Check out the new design

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës * - Përmbajtja e përkthimeve


Përkthimi i kuptimeve Surja: Jusuf   Ajeti:
۞ وَمَآ أُبَرِّئُ نَفۡسِيٓۚ إِنَّ ٱلنَّفۡسَ لَأَمَّارَةُۢ بِٱلسُّوٓءِ إِلَّا مَا رَحِمَ رَبِّيٓۚ إِنَّ رَبِّي غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Nuk po e shfajësoj veten, se vërtet shpirti urdhëron shpesh të keqen, përveç atë që e mëshiron Zoti im. Pa dyshim që Zoti im është Falës i Madh e Mëshirëplotë."
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَقَالَ ٱلۡمَلِكُ ٱئۡتُونِي بِهِۦٓ أَسۡتَخۡلِصۡهُ لِنَفۡسِيۖ فَلَمَّا كَلَّمَهُۥ قَالَ إِنَّكَ ٱلۡيَوۡمَ لَدَيۡنَا مَكِينٌ أَمِينٞ
Mbreti tha: "Ma sillni atë, që ta mbaj pranë vetes!" Kur i foli, tha: "Nga sot, ti te ne do të kesh pozitë të lartë dhe do të gëzosh besimin tonë."
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالَ ٱجۡعَلۡنِي عَلَىٰ خَزَآئِنِ ٱلۡأَرۡضِۖ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٞ
I tha: "Më bëj përgjegjës për thesaret e tokës, sepse unë jam ruajtës i ditur."
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَكَذَٰلِكَ مَكَّنَّا لِيُوسُفَ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَتَبَوَّأُ مِنۡهَا حَيۡثُ يَشَآءُۚ نُصِيبُ بِرَحۡمَتِنَا مَن نَّشَآءُۖ وَلَا نُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu i dhamë Jusufit pushtet në Tokë, prandaj mund të banonte kudo që të dëshironte. Ne ia dhurojmë mëshirën Tonë kujt të duam dhe nuk ua humbim shpërblimin punëmbarëve.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَأَجۡرُ ٱلۡأٓخِرَةِ خَيۡرٞ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
Por, shpërblimi i botës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe e kanë frikë Allahun.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَجَآءَ إِخۡوَةُ يُوسُفَ فَدَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَعَرَفَهُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ
Vëllezërit e Jusufit erdhën e hynë tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën.
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَلَمَّا جَهَّزَهُم بِجَهَازِهِمۡ قَالَ ٱئۡتُونِي بِأَخٖ لَّكُم مِّنۡ أَبِيكُمۡۚ أَلَا تَرَوۡنَ أَنِّيٓ أُوفِي ٱلۡكَيۡلَ وَأَنَا۠ خَيۡرُ ٱلۡمُنزِلِينَ
Kur i pajisi me ushqim të nevojshëm, u tha: "Ma sillni vëllanë tuaj nga babai! A nuk e shihni se unë jua jap masën të plotë dhe jam mikpritësi më i mirë?!
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَإِن لَّمۡ تَأۡتُونِي بِهِۦ فَلَا كَيۡلَ لَكُمۡ عِندِي وَلَا تَقۡرَبُونِ
Por, në qoftë se nuk ma sillni, atëherë tek unë s'do të ketë më ushqim për ju, madje as mos m'u afroni!"
Tefsiret në gjuhën arabe:
قَالُواْ سَنُرَٰوِدُ عَنۡهُ أَبَاهُ وَإِنَّا لَفَٰعِلُونَ
Ata thanë: "Ne do të përpiqemi ta bindim babanë e tij, që ta lërë të vijë dhe do ta bëjmë këtë."
Tefsiret në gjuhën arabe:
وَقَالَ لِفِتۡيَٰنِهِ ٱجۡعَلُواْ بِضَٰعَتَهُمۡ فِي رِحَالِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَعۡرِفُونَهَآ إِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
Ai (Jusufi) u tha shërbëtorëve të vet: "Vendosni mallin e tyre në thasët e tyre, që ta njohin atë kur të kthehen te familja e tyre e të vijnë sërish."
Tefsiret në gjuhën arabe:
فَلَمَّا رَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَبِيهِمۡ قَالُواْ يَٰٓأَبَانَا مُنِعَ مِنَّا ٱلۡكَيۡلُ فَأَرۡسِلۡ مَعَنَآ أَخَانَا نَكۡتَلۡ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ
Kur u kthyen te babai i tyre, thanë: "O babai ynë! Nuk do të na japin më ushqim[1], prandaj, dërgoje me ne vëllanë tonë (Benjaminin), që të mund të marrim ushqim, se ne njëmend do ta ruajmë atë."
[1] Nëse nuk e marrim me vete edhe Benjaminin kur të shkojmë për të marrë drithë.
Tefsiret në gjuhën arabe:
 
Përkthimi i kuptimeve Surja: Jusuf
Përmbajtja e sureve Numri i faqes
 
Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Fisnik - Përkthimi shqip - Qendra "Ruvad et-Terxheme" - Në proces të punës - Përmbajtja e përkthimeve

Përkthyer nga ekipi i Qendrës "Ruvad et-Terxheme" në bashkëpunim me Shoqatën për predikim në Rabva dhe Shoqatën për shërbimin e përmbajtjes islame në gjuhë të ndryshme.

Mbyll