

XML CSV Excel API
Please review the Terms and Policies

Përkthimi i kuptimeve Ajeti: (4) Surja: Suretu El Buruxh
قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ
Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,[400]
[400] “Njerëzit e Hendekut”: vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas. Ai i përndoqi të krishterët e asaj krahine dhe martirizoi një numër të madh prej tyre, duke i hedhur në një hendek të mbushur me zjarr. Sipas disa transmetimeve, aty u dogjën njëzet e tre mijë të krishterë. Historia tregon se ky krim nuk mbeti pa u ndëshkuar, sepse një ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash u dërgua kundër Dhu Nuvasit nga Negusi i Etiopisë. Ushtria e Dhu Nuvasit u shpartallua, ai vrau veten dhe njerëzit e tij u skllavëruan. Për të marrë hakun e të krishterëve të vrarë, kaloi nën tehun e shpatës një e treta e burrave të Nexhranit dhe një e gjashta e grave u skllavërua.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Ajeti: (4) Surja: Suretu El Buruxh
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Hasan Nahi - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit në gjuhën shqipe, përkthyer nga Hasan Nahi. Botuar dhe redaktuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Viti i botimit: 2006.

Mbyll